Mendime
Agron Shehaj: Pakicën e Bashës tashmë e kontrollon plotësisht Edi Rama
E diele, 09.01.2022, 05:12 PM
Agron Shehaj:
Pakicën
e Bashës tashmë e kontrollon plotësisht Edi Rama. Për disa, ky është fundi i
opozitës, por kjo nuk është e vërtetë.
PD-ja
nuk është as vula, as godina e kyçur dhe as karrigia e kryetarit. Partia
Demokratike janë qytetarët e zakonshëm të këtij vendi, anëtare dhe votues, që
nuk dorëzohen përballë padrejtësive dhe korrupsionit, që besojnë në lirinë dhe
demokracinë që me aq mund e sollën vetë dikur.
Tashmë
gjërat janë të qarta: Demokratët dhe të gjithë, tani dallojnë mirë nga një anë
opozitën-fasadë dhe njerëzit e përdorur nga Rama dhe nga ana tjetër, opozitën e
vërtetë dhe opozitarët që nuk shiten.
Tani,
ne duhet të ndërtojmë një alternativë dhe opozitë të vërtetë, ndryshe nga Rama
dhe kukulla e tij. Duhet dhe do t’ia dalim!
https://www.facebook.com/agronshehaj.al