Mendime
Nue Oroshi: Presidenti Dr. Ibrahim Rugova i takon plejadës së politikanëve me rrënjë nga familjet e nacionalizmës shqiptare
E premte, 21.01.2022, 09:00 PM
Presidenti Dr. Ibrahim Rugova i takon plejadës së politikanëve me rrënjë nga familjet e nacionalizmës shqiptare
Nga
Nue Oroshi
Dardania
jonë për një kohë të gjatë e ka pasur një fatkeqësi të madhe për faktin se në
krye të saj për shumë dekada kanë udhëhequr me politikën politikanët komunist
që kanë qenë të orientuar në vijën politike Beograd – Stamboll - Moskë. Fati e
deshti që ky orientim politik të nderprehët pas ardhjes në krye të LDK-së
dr.Ibrahim Rugova. Edhe pse mbrenda LDK-së në këtë periudhë kohore ishin të
përzier shumë politikanë me orientime të ndryshme ideologjike por që vendimët i
merrte dr.Ibrahim Rugova vet.
Presidenti
Rugova e dinte më mirë se çdo kush tjetër se si është të jesh viktimë e
komunizmit pasi që disa muaj pas lindjes kriminelët komunistë i vranë babain
dhe xhaxhain. Ai gjatë udhëheqjës politike e orientoi Dardaninë në vijën
politike Berlin-Bruksel-Washington duke u larguar nga vija politike Beograd –
Stamboll - Moskë.Për lirinë e Dardanisë kanë dhënë kontribut shumë
personalitete por dy personalitete kanë mbetur të shënuar në historinë e
Dardanisë.
Presidenti
Rugova si politikan,diplomat e vizionar dhe Adem Jashari si komandant
legjendar.Të tjerët kanë dhënë kontributin e tyre kush më shumë e kush me pak
për lirinë e Kosovës, e cila pa nderhyrjen e Forcave të Natos do ta kishte të
veshtirë që të lirohet nga pushtuesi i egër serb.Sot në gjashtëmbëdhjetë
vjetorin e vdekjes së Presidentit dr.Rugova politikës së Dardanisë i ka humbur
rruga në oborr.Ata ende nuk e kanë të qartë se largimi nga vija politike Berlin
– Bruksel - Washington është një vetvrasje politike për Dardaninë.Meqë ka 32
vite që jam aktiv në aktivitetët kombëtare dhe politike,disa herë e takova edhe
personalisht gjatë aktiviteteve kombëtare.Ai kishte një vizion të qartë
Pavarsinë e Kosovës.
Në
këtë rast dua të theksoj fjalët e të ndjerit juristit Nexhat Shatri i cili
kishte punuar disa vite në Presidencë.Ai kishte percjellë disa president por
thoshte se ma këmbëngulësi në qëndrimet e tij për Pavarsinë e Kosovës ishte
presidenti Rugova. Dhe nuk është e rastësishme që herë pas here delegacionet e
huaja kur dilnin nga Presidenca ishin skuqur se nuk ju kishte ecur mendimi i
tyre. Përkundër kësaj Evropa dhe Amerika e ka dashur Presidentin Rugova për dy
arsye.
E
para se vizioni i tij politik ka qenë në orientimin e vijës politike Washngton
–Bruksel - Berlin dhe e dyta se asnjëherë nuk ka bërë kompromis me lindjën dhe
e ka luftuar depërtimin e politikës karpatiano-aziatike. Sot fatkeqësisht
politikanët tanë në trojet etnike shqiptare janë në një mjegullnajë politike që
po shiten shumë lirë siç është rasti me Edi Ramën i cili komplet është
orientuarë në vijën politike Beograd - Stamboll - Moskë.
Presidenti
Rugova shpeshherë është sulmuar nga ata politikanë që kanë qenë të orientuar në
vijën politike Beograd – Stamboll - Moskë. Porë ai asnjëherë nuk është marrë me
të tillët por ka shikuar përpara. Kur ka qenë rasti i unitetit Presidenti
Rugova i ka mbledhur të gjitha partitë shqiptare dhe nuk i ka shikuar ndasitë
politike. Presidenti Rugova e ka studiuar dhe dashur Pjetër Bogdanin, pasi që
Pjetër Bogdani në vitin 1689 së bashku me Pikolominin gjeneralin austriak e ka
udhëhequr luftën kundër Perandorisë Osmane. "E sot n´hall me rrnu e
n´gjygj me vdekë". Sot është ngulur ´këmbëkryq politika serbo - turko -
ruse në trojet shqiptare. Pa dalje në skenën politike të një besëlidhje
shqiptare Kastriotase kjo mjegullë dhe
ky orientim politik do të vazhdoj edhe më tutje.Presidenti Rugova asnjëherë nuk
e ka përjashtuar edhe rrugën e bashkimit kombëtar por shpesh e ka thënë se kjo
i takon brezit të ri.Te hysh në politikë për përfitime financiare dhe të hysh
në politikë për arritjen e qëllimit të idealizmës shqiptare janë dy botëra dhe
një mur i madh që i ndanë. Pra,Presidenti Rugova i takon plejadës së
politikanëve shqiptarë që në politikë ka hyrë për realizimin e idealeve
kombëtare, Pavarsisë së Dardanisë.