E premte, 15.11.2019, 05:56 AM (GMT)

Komente

Gjon Keka: Anomalia e dosjeve nuk mbyllet me ridiskutime, por me votim të ligjit

E merkure, 17.12.2008, 06:02 PM


Gjon Keka
Gjon Keka
Anomalia e dosjeve nuk mbyllet me ridiskutime, por me votim të ligjit

Nga Gjon Keka*

Hapja e dosjeve është një akt i rëndësishëm për shtetin shqiptar për të gjykuar në mënyrë të drejtë të gjitha të bëmat e periudhës më të vështira apo edhe më të errëta të historisë së  tij, pra asaj periudhe të shkatërrimit dhe të nënshtrimit të të mëdhenjve ndaj atyre që në mënyrë satanike ishin ngritur në pushtet siç ishte pushteti i ish-kreut komunist Enver Hoxha. Momenti i hapjes së këtyre dosjeve do të thotë edhe moment i rëndësishëm i procesit të demokracisë së shtetit shqiptar drejt mbylljes së asaj kaptine të errët dhe gjykimit të saj të arsyeshëm duke bërë kështu një shpagim ndaj historisë së atyre që përjetuan këtë katrahur si dhe një dalje nga ai prag i paarsyeshëm i harresës dhe i zgjatjes së jetës së kësaj shkretine historike tek kombi shqiptar.
Janë tri arsye pse shtetit shqiptar duhet t’ia hapë derën epokës së re: 1) është cështja e ecjes së tij drejt rrugës së përbashkët të kombeve që dëshirojnë t’ia mbyllin derën së kaluarës duke e gjykuar atë sipas atij morali të pastër njerëzore dhe duke kërkuar më shumë ndërtimin e kësaj rruge të re të quajtur integrim-bashkimnë familjen euroatlantike. 2) është momenti që shteti shqiptar njëherë e mirë t’i thotë lamtumirë mbajtjes së asaj velloje të parasyeshme të mbetjes në kohën e zierjes së atij truri komunsit në të gjitha nivelet e sisitemit, kjo parasëgjithash do të thoshte kapërcim i atij hendeku të madhë që ka përjetuar në qenjen e tij masa më e ngritur e trurit shqiptar pra e të përndjekurve politik të cilët kishin marrë plagët e komunizmit esktrem të periudhës së diktatorit Hoxha; 3) Nuk duhet që pengesat e njërës apo tjetër pol të elitës politike shqiptare të pengojnë apo edhe të zgjatin gjumin komunist, ato duhet në mënyrë të ashpër dhe të drejtë moralisht t’i tregojnë botës demokratike se ata janë për të ndëshkuar të kaluarën dhe bratësit e saj, dhe se ata duan të jetojnë të lirë nga kjo çoroditje e madhe në historinë e shtetit shqiptar.
Koncepti i gabuar i politikës së shtetit shqiptar shihet në netët e gjatë të diskutimeve të pafund në kuvendin e saj për këtë çështje që jo shumë kohë do t’i duhej shtetit shqiptar që ta mbyllë këtë anomali të historisë së  saj duke qenë të bashkuar sepse ligji i dosjeve nuk është ligj që merr në pikëshënjestër rivalitetet politike të elitës shqiptare por merr si trajtë dhe si qendër gabimet dhe ndëshkimet e skajshme të punonjësve të errësisë së komunizmit shqiptar në periudhat e viteve 1944-1985. Prandaj unë çuditem shumë nga këto përplasje të gjata dhe këto mendime të zbrazëta të elitës politike shqiptare të cilat ende po ja zgjatin jetën fatit të errët të tyre në histori duke mos menduar se e kaluar është një rëndes e madhe e që cdo herë dhe në çdo kohë mund të i mbetet në ball të problemeve politikës dhe ardhmërisë së shtetit shqiptar. Anshkalimet për të mos hapur të gjitha  çështjat e errësirës së historisë së komunizmit do të thotë fshehje e fajit të këtij pylli të padepërtueshëm gabimesh historike edhe në ktë periudhë kur kombet në mënyrë të qartë po ecin drejtë një rrugë që bota ka filluar ta zgjeroj së bashku me idetë e saj të cilat i lirojnë kombet dhe popujt nga ajo barrë duke ia pranuar asaj historinë e re të demokratizimit dhe të progresit në të gjitha fushat. Askush nuk duhet t’i ikë së kaluarës të gjithë duhet të tregojnë pa asnjë paragjykim se kjo periudhë i kushtoj historikisht, politikisht dhe ekonomikisht shumë çështjes së shtetit shqiptar dhe se kjo periudhë mbeti si një pykë e madhe e historisë errët të shtetit shqiptar që nga tragjedia e tij e periudhës kur kombi shqiptar pësoi nga Perandoria Osmane e cila mund të konsiderohet si tragjedi që e çorientoj tërësisht qenjen e kombit shqiptar. Prandaj krejt në fund është koha që shtetit shqiptar të gjykoj këtë periudhë të saj të errët në histori duke i bërë një nder të madhe historisë së re të saj dhe rrugëtimit të saj drejtë vlerave të përbashkëta të kombeve demokratike moderne. Duhet hequr qafe këtë tmerrë  dhe mëkat të kombit shqiptar duhet gjykuar njerëzit që kanë persekutuar që kanë terrorizuar, që kanë vrarë në mënyrë satanike të ardhmen e vetë, të historisë së shtetit shqiptar, dhe të atyre që dëshironin një Shqipëri demokratike dhe të orinetuar drejtë rrjedhave të botës moderne…
 
*Autori është Politolog dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT