E premte, 26.04.2024, 12:39 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani & Kushtrim Asllani: Luftëtari Mejdi Asllani me shokë e thyen mitin...

E merkure, 04.02.2009, 09:00 PM


Mejdi Asllani (djathtas) e Muhamet Rrobeli- i vrarë me atentat!?

Luftëtari Mejdi Asllani me shokë e thyen mitin për pathyeshmërinë e Serbisë pushtuese!

 

Sot më datën 17.11.2008 e përfunduam serinë e bisedimeve me luftëtarët e UÇK-së

                                                        

Shkruajnë gazetarët:

Kadri Mani

Kushtrim Asllani

 

E do përnjëmend vendin e vet dhe njerëzimin kush përpiqet që shkenca dhe dija të depërtojnë  në turmat e popullit, për ngritjen e nivelit të tij ekonomik, politik dhe kulturor.

(Hilmi Agani, gjimnazist: “Jeta e re” nr. 1/1949, f. 67)

 

Sot në mbrëmje më datën 17.8.2008 i përfunduam seritë e takimeve e të bisedimeve me luftëtarin e lirisë, zotni Mejdi Asllanin, i cili me këmbëngulje dhe konsekuencë luftoi për shkollimin dhe emancipim e popullit shqiptar, si dhe lirimin e trojeve tona të robëruara në dy fronte: në planin legal dhe ilegal!!

 

Mejdiu flet për keqtrajtimet e popullatës dhe për tendencat serbe

 

Në kërkim të Drejtorit të Urbanizmit krahinor?

 

Si gjykatës për kundërvajtje dhe më pas inspektor i ndërtimtarisë, Mejdiu pati rastin të ballafaqohet me padrejtësitë dhe tendencat serbe e të shërbëtorëve të tyre për të penguar çdo përparim e çdo liri qytetare, për t’i mbajtur shqiptarët rrogëtarë e shërbëtorë gjithë jetën e tyre!

Dy krahina pasive, popullata malore e Gallapit dhe e Karadakut, po i lëshonin fshatrat dhe po e mësynin Gjilanin: për jetesë më të mirë, për t’i shkolluar fëmijët e tyre, për përparim e prosperitet, me para të mërgatës shqiptare që po jua dërgonin bijtë e miqtë e tyre punëtorë.

Për këtë qëllim për fshatarë qe projektuar “Gavrani- I”, dhe ato troje qenë rrëmbyer nga kasta udhëheqëse serbe-shqiptare!!

Nevojitej edhe urbanizimi shtesë dhe shpejt u krye edhe ky urbanizim, të cilin e dërgojnë në Krahinë për miratim: projekti miratohet dhe i kthehet Gjilanit, ama nuk ju dorëzohet kompetentëve, por Bozhidar Jokanoviqi, atë kohë kryetar i Komunës së Gjilanit, më vonë ministr i Punëve të Brendshme të Serbisë; i cili o bllokoi projektin e aprovuar në Sekretariatin Krahinor për Urbanizëm dhe Komunikacion të paraparë për ndërtimin individual të Gavranit II, Qenarçeshme dhe Kodra e Përcëlluar (Pržin Breg).

Mejdi Asllani (me hartë në dorë) tok me trimin “Bugari''

I shkon në zyrë Mejdi Asllani dhe i kërkon shpjegime Bozhidar Jokanoviqit, i cili sillet keq me të bërtitura: se popullata janë mirë atje në malësi, se po vijnë e po krijohet papunësi, dhe derisa të jem unë kryetar, kurrë nuk do ta lejoj këtë plan, sepse dyndja e popullatës malore në qytet na krijon probleme për punësim. Të gjitha përpjekjet e Mejdiut për ta bindur Jokanoviqin se popullata që vjen nga viset malore nuk paraqet problem ekonomik, sepse çdo familje e ka dikë të punësuar në mërgatë, përkundrazi i ka anët pozitive, sepse u afrohen shkollës dhe në anën tjetër shkarkohet ekonomia pyjore, e cila po dëmtohet në masë të madhe, por që të gjitha këto përpjekje përfndojnë me një- JO!- të Jokanoviqit.

Pas ndarjes me Jokanoviqin, bisedoi me Ibrahim Sadikun, i cili ishte inspektor i ndërtimtarisë. Me të cilin e bëjnë një përllogaritje se nëse do të mundnin t’i dyndëshin 1000 familje në qytet nga viset pasive të parrugë e pa shkolla, brenda katër viteve do të fitonin 5000 persona me shkollë fillore, pastaj, të paktën, 1000 veta me shkolla të mesme dhe të paktën nga këta do dilnin 100 me fakultete; sdhe kështu do të ndryshonte struktura intelektuale në Gjian, e cila deri në atë kohë ishte në favor të serbëve.

Pas kësaj bisede me Ibrahimin, shkuam në Prishtinë te Sekretari për Urbanizëm dhe Komunikacion për të gjetur përkrahje, sepse rrezikohershin të njolloseshin për korrupcion. Pas shpjegimit të hollësishëm, Sekretari jua la duart e lira të vepronin në dobi të kombit dhe se ai do t’i mbronte, dhe ju jepte shpjegime përse ka ardhur deri këtu.

Vetëm Isuf Hasani (vëlla i Sinan Hasanit) ishte lojal i regjimit dhe po e informonte Cana Prisqin se Mejdi Asllani me shokë, nuk do të dënojë askë! Dhe Cana e fton Mejdiun që t’i bëjë trysni, por Mejdiu qëndron trimërisht; (një shpjegim të rinjëve kosovarë dhe të tjerëve larg Kosovës: krimineli Aleksandër Rankoviqi, so person i dytë pas Titos dhe shef i UDB-së po i toruronte popullatën shqiptare që të shërnguleshin nga Kosova e të ikinin për Turqi! I shpikën “tepricat” në drith, mish bagërish, sanë, vezë... dhe në amër të tepricave për shtetin, po jua fshinin magjet dhe po i shpallnin tradhtarë elementë-antishtet!! Më vonë e shpikin Aksionin e Armëve, kinse nga rreziku i ndonjë kryengritjeje dhe po i shtronin dajak fshatarët e pafajshëm, duke i detyruar të blenin armë e t’i dorëzonin!!).

Gjatë gjithë këtyre torturave, Titoja heshtte, ama kur Rankoviqi ia kishte montuar incizimet edhe në zyrën e Titos, vetëm atëherë mbahet Mbledhja e Broneve ku gjykohen organet e punëve të brenshme dhe përjashtohet e dërgohet në pension Rankoviqi.

-Po, e di se çka po doni, sërish me lista të zeza sikur para Plenumit të Brioneve, ë!?- ia priti Mejdiu me pseudonim të luftës- Luani. Ishte aktuale Letra e Titos dhe e Komitetit Qendror të Jugosllavisë kundër deformimeve të Organeve të Punëve të Brenshme me në krye Aleksandar Rankoviçin, pas Plenumit të Brioneve ku ishin gjykuar deformimet. Cana Periqi frikësohet, se pikërisht pas dënimit të organeve të brendshme, po kërkohej diferencimi edhe në administratë! Këtë situatë e shfrytëzojnë tre burra: dy nga Gjilani e një nga Prishtina dhe lejojnë ndërtimin pa leje të afro 1000 shtëpive private, duke e ruajtur strukturën rrugore, ashtu si ishte hartuar në planin urbanistik për këto lagje!! Jemi në vitet 1971/1972, kur në Gjilan s’kishte më shumë se 5 persona me fakultet!

Mejdi Asllanit nuk po i kujtohet Drejtori i Urbanizmit krahinor?- andaj i lusim lexuesit për ndihmë?

Pikërisht si në citatin e Hilmi Aganit: “E do përnjëmend vendin e vet dhe njerëzimin kush përpiqet që shkenca dhe dija të depërtojnë  në turmat e popullit, për ngritjen e nivelit të tij ekonomik, politik dhe kulturor”- Po plëngprishësit nuk po linin dy gurë bashkë!

Po donin ta prishnin xhaminë e lagjes Baliq, kërkesës së serbëve u bashkëngjitet Mulla Jetishi për interesa të veta egoiste, sepse me mbylljen e xhamisë në Baliq, po i shtohej numri i xhematit në xhaminë e madhe!!

Thirret tubimi për mbrojtjen e xhamisë: Mejdiu i thërret disa persona me influencë, si Eset Gjyrisshveci, Behxhet Pasjaku, Osmani Vruçevci... që dinë të shprehen dhe të sjellin sa më shumë publik. Mirëpo kryesuesit po jua merrnin shënimet: emrin, mbiemrin, adresën... Reagon Mejdiu:

-Përse ju nevojiten shënimet?- që t’i frikësoni e t’i merrnin në pyetje të nesërmen!?!

-Ne dimë edhe ndryshe: kemi polici dhe ushtri, tanke e topa...

-Tanket e topat pushteti popullor do t’i përdorte për mbrojtjen e kufijve e jo kundër popullit!?

Xhamia u rrethua nga populli dhe aparatçikët u frikësuan dhe çanë e ikën!

Më në fund, Mejdiut i japin dorëheqje dhe e fusin në burg! Disa policë shqiptarë të porositur nga të njohurit e miqtë e Mejdiut, po silleshin mirë dhe po çuditeshin pse futet në burg njeriu i mirë!?

Mejdiu bënte plane me vra Jokanoviqin dhe me dalë në mal!

Por Bajram Hallaçi, të cilit ia kishin dënuar vëllain me 12 vjet burg, pa e bërë krimin, të cilin e kishte bërë tjetërkush; i thotë Mejdiut që të presë deri në pranverë, e të dy bashkë, pas kryerjes së aksioneve: ti vraje Jokanoviqin dhe unë po e vras Sabit Sylën, dhe dalim në mal!!

 

Mejdiu jeton një vjet në arrati

 

Mejdiu kalon në ilegalitet nëpër jatakët e vet.

 

Mejdi Asllani e Kadri Mani kanë bashkëvepruar në Shoqatën e Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër

 

Sot më 11.8.2008, e vizitova kolegun tim nga Mërgata, zotin Mejdi Asllani në Shtëpinë e tij historike në lagjen Emshir, ku zhvilluam një bisedë për luftën që ky atdhetar bëri tok me familjen e tij për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, për mbrojtjen e lagjes dhe të Ksovës.

Sapo u ktheva në shtëpi, e hapa kompjuterin dhe gjeta këtë shkrim polemik me hoxhën Mirsim Maliqi nga Kumanova:

“Atë pseudonim e kam përdorur në letrat e mia më 1997, me kërkesën e kolegut tim zotit Mejdi Asllani, i cili e kishte një grup djelmoshash në Zvicër, dhe m’u lutën që përvojën time t’ua përcillja.

Ato letra që qarkullonin fshehurazi dorëmëdorë dhe pëlqeheshin nga të rinjtë e vlerësoheshin lart edhe nga vetë zotni Mejdi Asllani (më vonë komandant i UÇK-së, me pseudonimin-”Plaku” dhe jeton sot në Prishtinë, në lagjen Emshir), i kam botuar te libri im: “SHQIPTARËT JANË ATJE!”, Botoi Shtëpia Botuese KOHA, Tiranë-1999; ku jo vetëm një, por kam përdorur krahas dy pseudonime “Kont Urani” dhe “Vrana Konti”- besniku më i mirë i Skënderbeut, natyrisht duke paraqitur edhe besnikërinë time të pathyeshme për çështje të atdheut dhe ndaj shoqeve e shokëve të mi.

Le të dalin sheshit mirsim maliqët dhe le të më denoncojnë nëse në çfarëdo situate apo gjatë hetimeve të kem përmendur qoftë edhe një emër të vetëm dhe të ketë pësuar dikush!?

Prandaj kërkoj nga ai dai që të dalë e ta përgënjeshtrojë vetveten, sepse e ka gabuar keq adresën dhe më ka ngatërruar, siç thonë gjakovarët, bigajri hak.

Ndryshe, unë e di se çfarë bëj me të, e veçanërisht ata që shpifin nga pozitat e fesë myslimane, të cilët as kanë fe as atdhe!!

Mr. sc. Kadri Osmani-Mani

 

6.11.2007”Nga një polemikë me hoxhën Mirsim Maliqi nga Kumanova)

 

Zotni Mejdi Asllani rrjedh me origjinë nga Hasi i Prizrenit, nga babi Asllan- Can Asllani- Shegjeqi, e nëna Zymryte Agushi- Asllani nga Cernica, meqë Cani si furrxhi ishte vendosur në Gjilan.

Shkollën fillore e kreu në Gjilan e po ashtu edhe Gjimnazin dhe me dhënien e provimeve plotësuese edhe shkollën e mesme ekonomike, seksionin administrativ. Pastaj qe regjistruar në Fakultetin Juridik, por nuk arrin ta kryej për shkak të aktiviteteve dhe angazhimeve të shumta shoqërore, ama edhe aq (dy vjet fakultet llogaritej si “Fakulteti Joiplotë” ose “Shkolla e Lartë Juridike”, por për atë kohë i ka mjaftuar që të zgjidhet gjyqtar për kundërvajtje: që nga kjo pozitë tregohet fort popullor dhe bie në konflikt me pushtetin-pushtues dhe shërbëtorët e tij!

Bashkëshortja e tij, zonja Nurije Syla- Asllani vjen nga Bresalci; ka kryer shkollën fillore, ata kanë tre bij: Bekimi, Asllani e Kushtrimi; rerjat (nuset) Diana e Lendita dhe nipat e mbesat- Bjondina, Shkëlzeni, Arianiti e Pashtriku. Jetojnë të lumtur e në harmoni të plotë familjare, kurse dy bijat e martuara: Mirlinda, veterane luftës së UÇK-së me burrin e vet dhe tre bijt e tyre jetojnë në Angli; kurse Arlinda e martuar në Prishtinë, në një familje drenicase dhe të kamur e të respketuar nga popullata e Prishtinës dhe më gjerë.

 

Web-site Vlade Republike Srbije “Vesti” Kosova i Metohije

 

Dva policajca ubijena, jedan ranjen (Jo, por katër të vrarë!!!!)

 

 

Policët Milovan Blagojevi? (1967) dhe Dragan Veli? (1963) janë vra të parët, e pastaj edhe   Dragan Trajkovi?,

 

Dragan Veliqit nuk ia ka hedh bombën Mejdi Aslani, por i biri i tij Asllan Asllani, i kanë shoshitur me automatin "skorpion" kurse konstatimet e policisë sulmuese se iu kanë dhënë edhe nga një plumb në kokë pas vrasjes, është gënjeshtër me bisht: Asllani humanist nuk bën veprime të tilla, ai vetëm mbrohet dhe nuk sulmon, trimi që nuk iu frikësohet për të gjallë, s’kish si t’u frikësohej pas vdekjes!

Aslani Asllani e ka vra Blagojevi?in, i cili shumë herë është goditur në kokë dhe ka plaguar Trajkovi?in, i cili është shtruar në Klinikën – Qendra Spitalore në Prishtinë dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Policëve të vrarë luftëtarët e lirisë jua kanë marrë armët – revolverët dhe pushkët automatike, si dhe radiostacionin, e pastaj kanë ikur në Zllash në aradhen e vet të UÇK-së... Policia e pati bllokuar rajonin dhe po bëheshin hetime të kota!

Në vendin e ngjarjes të kacafytjes po prezantonin përfaqësuesit e misionit Verifikues të OSB-së të Kosovës (jo edhe të “Metohisë”, siç shkruan shtypi shovinist serb).

 

 

Kurse aletet e veglat e gjetura në shtëpinë e Mejdi Asllanit, ishin sjellë nga Zvicra për automjete të veta, e jo për “shpartallime” veturash e banesash të huaja me qëllime vjedhjeje, dhe për shtypjen e numrave të motorëve e të shasive të automjeteve “të vjedhura”, sikur tenton ta komprometojë këtë familje atdhetare e luftëtare të lirisë “Web-site Vlade Republike Srbije “Vesti” Kosova i Metohije”!!

 

I lutim lexuesit që t’ia hedhin një sy fotografisë së parë: ku shihet rendi i bllokove, e që pas luftës Mejdi Asllani me bijtë e tij e ka ndërtuar katin e shtëpisë së tyre përdhese, dhe kjo iu ka mjaftuar përgojuesve që të pëshpëritin se kinse edhe Mejdiu po radhitet midis atyre që po “pasurohen” pa punë e pa djersë!!

Vlen të shtohet se zotni Bekimi nga Zvicra kishte sjellë 25.000.- marka dhe mbi 10.000.- franga.

Zotni Mejdi Asllani merret edhe me letërsi dhe me publicistikë:

 

Mejdi Asllani

 

 

YJE TË PASHUARA

 

-Ja, atje lart në qiell

një yll shumë po shndrit

a mos është, vallë, ai diell

apo janë të Bardhit*) sytë?

 

-Ah! Thëllënzë imja, bijë

i thotë babai vogëlushes ngadalë

që të gjithë yjet një nga një

janë sytë e të rënëve për ideal!

 

Ja, shikoji atje si vezullojnë

shkronjat liri nga yjet vizatuar

gjakimin e heronjve ato tregojnë

për tokën tonë të amshuar.

 

*) Bardhosh Gërvalla, të cilin UDB-a jugosllave e vrau së bashku me vëllain, Jusufin, dhe me shokun e jetës e të luftës, Kadri Zekën, në Gjermani, më 17 janar 1982.

(Botoi revista “Shqipëria etnike” nr. 2/1999, f. 30.)

 

 

LUTJE RINISË

 

Moj RINI or diell mbi dhe

Ja sa të bukur e ke forumin

Rrekju punës për atdhe

S’ka fuqi që ta humb mundin

 

Hapi sytë e mendo vetë

Mos prit shumë prej çdo matufi

Nënshkruajnë gjëra si të ishin fjetë

Thonë, ja ç’bëra unë fatlumi!

 

Ç’do gjësend që ta falë armiku

S’është e ëmbël sikur fiku

T’i lidh këmbët e t’bëhet vrer

S’mund ta mbash mbetesh pa nder

 

Një armik që ke pasë ndër shekuj

Gjysh stërgjyshi ty t’i ka prerë

Mos pandeh se t’bëhet tjetër

Herë është ujk, e herë t’bëhet dhelpër.

 

Burra t’urtë ka pasë ndër ne

Na kanë mësuar po pa ndërpre,

Së pari liri e pastaj fe

Pa liri asgjë nuk ke.

 

Kohë e fundit të mbledhësh n’vete

Shumë je vrarë, je torturuar

Mos lë shokët me ra në hendeqe

Me mashtrime me u pajtuar.

 

Më 4 shtator 1996

 

MILINGONA DHE NAPOLEONI

 

Nga Mejdi Asllani

 

Në foto nga e djathta: Nazmi Gashi, Mejdi Asllani, Salih Basha e Muhamet Rrobeli

MILINGONA DHE NAPOLEONI

 

Nga Mejdi Asllani

 

Pas tri betejave të humbura, diku në Rusi, Napoleoni me ushtarësh e mbetur gjallë dhe me një numër të madh ushtarësh të plagosur, u tërhoq në një pyell, ashtu në këmbë, një kohë të gjatë, vështroi personelin mjekësor duke iu dhënë ndihmë ushtarëve të plagosur...

I dëshpëruar pa masë, për tri disfatat e njëpasnjëshme, si dhe për numrin e madh të ushtarëve të vrarë dhe të plagosur, nxori shpatën nga brezi dhe e theu me gju, mori edhe pushkën e vet dhe me ra për një lisi dhe e theu. Vendosi që të mos komandojë më. U ulë dhe u mbështet pranë një lisi.

Dhe ndodhi ashtu, siç ndodh zakonisht me njerëz kur bien në dëshpërim të thellë, që të koncentrohen në gjëra të imta, që nuk çojnë peshë për momentin, por që rrënjosen thellë në memorien e personit dhe i bart me vete përgjatë gjithë jetës.

Napoleoni vërejti një milingonë, që kishte rrëmbyer një insekt, që ishte dhjetë herë më i madh se vetë. Ashtu me insektin në gojë u orvat të ngjitej në lisin e vjetër, i cili diku lart e kishte një zgavër. E barti, e barti dhe ende pa arritur në një të tretën e lartësisë, u lodh dhe u rrokullis tok me insektin në tokë.

Napoleonit i preku buza në gaz, dhe ku ta dish se çfarë mendo në vete. Papritmas vërejti se milingona nuk kishte heq dorë nga kjo punë, dhe pas një pushimi të shkurtër, përsëri filloi të ngjitet lisit përpjetë, si herën e parë. Pasi u ngit deri në gjysmën e lisit, përsëri u lodh dhe bashkë me insektin, u rrokullis në tokë, pushoi aq sa ju desht dhe përsëri ju katrrith lisit përpjetë, e kësaj radhe arriti të ngrihet deri dy të tretat e lisit dhe sërish u lodh, e bashkë me insektin u rrokullis në tokë.

Një tash, kur Napoleoni priste se milingona do të hiqte dorë nga kjo punë, ndodhi e kundërta, pas një pushimi pak më të gjatë, milingona, sërish ju katrrith lisit dhe dalëngadalë, arriti te caku ku e kishte qëllimin, ndaloi në buzë të zgurës dhe filloi me ngrënë insektin.

Napoleoni u ngrit në këmbë, nga oficeri që e kishte afër, mori një shpatë, nga tjetri një pushkë. Urdhëroi të rreshtohen forcat e shëndosha, risulmoi përsëri kundërshtarin dhe e fitoi betejën aq të dëshiruar.

Më datën 6.11.1989

 

Të nderuar vëllezër e motra, të dashur nxënës e fëmijë, të nderuara familje të dëshmorëve, të martirëve e të viktimave: Gëzuar një vjetorin e lirisë!

Një vjetorin e ditës kur trupat e UÇK-së, në mënyrë triumfuese marshuan në Artanën tonë të çmuar.

Për t’u bërë kjo realitet, u derdh shumë gjak e djersë që nga foshnja e deri te plaku i lodhur.

Sakrifica e ushtrisë tonë dhe gjaku i derdhur, ndikuan fuqishëm, në zgjimin e ndërgjegjes të botës demokratike, për të na dhënë përkrahjen dhe ndihmën e pakursyer. Pa të cilën vështirë do të dihej fundi i kësaj lufte.

Prandaj ne sot këtu që festojmë dhe gjithandej ku jetojmë e veprojmë, medoemos duhe t’i jemi mirënjohës, së pari ushtrisë Çlirimtare, e cila me largpamësinë e vet, zgjodhi rrugën e vetme për t’u çliruar nga çizmja ee hekurt e robërisë, pa këtë rrugë, as fëmija e fëmijës nuk do ta gëzonte lirinë. Fill pas kësaj, meritojnë nderin dhe respektin forcat e NATO-s të përbëra nga shtetet mike dhe demokratike, pa të cilat vetë zoti e di se edhe sa gjak do të derdhej, dhe edhe sa fëmijë e pleq do të masakroheshin dhe sa do të shtohej numri i dëshmorëve dhe i invalidëve të luftës. Sepse armiku kishte zgjedhur metodat më pise të luftimit. Metodë të cilën e përdori në Kroaci e në Bosnjë, e përdori edhe këtu në Kosovë, duke i inkuadruar edhe dhunimet si luftë të saj  speciale.

Kohës së fundit është shpeshtuar një dukuri e pahijshme, sidomos në viset ku ka  pasur luftime, të humbet kohë e çmuar për vazhdimin e punës së nevojshme për ta çuar përpara fitoren dhe për t’i eliminuar shkaqet që penguan veprimin e përbashkët në kohën më të nevojshme dhe kritike për popullin, humbet kohë duke shpikur intriga dhe duke shpërndarë ato me qëllim të komprometimit të UÇK-së dhe fytyrave të ndritura që e udhëhoqën atë. Këtë e bëjnë ata të cilët jo vetëm që nuk luftuan, por në çdo mynyrë u munduan që ta pengojnë luftën çlirimtare. Argument kryesor marrin dhe thonë se UÇK-ja nuk mund ta mbrojë popullatën. Unë plotësisht pajtohem me këtë fakt, por brengosem pse fare nuk e prekin kokën pse në UÇK ishin kyçur vetëm 1.7% të shqiptarëve të Kosovës, duke i përfshirë këtu edhe ata që në mënyra të ndryshme e ndihmuan luftën, prandaj si mundet që dy ushtarë t’i mbrojnë 98 veta, këtu ishte fatkeqësia e asaj të cilët e shfrytëzojnë gojëkëqinjët, të cilët nuk e shohin veten por e fyejnë UÇK-në. Është fakt i pakontestueshëm se luftën tonë, fillim e mbarim e kanë përcjellur dy fatkeqësi të mëdha:

1.Jo përgatitja profesionale ushtarake e numrit të madh të kuadrit komandues, të cilët ishin të detyruar të mësoheshin nga beteja në betejë, gjë që na kushtonte shtrenjtë.

2.Elita politike legale, ekstreme pacifiste nga frika, sepse u kishte hyrë lepuri në bark.

 

Babë e bir: Mejdi e Bekim Asllani Asllan

Profesionistët ushtarakë, kuadër në të cilin kishim llogarituraq shumë, në vend që të vinin në fillim të luftës dhe t’i merrnin postet e veta, ata u radhiten pas udhëheqjes pacifiste dhe gjezdisnin nëpër bulevardet e perëndimit dhe nëpër hotelet e shtrenjta të Tiranës, duke shpenzuar paret e djersës së popullit.

Në vend ta ndihmonin luftën, ata bashkë me politikanët e vet, e penguan këtë duke bërë shantazhe pa e çarë kokën se këtu në Kosovë UÇK-ja dhe populli gjakosej nga një luftë e pabarabartë, si në aspektin numerik ashtu edhe në aspektin luftarak.

Edhepse shumica nga ju më njihni, sepse luftën kryesisht e kam bërë në këto vise, prapë dua që të prezantohem dhe të ju them se kam qenë ushtari më i vjetër me moshë në tri zonat e UÇK-së. Atë të Shalës, të Llapit dhe të Karadakut. Me qenëse mendoj se e dini çdo gjë për mua dhe për familjen time për luftën që kemi bërë, i jap vetes të drejtë t’ua shtroj një lutje:

Amanet bre burra nëse merreni me politikë si në kohën e para lufte, bëreni këtë për vete dhe për shokët e juaj, por fëmijët dhe rininë lërini rehat, mos flisni për forcën e armikut, e nëse flisni, atëherë flisni për forcën e shqiptarit, sepse qindra herë në histori i kemi treguar botës se në Evropë më të fortit jemi ne shqiptarët. Në kohën e Skënderbeut kur Evropa dridhej nga hordhitë osmane, shqiptarët i ndejën për ballë plot 25 vjet. Tashti kur asnjë shtet Evropian nuk do ta merrte guximin që në mënyrë vetanake të ballafaqohej me arsenalin luftarak të kriminelit Millosheviqit, populli shqiptar edhe pse i pa bashkuar dhe me pengesa të mëdha përbrenda, e pranoi këtë ballafaqim dhe e bëri vendin të lirë, andaj detyrë e çdo shqiptari është që t’i luftojë shkaqet e përçarjes, me qëllim që në të ardhmen populli i tij të jetë i bashkuar në veprim kundër armikut dhe në ndërtimin e shtetit të pavarur. 

Nëse duam të bëjmë politikë kombëtare, kjo politikë i ka dy fjali (po ju rreziku një pëllëmbë toke dheut, duhet kapur pushkët për të mbrojtur atë), kjo është politika që u duhet shqiptarëve, e jo politika e frikësimit dhe poshtërimit.

LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT!

LAVDI!

 

 

AUTONOMISTËT OSE TË MARRË OSE TRADHTARË

 

Edhe qytetari më i painformuar politikisht, i këtyre trevave, nga Trigllavi e deri në Gjevgjeli dhe nga Qystendili e deri në Ulqin; kur dihet mirë se Kushtetuta dhe autonomia e viti 1974, është e parealizueshme dhe e pakthim, për Kosovën dhe për Vojvodinën, ashtu sikur se edhe ringjallja e Titos. Sepse,  autonomi e ‘74 për këto dy krahina ka qenë e lidhur ngushtë për postin e Titos. Meqë ai ka vdekur bashkë me postin e tij, ka vdekur edhe rreziku për kolltukun e tij.

Adem Shehu, Kadri Hamiti dhe Asllani

Çdokush mund të mendojë si të dojë, por raliteti flet kështu. Autonomia e vitit ’74 nuk është fituar, sepse ne shqiptarët atëherë, kishim një elitë politike aq të aftë, sa që përmes meritës së tyre ta realizonim atë. Por, sepse Titoja ishte një respektues i madh i të drejtave të njeriut, sidomos kur është fjala për shqiptarët apo hungarezët në Vojvodinë. Dhënia e kësaj autonomie për Kosovën dhe Vojvodinën, njëkohësisht ishte rezultat i rrezikut permanent, që regjimi i asaj kohe i vinte pikërisht nga Serbia. Që filloi të bëhet edhe më evidente pas vitit 1951. Kur u bë kthesë, në sistemin politik dhe ekonomik të Jugosllavisë, me rastin e shpalljes së “vetëqeverisjes” dhe të sistemit sipas efektit të punës.

Mund të pyes dikush: pse bash kjo datë?- kur edhe përpara ka pasur incidente politike në raportin Serbi-Tito, si p.sh. shkarkimi dhe burgosja e Millovan Gjillasit etj. Kjo datë ka qenë momenti i kryqëzimit të shpatave, mes Serbisë dhe Titos, ka qenë apo s’ka qenë vizion i Titos, se herët a vonë do të vijë deri te një kryqëzim shpatash, nuk po humbim kohë me të. Por që këtu fillon mosdurimi mes Serbisë dhe Titos, po i jap këto fakte, me të cilat besoj se pajtohet çdo kush që e njeh historikun e periudhës së historikut të Titos.

Që nga viti 1945, e deri në vitin 1951, fuqia e sundimit politik në Jugosllavi, ishte e centralizuar. Si në fushën ushtarake, ashtu edhe në atë politike e policore. Kurse bërthama e kësaj force ishte Serbia, si republikë më e madhe edhe pse këtë e kishte trashëguar nga lufta, e ashtuquajtur Nacionalçlirimtare. Serbia këtë e shfrytëzonte maksimalisht. Kurse me dhënien e të drejtave për vetëvendosje, kjo bërthamë shpërbëhej në njësi më të vogla.

Nga ana tjetër Serbia hegjemoniste, që me dekada ishte mësuar, ta mbaj grushtin mbi kokat e kombeve dhe kombësive tjera të Jugosllavisë cariste dhe të tanishme. Duke parë se kjo po i del nga dora, aq më tepër u dëshpërua në Titon dhe filloi lufta politike, për përmbysjen e tij. Në fillim vërehej përforcimi në kuadrot ushtarake dhe policore, përmes dërgimit masiv të kadetëve nëpër shkolla gjegjëse, pastaj përmes zënies së vendeve kyçe, të këtyre profileve, si dhe përmes propagandës anti-titiste në Serbi, sikur që ishin: Titoja nuk është kroat por rus, pastaj se nuk është rus por është kroat dhe po ia mbanë krahun kroatëve. Pranda se po i shkelë të drejtat e serbëve e kështu fillojnë edhe shkarkimet nga postet. Së pari të Dobrica Qosiqit, pastaj të Ivan Goshnjakut nga posti i Komandantit suprem  të shtatmadhorisë  jugosllave, dhe të Koça Popviqit, ministër i punëve të jashtme të Jugosllavisë. Por prapë më kot, sa e shkarkonte njërin, tjetri e vazhdonte punën me intensitet më të madh se i pari. Në vitin 1966, prapë iu dashtë ta shkarkojë Aleksandër Rankoviqin, me tërë rrjetin e tij të madhtë që e kishte krijuar nëpër mbarë Jugosllavinë dhe mezi që e shpëtoi lëkurën e vet.

Atëherë i ra ndërmend se përmes dhënies së të drejtave më të mëdha të kombësive tjera, sikur që ishin shqiptarët në Kosovë, të cilët i kishin mbushur burgjet e Jugosllavisë, vetëm e vetëm pse po i kërkonin të drejtat e veta, sepse vazhdimisht u rridhte goja gjak, nga një sundim më brutal dhe më fashistoid, që ndonjëherë ka parë bota bashkëkohore. Poashtu edhe kombësive tjera në Vojvodinë, ku ka hungarezë, rumun etj., të cilët as që guxonin t’i kërkonin ato të drejta.

 

Në fillim përmes zgjerimit të të drejtave, sikur që ishte e drejta për përdorimin e gjuhës amtare në administratë, pastaj, pas ndonjë demonstrate sado të vigël, kinse po i plotësonte kërkesat, na u dha e drejta e përdorimit të flamurit dhe të emblemave kombëtare, më vonë, pasi edhe hapja e Universitetit. Në anën tjetër lufta e pakompromis Tito-Serbi, sepse shkarkimet në Serbi pasonin një pas një, si p.sh. shkarkimi i: Nikoziiqit, Latinka Peroviqit, Drazha Markoviqit, ky i fundit u kthye prapë, kinse pas pendimit të tij etj.

Nga e majta: Bekim Asllani, Adem Shehu, Kadri Hamiti

Dhe kështu me radhë vjen deri te dhënia e kushtetutës dhe autonomisë së viti 1974, e cila u dha me një qëllim të vetëm, për ta shpëtuar Titoja kokën e vet. Duke e dobësuar Serbinë, e cila tanimë, jo vetëm që nuk i kishte me vete më këto dy Krahina, por me të madhe i kishte edhe kundër vetes.

Dikush edhe mund të thotë: se kjo autonomi ka qenë meritë e elitës politike të asaj kohe, me në krye Mahmut Bakallin, dikush tjetër se, ka qenë meritë e lëvizjeeve atdhetare, të cilat nuk ishin të pakta. Por një dihet se regjimi i Beogradit ka qenë krejtësisht i shurdhër për kërkesat e shqiptarëve, pos kur përmes tyre e ka parë interesin e vet, atëherë edhe sot.

Këtë përshkrim të rrjedhës deri te autonomia e ’74 e bëra me qëllim për ta shtruar pyetjen: Kush në Serbi pranon ta dobësojë Serbinë?- duke i dhënë këtë autonomi Kosovës, të cilën që nesër mund ta kërkojë edhe...

 

 Në Emshir të Prishtinës

 

“Plaku” gjunjëzon Draganin!

 

Nga Sokol Murati

 

Mejdi Asllani (Palku), kishte filluar të qante në Zllash të Gallapit, kur kishte parëe dëgjuar për masakrimin e familjes Delijaj në Drenicë. Në tubimin me kolegët që përfaqësonin strukturën mbrojtëse të UÇK-së, e kishte ndjerë veten shumë keq kur i kishin dalë lotët, pasi shumëkush kishte menduar se ai ishte plakur për t’i përballuar pamjet e tilla me skena të trishtuara. Bashkëpunëtorët e tij, thjesht, kishin menduar se nuk është më për luftë e për front. Njeriu me pseudonimin “Plaku”, që në dukje të parë nuk i bënte përshtypje askujt se kishte guximin maksimal të luftëtarit, më vonë do të jenë në qendër të  vëmendjes për guxim dhe shkathtësi, duke mbrojtur pragun e shtëpisë dhe familjen.

 

Bekim Asllani- Xeni, Kujtim Qerimi- Darani, Fatmir Ajeti- Brica, Basri Canolli- Shpendi, Afrimi- zjarri

Mjedi Asllani (plaku) gjashtëdhjetë e pesë vjeçar (6.4.1940), të dielën dilte nga shtëpia e vet dykatëshe në lagjen Emshir, të Prishtinës, me mustaqe afër veshëve, i hareshëm se në oborrin e shtëpisë së tij luanin gjashtë fëmijë që i jepnin gjallëri shtëpisë, e cila ishte në planin e zhdukjes të policit të njohur famkeq të Prishtinës, Draganit të njohur, i pandehur si ekzekutuesi mafioz i organizatës terroriste serrbe “Dora e zezë”. Ai i kishte premtuar eprorit të tij, më 1999, se do t’ia dorzonte të gjallë në uniformën e UÇK-së, pjesëtarin e njësitit të gueriles “Skifterët”, Mejdi Asllanin me dy djemtë, Bekimin dhe Canin. Dragani famëkeq, i njohur në Prishtinë si polici me kaubojllëk të shfrenuar, te i cili nuk kërkonte askush llogari, ishte paralajmëruar nga informacionet e regjimit se po rrezikonte të shkelte në dërrasë të kalbur, pasi Mejdi Asllani, nuk do ta duronte atë të bënte çfarë dëshironte në shtëpinë e tij, përballë ujësjellësit të Prishtinës. “Jo, ishte përgjigjur ai, o do ta sjell atë të gjallë në stacion, o nuk do të kthehem as vetë!”.

Mejdi Asllani, i njohur si Plaku i UÇK-së, më datën 7 mars të vitit 1999,m me të zbardhur agu i mëngjesit, filloi luftën me pjesëtarët e policisë serbe të armatosur deri në dhëmbë, në lagjen Emshiri dhe la të vdekur dy policë serbë dhe të tretin të plagosur për vdekje  dhe nga shtëpia tërhoqi gjithë familjen në malet e Gallapit, pa therrë në këmbë. Në vitin e krimit serb në Kosovë, MUP-i i Serbisë me sigurimin e fëlliqur publik, rrethoi Emshiirin dhe keqtrajtoi dhjetëra qytetarë si dhe bastisi shumë shtëpi, në kërkim të njeriut që treti gjurmët si të mos kishte qenë fare aty. Policët serbë, pas ekspertizës, kanë lënë edhe fotografitë e pamjeve të policëve të tyre në vendin e krimit, në shtëpinë e Mjedi Asllanit, i cili “në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe dinjitetit familjar, siç thotë ai, me ndihmën e Zotit u nxor nga më e keqja për ta kthyer debaklin familjar në fitore”. 

 

Kush ishte Mejdiu dhe kur u angazhua në lëvizjen për çlirimin e Kosovës?

 

“Nuk ka ndoshta logjikë të shkruhet vetëm ngjarja e asaj dite në Emshir, e shkëputur nga kompleksi i ngjarjes së përgjithshme që lidhet me mua dhe atë ditë në shtëpinë time, kur shpërtheu lufta mes nesh dhe policëve serbë!”, thoshte Mejdi Asllani-Plaku, në ballkonin e shtëpisë së tij. Ai e kishte filluar veprimtarinë tij çlirimtare për Kosovën sa ishte në Zvicër, pasi ishte i inkuadruar në ilegalitet me një numër njerëzish, të cilët i dilnin zot Kosovës së rrezikuar nga regjimi kriminal i Serbisë. Në vitin 1996, udhëheqja e UÇK-së në diasporë, Pajazit Jashari, Ismet Avdullahi dhe Fejzi Braha, ishin marrë vesh që ta rekrutonin në radhët e veta Mjedi Asllanin. “Unë pranova menjëherë të jem pjesëtar i UÇK-së, po atë ditë kur morëm lajmin se ishin vra në një pritë grupi i Zahir Pajazitit”, pohoi për revistën “Kosovarja” Mejdiu, duke shpalosur tërësisht ngjarjen  e asaj dite në lagjen

Bekim Asllani- Xeni, Fatmir Ajeti- Brica, Afrimi- Zjarri, Asllan Asllani- Cani, Kushtrim Asllani- Trimi, Kujtim Pasjaqi- Dardani, Përparimi- Sherotani, Basri Canolli- Shpendi

Emshir. “Me Fevziun dhe të tjerët, kërkuam të dërgoheshim në Kosovë si zëvendësime të atij grupi, por ata nuk pranuan ta merrnin këtë vendim, sepse ne iu dukeshim të vjetër...” shton ai duke treguar se e tëra kishte nisur në Llucern të Zvicrës. Mejdi Asllani atje krijoi një grup të policisë së UÇK-së, të cilët e kishin dhënë betimin. Ndër ta ishin Bekim Dajaku, Bekim Asllani, i biri i Mjediut, Nexhat Pozhari, Reshat Raçi dhe një tjetër nga Gjakova, emri i të cilit nuk i kujtohet bashkëbiseduesit tonë.

Njëra nga agjendat më të rëndësishme që ishte vlerësuar nevoja e dorës së parë, si veprim urgjent, ishte të distancoheshin serbët nga klubet shqiptare në mënyrë që të pamundësohej informimi i tyre rreth zhvillimeve. Lufta kishte qenë në zhvillim e sipër dhe në konsolidim e sipër, kur pas vitit 1997, sipas Mejdi Asllanit, ishte emruar udhëheqës Komandanti i nderuar legjendar, Adem Jashari. “Unë mërzitesha shumë të qëndroja edhe më tej në Zvicër dhe më keq mërzitesha kur nuk shkonte diçka mirë dhe mendoja të kthehesha në Kosovë, megjithëse shokët nuk më lëshonin derisa vendosa vetë të kthehesha nëpër Shqipëri!”, deklaron Mejdiu, i cili paraprakisht ka inkuadruar bijtë e vet në ilegalen kombëtare për çlirimin e Kosovës.

 

 

Kthimi i Mejdi Asllanit në Shqipëri dhe në Kosovë

 

Një muaj pas kthimit të djemëve në Kosovë, përmes Shqipërisë, Mejdi Asllani- Plaku, vendosi të kthehej edhe vetë për ta ndihmuar lëvizjen. “Kur u ktheva në Tiranë, rashë në kontakt me Ali Jonuzin e Danin që e furnizonin me armatim Drenicën. Ilegalisht i kalova dy kufijtë në Qafë-Thanë dhe Han të Elezit, për t’i filluar kontaktet me UÇK-në e Prishtinës!”, rrëfen ai i përlotur historinë që kishte ndodhur atëherë. Ai thotë se hapësira e tij për veprim ka qenë nga Zona Operative e Pashtrikut e deri në Dardanë, ndonëse grupet ishin bërë me një vështirësi të theksuar. “Kisha arritur të bëja një grup në Has, një në Tusus të Prizrenit, një në malësinë e zhegovcit e një grup në Gjilan”. Me ngjarjene e datës 7 mars në Prekaz, kur u vra komandanti legjendar Adem Jashari, ai thotë se kishte humbur lidhjet vertikale dhe shumëçka ishte shpartalluar, për të filluar lidhjet e reja me një pjesë të veprimtarëve të UÇK-së.

Mejdi Asllani, i cili lirisë së Kosovës i ka kontribuar me mjete të veta private, pa shfrytëzuar asgjë nga mjetet shoqërore për këtë destinacion, ishte betuar se do ta merrte hakun e Delijajve të Drenicës, të Reçakut si dhe të fëmijëve dhe nënave të masakruara shqiptare, përmbi të cilat foshnjat pinin gjak në vend të qumështit. Njëkohësisht, në radhët e UÇK-së, tashmë ishin edhe Bekimi, që vepronte në Shalë të Bajgorës, dhe Asllani, në zonën e Gallapit.

 

Lotët e Plakut për fëmijët e humbur

 

MUP-i i Serbisë kishin pritur ta zinin të gjallë në shtëpi Mejdi Asllanin me bijtë, sepse kishin kohë që po i përcillnin. Policia serbe ishte informuar për veprimtarinë e tij ilegale në UÇK dhe ai, Plaku, kishte vendosur të zbriste në Prishtinë. Kishte ndodhur Masakra e Arbrisë, kur ai, në një mbledhje të Shtabit Operativ të Gallapit, në Zllash, kishte filluar të qante me lot për fëmijët e humbur të kësaj familje dhe u kishte thënë shokëve se me shkaun nuk ka kompromis. “Unë e ndjeva veten shumë keq kur nisa të qaja si fëmijë në praninë e të tjerëve dhe sigurisht ata mendonin se unë isha plakur dhe më ishte ligështuar zemra. Nuk u morëm vesh për disa gjëra dhe unë, me atë keqardhje, vendosa të zbres në Prishtinë, për ta takuar personalisht Draganin, por jo duke e pritur në shtëpinë time!”, thotë Mejdiu.

“Para se të nisesha, e thirra djalin, Asllanin, të vinte me mua në shtëpi, për ta pasur afër vetes”, shton ai duke treguar se në natën e datës 6 mars 1999, që kishte ardhur me të birin në shtëpinë e vet në Emshir, kishte qenë i përcjellë nga UDB-ja, e cila po e priste atë si në gojë të ujkut.

 

ZOTI I NDIHMON ATA QË MBROJNË PRAGUN

 

Fuqia ishte në anën e tyre. Zoti kishte ndihmuar ta fitonin betejën me policët, në shtëpinë e tyre, madje pa u gërvishtur asnjë fëmijë! Zonja e shtëpisë e kishte hequr papuçen dhe ia kishte përplasur policit në fytyrë, të cilit, nga frika, nuk i shkrepte pushka. Ishte luftë e vërtetë, si në filmat e Holivudit. Asllanajt e kishin shndërruar humbjen në fitore. Kur Cani kish hequr siguresën e bombës dhe e kishte hedhur në dysheme, Dragani e kishte lutur: “Aman Asllan, mos e lësho në tokë se na mbytë të gjithëve!”. Në fund të betejës, si në filma aksion, Plaki kishte marrë familjen dhe pa asnjë humbje kishte ikur nga shtëpia, duke lënë të vrarë 3 policë serbë dhe një të plagosur, i cli kishte arritur të ikte.  E tëra ndodhi duke mbrojtur pragun e shtëpisë dhe nderin...

 

Mejdi Asllani (Plaku) duke shpjeguar ngjarjen më dramatike, përjetimin e tmerrshëm të datës 7 mars të vitit 1999, thotë: “Serbët kishin informacione të sakta se ne ishim në shtëpi dhe na kishin pritur të tuboheshim të tretë: unë, Bekimi dhe Cani. Informacionet e serbëve se dy djemtë e mi ishin në luftë kundër serbëve, ishin të sakta. Për mua isha i sigurt se dinin shumëçka, sepse vija në shtëpi, qëndroja pak dhe më pas largohesha në Zllash. Kisha mision të posaçëm: të krijoja korridor lidhjeje mes Pashtrikut dhe Dardanës.

Ishte ora 6.30 kur përcolla Fitimin nga shtëpia. Me të përcjellë Fitimin, i lëshova oborrit një shikim dhe çdo gjë ishte në rregull. Agu kishte mbuluar Prishtinën dhe sipas një përvoje, forcat serbe po që se nuk hidheshin në aksion pikërisht në ag, më nuk ndërhynin fare. Këtë e kisha provuar në vitin 1974, kur më patën arrestuar serbët!”, thotë Mejdi Asllani (Plaku). Dhe, duke përshkruar ndërhyrjen serbe në shtëpi, si nga qielli, Asllani shton.

“Posa kam hyrë brenda në shtëpi, kam hyrë në dhomë që të pushoj pak. Djalit, Asllanit, ia futa “Scorpionin” nën jastëk, ndërkaq ai i kishte edhe dy bomba. Unë kisha me vete revolen tme.

Dragani i zi na ra në befasi në shtëpi. Duke trokitur në derën e vogël, ashtu si nuk e kanë zakon serbët, na bënë të kuptojmë se nuk bëhet fjalë për ndonjë aksion. Ishte trokitja e lehtë. U afrova të shihja te dera se çfarë ndodhte. Bashkëshortja më tërhoqi vërejtjen se mund të ishin policët serbë dhe posa ngrita perden, policët m’i vunë tytat e automatikut në kokë. Disa të tjerë thyen derën dhe u futën brenda. Ky ishte fillimi i një tmerri që i përngjante një filmi dokumentar. Prej këtij momenti u okupuam pamëshirshëm, nën tytat e automatikëve të katër policiëve serbë...”, thotë Mjediu.

 

NA MBANIN NËN TYTA!

 

Mejdi Asllani (Plaku) më pas ka shpjeguar mënyrën e ndërhyrjes së policisë serbe në shtëpi.

Dy policë serbë kanë hyrë rrufeshëm në dhomën e fjetjes së djemve dhe kanë arritur te Asllani. Njëri prej tyre, pastaj, është futur në  të majtë, ku ishte gruaja e fëmijët, të cilëve ua ka drejtuar tytën e automatikut. Polici i katërt ma ka vënë tytën e automatikut në kokë. Serbët na zunë në gjumë në shtëpinë tonë, diçka që nuk e kisha pritur kurrë, sepse duke e ditur rrezikun, kisha bërë kujdestari me gruan tërë natën në oborr. Unë dhe Cani kishim bërë plan që nëse do të na binin serbët në shtëpi, njëri do ta hapte derën, do të tërhiqej nga e djathta, ku edhe kishte mundësi strehimi. Ai që do të mbetej në dhomë, do të zbrazte rafalin mbi ta. Kështu, do të mund të tërhiqeshim prapa shtëpisë. Megjithatë, plani ynë u fundos që në fillim, meqë serbët na befasuan. Cani ishte në gjumë. Mua, duke më shtyrë me tytë, më futën në dhomë te Cani, i cili, çuditërisht, nuk zgjohej nga gjumi. Kur pashë një skenë të tillë, ashtu siç nuk kishim menduar kurrë, e kam ndier veten si kurrë më keq në jetën time. Policët morën euforinë ta lidhnin në pranga Asllanin. Por, kur do fati, njëri polic e ka parë një pjeë të “Scorpionit” nën jastëk dhe ka vrapuar ta marrë, Asllani merr bombën nën jastëk, ia heq siguresën dhe e hedh në dysheme. Ishste i gatshëm ta gjuante  dhe të hidheshim të gjithë në erë... Pra, dorëzim nuk kishte. Dragani duke parë se çka mund të bëhej, e hodhi automatin, por edhe “Scorpionin” e tim biri. Kjo  skenë, serbët i mbushi tmerr e frikë dhe e tëra që u mbeti, ishte mashtrimi për t’ia marrë bombën.

Bomba ishte, siç thoshim ne, me lugë, dhe Dragani e dinte se bomba nuk guxonte të binte në tokë. Mindej t’ia merrte nga dora dhe ta hidhte sa më larg. Tani ishin në rrezik  edhe serbët, dhe edhe ene. Me marrjen e bombës në dorë, krijuam një ekuilibër të vogël me sulmuesit në shtëpi, por vetëm gruaja dhe fëmijët ishin në rrezik, sepse ata i mbante nën tytë polici tjetër. Policët, përpiqeshin t’ia merrnin djalit bombën.Cani u egërsua dhe nuk lejonte t’i afroheshin serbët. Filluan të shqetësohen dhe i thanë Canit. “Mos e gjuaj Asllan se do të merremi vesh! Mos i hidh bombën se do të vdesim të gjithë!”. Cani nuk mund të zaptohej kurrsesi dhe i thoshte nënës: “Oj nënë, merri fëmijët e dil përjashta, se i gjallë nuk dorëzohem!” Ai nuk dinte se polici i katërt po i mbante fëmijët dhe nënën nën tytë. Ka thirrur kështu 6-7 herë. Atëherë më është drejtuar edhe mua; “Babë, merri fëmijët dhe dilni jashtë!”. As unë nuk isha në gjendje të bëja më shumë, ngase e kisha tytën në gjoks. Për një çast hetova se polici mbante revolver në brez. As që do t’i ketë shkuar mendja se mund t’ia merrja armën...

Polici që i mbante gruan dhe fëmijët nën tytë, dukej shumë i shqetësuar. I rrotullonte sytë sa andej-këndej... Ishte në panin se do të pëlciste bomba... Deshi t’i vriste fëmijët dhe gruan, por nuk i shkrepi automatiku! Kur nuk i shkrepi, tha se automatiku nuk ishte teknikisht në rregull dhe sikur hoqi dorë prej tij.

 

ASLLANI SHTYHEJ ME POLICËT...

 

Dragani, duke parë rrezikun, i thoshte Asllanit: “Asllan, Pashë Zotin, mos e hidh bombën se na vret të gjithëve!”. Por, Asllani shtyhej me policët në mbrojtje të pragut të shtëpisë. Ata mbanin veshur jelekë atiplumb dhe çdo lëvizje duhej llogaritur mirë. Në këtë rast më shkoi mendja ta zbatoja një politikë dhe u thashë policëve: “Lëshojeni djalin se unë e rregulloj këtë punë!”. Kjo ju përshtat atyre dhe u nisa në drejtim të Canit, duke u shmangur nga polici që ma mbante armën në kokë. E kam futur rrëmbyeshëm dorën nën jastëk dhe e kam marrë bombën tjetër. Kam dashur t’ia heq bombës siguresën, por gishti nuk më bëri punë, meqë para një kohe e kisha lënduar. Imitoja sikur e kisha hequr siguresën. Kur më shkoi ndoresh ta nxirja siguresën me dorën tjetër, polici më goditi me armë. Me këtë rast ra bomba në dysheme, por nuk eksplodoi. Policit i mbeti mundësia të më vriste. Ndoshta edhe do të më vriste, po të mos reagoja shpejt. Ia ngrita me dorë tytën e automatikut lart dhe arma shkrepi në tavan. Kur Cani dëgjoi krismën e armës, hodhi bombën nga dora në shtrat dhe rrëmbeu Draganin dhe e hodhi mbi bombë. Pastaj, u hodh sipër Draganit. “Më dha Zoti forcë. Kur e hodha mbi bombë, ai foli se do të dorëzohej. Pak para se të shkrepte bomba, i humbi forca. Kur shkrepi bomba, ia preu krahët Draganit”, thotë Cani. Ai pastaj tregon se si e ka gjetur një armë tjetër.

Mjediu, sërish, e merr fjalën: “Pasi plasi bomba, ia kam ngritur automatikun policit lart dhe ia kam nxjerrë revolen nga brezi dhe ia kam shkrepur në gojë. Polici u rrëzua. Kur kam shtënë në të, i kam lëshuar këto fjalë: “Can, a je mirë, bre bir?”

“Mirë jam, babë!”, ma ktheu ai. Kur kuptova se djali kishte shpëtuar, u ndjeva më i fuqishëm. Iu afrova Draganit dhe ia dhashë edhe një plumb. Polici tjetër, i cili deshi ta vriste djalin, ishte ngrutur në këmbë dhe donte të dilte nga dhoma. E zura në dhomën tjetër. Edhe këtij ia solla fundin me një plumb në kokë. Thashë me vete: “Zoti gjithnjë i ndihmon ata që mbrojnë pragun e shtëpisë!”. Pastaj, m’u kujtua se ka mbetur gjallë polici i tretë, i cili e mbante familjen time nën tytën e automatikut, duke iu kërcënuar herë njërit e herë tjetrit. Ai nga frika kishte dalë në oborr. Nuk kishte pasur zemër ta përdorte armën. Gruaja ime, kur kishte parë se policit nuk i shkrepte arma, kishte hequr papuçen dhe i kishte rënë në gojë.

Në gjithë këtë pështjellim, vura re se edhe mua më rridhte gjak nga koka. Kur polici serb pat shkrehur armën në tavan, plumbi kishte kthyer nga pllaka e tavanit dhe më kishte goditur në kokë. Nuk ishte plagë e rrezikshme, por gjaku më shkonte pa ndalur. Më kishin goditur, gjithashtu, nëpër trup edhe disa pjesë të bombës që kishte eksploduar, por kush i mendonte ato...

Kur mbaroi puna me policin e tretë, na mbeti i katërti, të cilin nuk e shihnim askund. Kushtrimi, i cili kishte arritur të dilte jashtë nga dera e shtëpisë gjatë luftës në shtëpi, tregon se si policit të katërt i binin plumbat në kokë... Cani dili në derë dhe ia shkrepi plumbat në trup. I plagosur iku dhe u strehua pas veturës “Zastava 101” dhe pastaj u zhduk në anën e lumit. Pastaj tubuam familjen, armët e policëve dhe filluam zbatimin e planit tjetër, duke u tërhequr nga shtëpia në mal.

(Sokol Murati) 

 

Nga delegati komunal- në mal!

 

Zotni Mejdi Asllani ka mund të rrijë bashkë me “kolegët” e vet delegatë, e të flisnin për njëfarë të abstraktit ideal, por ai doli në mal! Atje e kishte vendin edhe si luftëtar, edhe si këshilltar dhe edukator, strateg i rryer në paqe e në luftë.

 

Salih Basha ishte në Tiranë me familje, por e la familjen dhe iu bashkëngjit UÇK-së.

 

Atdheu mbi të Gjitha...Bashkim e jo përçarje...Veprim e jo fjalë...Trimëri e jo frikë...

"Në robëri, puna jonë është lufta"

"Në paqe, lufta jonë është puna"

E pash të arsyeshme të i publikoj disa emra të dëshmorëve këtu në forum, ndihesha i priviligjuar,, se Ata sa e meritojnë ne nuk mund t'i shperblejmë... Shpresoj se vetmëm Zoti e ka atë përparsi dhe do t’ i kënaqë në botën e amshuar me gjitha të mirat e saj dhe do ta plotsojë atë zbrastirë që ne nuk i'a dalim ta bejmë...Janë dëshmorët që ranë këtu në Iliridë (apo e vetëquajtrur Maqedoni)...

Janë nga të gjitha viset e Shqiptarise... që nuk sakrifikaun asgjë ,,as jeten e tyre në ditët më të vështira na dolën Zot bijt dhe bijat më të devotshme të këtij populli,,,kur dridhej istikami kur u tundej toka,, këta ishin pararojat që thirrnin kushtrim... Lavdi ju qoftë Nena qe i lindi,,lavdi që me gjakun e tyre ne po i gezojmë këto të drejta, që për shumë kend ka qenë iluzion i tretur diku ne fund të detit... po filloj:

1.Lefter Bicaj-Teli-Berat,Shqiperi.

2.Ndricim Hoxha-Librazhd,Shqiperi.

3.Pajtim Roci-Kukes,Shqiperi.

4.Tahir Sinani-Tropoje,Shiperi.

5.Shpend Llagami-Shiperi.

6.Fadil Nimani-Gergoc,Gjakove

7.Rrahim Beqiri-Roki-Dardane,ish Kamenice.

8.Afrim Vehbi Kalanica-Jezerc,Ferizaj.

9.Visar Krasniqi,Malisheve.

10.Labinot Krasniqi,Malisheve.

11.Shefik Miftari,Gjilan.

12.Fikri Mursel Fejziu-Rahovec.

13.Skifter Milazim Arifi,Gjilan.

14.Ahmet Krasniqi,Prizren.

15.Elmi Bedri Kamberi-Recak,Shtimje.

16.Shpend Mazdrekaj-Prilep,Decan.

17.Elmi Hoti,Malisheve.

18.Muzafer Veli Xhaferi-Tanushe,Shkup

19.Nijazi Mifti Sinani-Tanushe,Shkup.

20.Qemal Shaqiri-Hasanbeg,Shkup.

21.Gazmend Avdi Arifi-Tanushe,Shkup.

22.Elham Ismail Curri-Hani i Elezit.

23.Hajredin Arifi-Sellce,Tetove.

24.Zeqirija Nevaip Tahiri-Vejce,Tetove

25.Severt Shabani,Llace,Tetove.

26.Selvet Isa Hajredini-Tetove.

27.Fadil Halil Rufati-Lisec,Tetove.

28.Umer Vajadin Shabani-Sellce,Tetove.

29.Zaim Zeqiri-Vaksince,Kumanove

30.Jetulla-Nikushtak,Kumanove.

31.Agim Rufati-Slupcan,Kumanove

32.Mexhid Hamidi-Runice,Kumanove

33.Harun Shenasi Kasumi,Sllupcan,Kumanove.

34.Arif Ibrahimi-Llopat,Kumanove.

35.Sali Latifi-Hotel,Kumanove.

36.Ismet Latifi-Mojance,Shkup.

37.Arsim Bajrami-Llopat,Kumanove.

38.Llokman Neziri-Hotel,Kumanove.

39.Ali Mahmuti-Hasanbeg,Shkup.

40.Isa Fadil Ahmeti-Hotel,Kumanove.

41.Faik Ibrahimi-Kumanove.

42.Shenasi Ibrahimi-Sllupcan,Kumanove.

43.Agim Zenuni-Kumanove.

44.Sahit Sejdi Serani-Tanushe,Shkup.

45.Avdi Milazim Mustafa-Haracine,Shkup.

46.Agim Bexhet Nebiu.Haracine,Shkup.

47.Nezir Avdi Demiri-Kumanove.

48.Gjylsere Sahiti-Kumanove.

49.Beqir Sadiku-Sllupcan,Kumanove.

50.Mirsad Sali Abdyluli-Haracine,Shkup.

51.Zejadin Qani Zymberi-Haracine,Shkup.

52.Skender Matallari-Shkup.

53.Hasip Emurllahu-Hotel,Kumanove.

54.Ilajsa Memeti-Matec,Kumanove.

55.Mevludin Mehmeti-Matec,Kumanove.

56.Zekirja Nebi Hasani-Shkup.

57.Fejzi Zija Sulisi-Hasanbeg,Shkup.

58.Mahir Kamberi-Gajre,Tetove.

59.Ramadan Halimi-Lubeten,Shkup.

60.Abdyl Mexhid Shahini-Sllupcan,Kumanove(14 vjecar)

61.Bedri Halimi-Neprioshten,Tetove.

62.Rametulla Miftar Ahmeti-Kapocindoll,Tetove.

63.Shaban Sahiti-Gjerme,Tetove.

64.Selman Nuhiu-Poroj,Tetove.

65.Nexhmedin Ismail Qemal Sulejmani,POroj,Tetove.

66.Murtezan Merxhan Etemi-Sllatine,Tetove.

67.Burim Nijazi Hiseni-Sllatine,Tetove.

68.Haxhi Remzi Osmani-Sllupcan.

69.Ismet Neshat Bajrami-Breze,Shkup.

70.Arben Bajrami-bojane,Shkup.

71.Abaz Lute Beqiri-Haracine,Shkup.

72.Adem Shefik Hasani-Hasanbeg,Shkup.

73.Ramiz Demiri....

74.Aqim Sulejmani-Jazhince,Tetove

75.Sulejman Rasim Limani-Bozovce,Tetove.

76.Ismet Fejzullahu-Recic,Tetove.

77.Abdylmexhid Abdylrahmani,Shipkovice,Tetove..

78.Refik Ilajzi-Kalishte,tetove

79.Muzafer Agushi-Haracine,Shkup.

80.Ismail mehmeti-Drenoc,Tetove.

81.Nehat Curri-Hani i Elezit,Shkup.

Deshmoret nga Maqedonia te rene ne luften e e Kosoves...

1.Ismet Jashari-Kumanova-Orizare,Kumanove.

2.Remzi Danush Xhaferi-Haracine,Shkup.

3.Mujdin Qerim Aliu-Poroj,Tetove.

4.Aliriza Selmani-Drenoc,Tetove.

5.Tahir Misim Sadiku-Breze,Shkup.

6.Safet-Kumanove.

7.Ismet Esat Mustafa-Cerkez,Kumanove.

Kerkoj ndjese per ndonje leshim apo gabimm eventual jeni te mir se ardhur per ndonje korigjim....!!!

Lavdi deshmoreve qe dhan Jeten per driten e kombit...

 

''Ushtria Çlirimtare Kombëtare''' - është ushtria e vetorganizuar e popullit shqiptar në Ilirid [Maqedoni] e që publikisht u paraqit gjatë vitit 2001 dhe zhvilloi luftë në ILIRIDË [[Maqedoni]].

 

Lista e dëshmorëve të luftës në ILIRIDË [Maqedoni]

 

Shqipëri

 

*1.'''Lefter''' Bicaj-Teli-Berat,Shqipëri.

*2.'''Ndriçim''' Koxha-Librazhd,Shqipëri.

*3.'''Pajtim''' Roci-Kukës,Shqipëri.

*4.'''Tahir''' Sinani-Tropojë,Shqipëri.

*5.'''Shpend''' Llagami-Shqipëri.

 

Kosovë

 

*6.'''Fadil''' Nimani Gërgoc,Gjakovë, Kosovë.

*7.'''Rrahim''' Beqiri-Roki-Dardanë,ish- Kamenicë, Kosovë.

*8.'''Afrim''' Vehbi Kalanica-Jezerc, Ferizaj, Kosovë.

*9.'''Visar''' Krasniqi, Malishevë, Kosovë.

*10.'''Labinot''' Krasniqi,Malishevë, Kosovë.

*11.'''Shefik''' Miftari, Gjilan, Kosovë.

*12.'''Fikri''' Mursel Fejziu-Rahovec, Kosovë.

*13.'''Skifter''' Milazim Arifi, Gjilan, Kosovë.

*14.'''Ahmet''' Krasniqi, Prizren, Kosovë.

*15.'''Elmi''' Bedri Kamberi-Reçak, Shtimje, Kosovë.

*16.'''Shpend''' Mazdrekaj-Prilep, Deçan, Kosovë.

*17.'''Elmi''' Hoti-Malishevë, Kosovë

 

Shkup

 

*18.'''Muzafer''' Veli Xhaferi-Tanushë, Shkup.

*19.'''Nijazi''' Mifti Sinani-Tanushë, Shkup.

*20.'''Qemal''' Shaqiri-Hasanbeg, Shkup.

*21.'''Gazmend''' Avdi Arifi-Tanushë, Shkup.

*22.'''Elham''' Ismail Curri-Hani i Elezit.

*23.'''Ismet''' Latifi-Majancë, Shkup.

*24.'''Ali''' Mahmuti-Hasanbeg, Shkup.

*25.'''Sahit''' Sejdi Serani-Tanushë, Shkup.

*26.'''Avdi''' Milazim Mustafa-Haraçinë, Shkup.

*27.'''Agim''' Bexhet Nebiu,Haraçinë, Shkup.

*28.'''Mirsad''' Sali Abdyluli-Haraçinë, Shkup.

*29.'''Zejadin''' Qani Zymberi-Haraçinë, Shkup.

*30.'''Skender''' Matallari-Shkup.

*31.'''Fejzi''' Zija Sulisi-Hasanbeg, Shkup.

*32.'''Ramadan''' Halimi-Lubeten, Shkup.

*33.'''Ismet''' Neshat Bajrami-Brezë, Shkup.

*34.'''Arben''' Bajrami-Bojanë, Shkup.

*35.'''Abaz''' Lutë Beqiri-Haraçinë, Shkup.

*36.'''Adem''' Shefik Hasani-Hasanbeg, Shkup.

*37.'''Muzafer''' Agushi-Haraçinë, Shkup.

*38.'''Nehat''' Curri-Hani i Elezit, Shkup.

 

Tetovë

 

*39.'''Hajredin''' Arifi-Sellcë, Tetovë.

*40.'''Zeqirija''' Nevaip Tahiri-Vejcë, Tetovë.

*41.'''Severt''' Shabani-Llace, Tetovë.

*42.'''Selvet''' Isa Hajredini-Tetovë.

*43.'''Fadil''' Halil Rufati-Lisec, Tetovë.

*44.'''Umer''' Vajadin Shabani-Sellëe, Tetovë.

*45.'''Mahir''' Kamberi-Gajre, Tetovë.

*46.'''Bedri''' Halimi-Neprioshten, Tetovë.

*47.'''Rametulla''' Miftar Ahmeti-Kapocindol, Tetovë.

*48.'''Shaban''' Sahiti-Gjerme, Tetovë.

*49.'''Selman''' Nuhiu-Poroj, Tetovë.

*50.'''Nexhmedin''' Ismail Qemal Sulejmani, Poroj, Tetovë.

*51.'''Murtezan''' Merxhan Etemi-Sllatinë, Tetovë.

*52.'''Burim''' Nijazi Hiseni-Sllatin, Tetovë.

*53.'''Aqim''' Sulejmani-Jazhincë, Tetovë

*54.'''Sulejman''' Rasim Limani-Bozovc, Tetovë.

*55.'''Ismet''' Fejzullahu-Reçic, Tetovë.

*56.'''Abdylmexhid''' Abdylrahmani, Shipkovicë, Tetovë.

*57.'''Refik''' Ilajzi-Kalishtë,Tetovë.

*58.'''Ismail''' Mehmeti-Drenoc, Tetovë.

 

Kumanovë

 

*59.'''Zaim''' Zeqiri-Vaksincë, Kumanovë

*60.'''Jetulla'''-Nikushtak, Kumanovë.

*61.'''Agim''' Rufati-Sllupçan, Kumanovë.

*62.'''Mexhid''' Hamidi-Runicë, Kumanovë.

*63.'''Harun''' Shenasi Kasumi-Sllupçan, Kumanovë.

*64.'''Arif''' Ibrahimi-Llopat, Kumanove.

*65.'''Sali''' Latifi-Hotël, Kumanovë.

*66.'''Arsim''' Bajrami-Llopat, Kumanovë.

*67.'''Llokman''' Neziri-Hotël, Kumanovë.

*68.'''Isa''' Fadil Ahmeti-Hotël, Kumanovë.

*69.'''Faik''' Ibrahimi- Kumanovë.

*70.'''Shenasi''' Ibrahimi-Sllupçan, Kumanovë.

*71.'''Agim''' Zenuni- Kumanovë.

*72.'''Nezir''' Avdi Demiri- Kumanovë.

*73.'''Gjylsere''' Sahiti- Kumanovë.

*74.'''Beqir''' Sadiku-Sllupçan, Kumanovë.

*75.'''Hasip''' Emurllahu-Hotël, Kumanovë.

*76.'''Ilajsa''' Memeti-Mateç, Kumanovë.

*77.'''Mevludin''' Mehmeti-Mateç, Kumanovë

*78.'''Zekirja''' Nebi Hasani-Shkup.

*79.'''Abdyl''' Mexhid Shahini-Sllupçan, Kumanovë (14 vjeçar)

*80.'''Haxhi''' Remzi Osmani-Sllupçan, Kumanovë.

*81.'''Ramiz''' Demiri-Sllupçan, Kumanovë.

 

 

NJË ËSHTË SHQIPËRIA

 

Menjat flamur Perëndia

Me dorë t'vet e ka shkru

Për shqiptarët do t'jetë Shqipnia

Kush e prek, qoftë mallku...!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora