E shtune, 22.01.2022, 08:18 PM (GMT)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Padashtas u martova edhe me Pandeminë

E hene, 10.01.2022, 07:17 PM


PADASHTAS U MARTOVA EDHE ME PANDEMINË

NGA KALOSH ÇELIKU

(Natën e Madhe të Vitit Ri 2022

laptopi Im piu raki dëllinje)

Natën e  Madhe, të Vitit Ri 2022

«Hakerët », e sulmuan Laptopin?!

Me, metoda policore partiake.

Nuk mund ta hap, Sot:  marr lajme:

Nga gazetat. Portalet elektronike.

Rrugë,  Dalje, për shtigje. Edhe :

Sot, m’i fshinë shkrimet. Librat

Urimet! Nuk ka problem. Çeliku:

Përsëri, do t’i shkruaj ato Libra.

Urime, Nesër! Nese, jemi gjallë?!

Shkaku, se: i dhashë, raki Dëllinje

Natën e Madhe të Vitit Ri 2022:

Dhe, vdiq. Sonte, nuk merrte frymë.

Ditën e Nesërme, i them Djalit

Vdiq. Iku. Ka pi raki Dëllinje?!…

(Hajni i Grave Besnike)

Mikja Di, me mesazh më shkruan

Natën festive të Vitit Ri 2022:

Je , HAJN. PSIKOPAT. Bërllok?!

I përgjigjem: Po, jam hajn i grave besnike

Pot, jo : edhe parave pista. “Haramit”.

Dhe, i dua gratë e “burrave”. Azgane!

“Burrave”, me brekët mbi pantollona:

Gra, që, më japin gji. Fuqi për Luftë

Poezi. Dashuri. Liri, fushave. Maleve.

Nuk ka problem, pse ato sot më shajnë

Portaleve elektronike. Dhe, Facebook:

Tradhtar. Shkaku, se: nuk jam mik i tyre

Megjithatë, Unë si Poet: ende i dua!

Vitin e Ri 2022, pa zbukurime. Drita

Dhe, Babadimër në “Bit-Pazar”. “Çair”:

E prita me grushtime të Babadimrit

Veshur me ferexhe të zeza, “artistike”...

(Tri Hojdodole* i rrëfehen

Gruas Besnike)

Tri Hojdodole, më spiunuan  në jetë:

Epara: tek Gruaja ime Besnike:

Duke e hequr veten si mike e saj?!

Edyta: rrufjane. Tek, Burri i saj hadum

E dalldisur. Dhe, arratisur, në .

Rastësisjht,  e takova në Hotelin “Grand”.

Edhe. më tha: Rrugaç, ki kujdes! Burri

Tek Ti,  ëshi:

Edhe, ballafaqohesh me Gruan besnike.

Edhe, kur u ktheva në Shtëpi, Gruaja

Më tregoi për telefonatën. Pasmesnate,

Natën, vonë me telefon paraqitet burri:

Gruaja ime besnike, është te ju si mike?!

Jo, o burrë i përgjigjem. Nuk, është sonte

Po, si të duket: Gruan time, kërkoj te ti?!

Rastërisht, Xhadinë e takova në Prishtinë

Po, nuk ka qenë me Mua, as në “Grand”.

Etreta Mikja Di: Pas një zënke xhelozie

Para syve sekretares, volli si e çmendur.

Se: Unë “Biserin” e kisha bërë bordel

Me gratë besnike të Nënës Parti Politike?!

Edhe, e “çmendura” m’i shau: Nanë e Babë.

Dhe, se do të ma djeg edhe “xhipin”

“Korando”,  në kopështin përpara Shtëpisë.

Heshta. Ajo, edhe më shumë shpërthente

Si, e çmendur. Edhe, arrogante. Xheloze.

Po, kurrë! Asesi, nuk më shkoi mendja, se:

Ajo, do t’i rrëfehet edhe Gruas Besnike.

Denocimeve.  Sharjeve, se: jam i poshtër

Dhe, me Të i kam shëtitur Trojet Shqiptare.

Gruaja, e kishte qetësuar. Askush, nuk e di

Cila, është Mikja e tij me Dy shtama verë:

Edhe, ishin pajtuar, mos më tregojnë Mua.

Po, një mik i imi më thotë: Kalosh, e pash

Gruan Tënde, me Miken Di të Poezisë?!

Iu përgjigja. Nuk di gjë. Heshtje, erotike.7

Ditë më vonë, e gjeta rastin dhe i thashë

Gruas besnike: Keni pi kafe me Miken Di?!

Po, tha. Edhe, të ka sharë se: Ti, je i poshtër

Mashtrues. Dhe, me Ty ka shëtitur Ditënatën

Vendeve, hoteleve. Trojeve Etnike Shqiptare.

Mezi, në fund u pajtuam me Takimin xheloz

Mos të të tregojmë Ty. Dhe, i pagova kafetë...

1. Grua me të meta psiqike.

(Padashtas u martova

edhe me Pandeminë)

Në Jetë, pata Gra besnike. Azgane

Zoti, apo Nëna Parti m’i përcolli:

Pa Nuse në koçi. Krushq maleve.

Nuk ka problem. Hazdisur, fushave

Dhe, Gruas “armike”: Pandemi.

Nuk ka problem. Unë, i dua gratë

Edhe, ua kam parë “hajrin” në poezi.

Qoftë në komunizëm. “Demokraci”

Edhe Sot, me Pandemi pas porte?!

Lufta vazhdon, pa Gratë besnike

Me, Koronavirusin. Pandeminë!7

Unë, pa to nuk do t’i kisha librat:

Zonjën Vdekje do ta marr për Grua,

Rrugaçja, Koronavirusi, Hënorja,

Burri Grave (poezi, autobiografike).

Shkaku, Grave të mia besnike: Rrugaçe

Padashtas, u martova me PANDEMINË...

(Gruaja Besnike)

I dëbova armiqtë rreth Meje. Edhe, Miken

Vetëm, Poezinë: Asesi, ta përzë. Nuk ikë.

Është Grua Besnike. E do Burrin!...



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora