Mendime
Dedë Preqi: Referendumi serb në Kosovë, cënim i sovranitetit
E marte, 18.01.2022, 07:42 PM
REFERENDUMI SERB NË KOSOVË, PROVOKIM DHE CENIM I SOVRANITETIT TË SHTETIT TË KOSOVËS
Nga
Dedë Preqi
Referendumi
për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, nuk ka nevojë dhe nuk është obligim të
mbahet në një shtet tjetër, përveq në shtetin e vet në Serbi, prandaj mbajtja e
një referendumi të tillë, që po drejtohet me dhunë nga Vuçiqi, të mbahet edhe
në Kosovë, është e pa pranueshme nga qytetarët e këtij vendi me shumicë
shqiptare.
Është
shumë interesante përshtypja e përçudshme e BE-së, në këtë rast, përshtypja e
Josep Borrelit, si një përfaqësues i Lartë i BE-së, për Politikë të Jashtme, i
cili haptas po e përkrah politikën e Vuçiqit dhe të Serbisë, dhe ky njeri po i
bën presion qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Kurti, që referendumi serb të
realizohet edhe në Kosovë.
Lakuriqsia
e BE-së, sikur po del në shesh përditë e më shumë me sfilatat e saj politike në
krah të Serbisë, poashtu tregon edhe rezulltati i marrëveshjeve të deritanishme
në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili po rezulton se, negociatat në mes këtyre dy
palëve në një mënyrë, sikur nuk kanë me pasë përfundim me një lidership politik
të tillë në Bruksel, në krye me shefin e saj Josep Borrel, nëse njërës palë i
bëjnë presion të vazhdueshëm, në këtë rast Kosovës, dhe palën tjetër e
përgëdhelin, duke ia mbaruar qejfin Serbisë, e cila po e përcakton Brukselin,
prej një politike të brishtë dhe udhëzimesh në interes të vetin.
Dhe
po shihet qartë se Evropa, këtu po bënë një dallim të hapur, që nënkupton një
ndihmë jo për të dëmtuarit siq ishte viktimë Kosova, por një mishërim ndaj
madhështisë dhe agresorit siq ishte dhe siq është Serbia, prandaj, jemi këtu ku
jemi dhe se deri në ç’pikë mund të arrijë Kosova, si shtet sovran dhe i
pavarur, që ta përjetojë të vërtetën dhe realitetin e vet, si rrjedhojë e
gjithë asaj sakrifice të deritanishme, që të shkëputet njëherë dhe përgjithmonë
nga ndikimet e padrejta të Serbisë dhe kurthat e kurdisura dhe të njëpasnjëshme
ndaj saj, të cilat po i bëhën edhe këto ditë.
Referendumi
i një shteti tjetër në një shtet tjetër sovran, nuk do ta pranonte asnjë vend
demokratik në botë, apo të provojë Kosova, që të bëjë një Referendum të tillë
në Luginën e Preshevës, a do ta kishte lejuar Serbia, që të bëhëj një praktikë
e tillë, me siguri se jo, sepse do ta kishte marrë si jo normale dhe do ta
kishte marrë vesh bota si një problem që kishte me shkakëtuar Serbia, me
propagandat e veta.
Pse
një Referendum i tillë serb, është caktuar në kohën më të ndjeshme të
periudhave historike dhe tragjike të popullit shqiptarë të Kosovës, këto
periudha kohore të cilat populli i këtij vendi nuk mundet t’i harrojë për jetë,
sepse janë periudha të një epoke të pa harruar historike.
Me
15 januar, të vitit 1999, është një datë tragjike e këti populli, e cila ndodhi
në Reçak të Shtimës në Kosovë, me çrast ushtria dhe policia serbe e
Millosheiqit, masakroi 45 shqiptarë të pa fajshëm pranë shtëpiave të tyre, të
cilën masakër e njohu dhe reagojë tërë bota demokratike, ndërsa Vuçiqi, e quajti «Masakren e Reçakut» si një
trillim i shqiptarëve.
Me
17 januar 1982, në Gjermani, u bë atentati ndaj vellezërve Jusuf e Bardhosh
Gërvalla dhe Kadri Zeka, një atentat të cilin e organizoi shërbimi sekret serbo-jugosllav,
si përpjekje e politikës shofeniste dhe radikaliste e Beogradit, që i kishte në shënjestër
intelektualet dhe atdhetarët shqiptarë, ndjekjen dhe përgjimin e tyre deri në
likuidim, për të realizuar qëllimet e politikës fashiste kundër shqiptarëve.
Dhe
kërcënimet e Vuçiqit, tani në këtë kohë ndaj qytetarëve dhe shtetit të Kosovës,
janë kërcënime të llojit të kriminelëve të njejtë, të cilët nuk kanë traditë
dhe kulturë paqësore, edhe pse ky vend dhe ky popull akoma vuan nga plagët e
freskëta në trupin dhe psikën e tij, që i ka shkakëtuar agresori serb i
Millosheviqit dhe i bashkëinformatorit të tij A. Vuçiq, dhe për ta kuptuar më
mirë e gjithë bota demokratike se kush është Serbia, është vetë fytyra e kësaj
qeverie dhe udhëheqësit të saj, të cilën po e tregon edhe sot me djallëzitë e
veta, duke e destabilizuar Ballkanin dhe gjithë rajonin.
Prandaj
është e çuditshme se, si mund të përkrahët sot iniciativa e referendumit serb
dhe Vuçiqit, nga vendet e Quinti-t, në Kosovë, si SHBA-të, Gjermania, Italia,
Anglia ,Franca dhe vendet tjera, të cilët i kërkojnë qeverisë së Kosovës dhe
kryeministrit Kurti, të mbahet një referendum i tillë për qytetarët serb që
jetojnë në Kosovë, duke e parë të arsyeshme, që të dyja palët të krijojnë
kushte që mund të arrijnë një lehtësim të marrëveshjeve në një mënyrë dhe të
një progresi gjithpërfshirës në të
ardhmën, që të arrihet një stabilitet rajonal.
Është
intersant në këtë mes , se si ky raport i forcave të huaja bashkohet në Kosovë,
i përbërjes së Quintit, në këtë rast po i bashkohet Vuçiqit dhe Serbisë, me
çrast po krijohet një huti te populli i Kosovës, për miqët e vet, kur dihet
se, këtu përmes këtij Referendumi, Serbia, ka të bëjë me dominimin
e saj dhe shkeljen e identitetit teritorial të shtetit të pavarur të Kosovës,
dhe kundër interesave të popullit të këtij vendi.
Apo,
mbase, si pasojë e një koinçidence të çuditshme, edhe Qeveria Kurti, e ka të
vështirë pozicionin e vet, që të bie në kundërshtim me kërkesat e vendeve të
QUINTI-t, të cilat në një mënyrë po pajtohen me pretendimet dhe fantazmat e
politikës së Vuçiqit, që të realizohet një gjë e tillë në Kosovë, edhe pse
përmes një Referendumi të tillë, edhe Quint-i, e di mirë se Serbia, po e sfidon
dhe cënon integritetin teritorial të
Republikës së Kosovë.
Atëherë
pse, jemi të prirur ti besojmë kësaj formule të Serbisë, apo nuk ka rrugëdalje
tjetër Evropa dhe vendet tjera demokratike, pos çfarë është vizioni i Serbisë,
i cili padyshim se është treguar tmerrsisht dhe historikisht gjithherë më shumë
shkatërrues dhe destabilizues i fatit të popujve të Ballkanit, posaqërisht të
shqiptarëve, dhe prap fokusi i arkitekturës politike të Serbisë, është që ta
sëndërtonte edhe një herë ëndërrallën mitike e nacionalekspasioniste serbe.
Kosova
dhe qeveria e saj, pa marrë parasysh pozitë dhe opozitë, duhet të del me një
dekleratë të përbashkët në Kuvend, dhe të gjithë duhet të jenë unik dhe të mos
e lejojnë një Referendum të tillë në teritorin e Kosovës, sepse një praktikë e
tillë, mund të ia ndryshojë kahen shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.