Kulturë
Neki Lulaj: Më shurdhëroi qetësia
E hene, 10.01.2022, 07:00 PM
Neki Lulaj
Më
shurdhëroi qetësia
Kjo
qetësi e frikshme të shurdhëron
Me
kut mas vetminë e pluhurosur.
Mbi
xhamat e shpirtit mjegulla zbardhon
Benë
roje-e unë ndrydh
Heshtjen time të plandosur.
Sonte
me tëmthat e gishtërinjve
Numëroj
kujtimet e zgjedhura
Më
kthejnë në rininë e arratisur
E
unë bëj vrapin në djersitje.
Si
kalë i pashaluar
Përpiqem
ta ndal ta kthej kohën në ikje.
Jam
mes labirinteve të vetmisë
Mes
qetësisë së shurdhër
Më
trokasin pyetjet e parreshtura.
Do t`ia hap kalasë portat
E
ta mbyll sonte
Këtë
rrapëtim shiu te streha.
Zjarri i ngrirë
Po
shkrihem si guri mbi zjarrin si lulëkuqe
Në
këtë zhurmë shekulli që nuk po ndihet
Në
dasmën e madhe me krushq e nuse
Në
dimrin e valë veshëm palë këmishe.
Po shkruaj
vargje zemre që nuk lexohen
Prek
ëndrrat e gjata të ditënetëve pa gjumë.
Historinë
e urtakëve të ndrydhur me shekuj
Që
me mençuri prroskën e bënë botën lumë.
Ishte
një rrugë me plot tërmete
shpirtërore.
Dhuna
e cmira gjithë arsyen e kishin humbur.
Nënështrimit nuk ia mësuam gjuhën shekullore
Rrugë
që zgjati në shekuj që na bëri të lumtur.
Kjo
dashuri e zhuritur na shtyn për t’u dashur
Se
dashuria është zjarr që ngroh ku fiket flaka
Se
ëndrrat e gjata fort i lidhëm
Në
ditën e bardhë për ta parë ditën
Nga
terri i gjatë për ta parë dritën.