Mendime
Kimete Berisha: Ne, populli i Albin Kurtit!
E diele, 24.10.2021, 05:55 PM
Ajo nuk banon më këtu!
Nga
Kimete Berisha
1.
Nuk di çfarë të raportoj për punën time.
Sepse
aty ku punoj, ma kanë shtré zullumin, jam e përjashtuar nga çdo proces.
Nuk
e di pse.
Unë
bëj dritë.
Nuk
e di pse e urrejnë dritën.
Në
Institucionin ku unë punoj, më duket vetja si rebele shqiptare në perandorinë
osmane, ku një osmanli e diskriminon dhe e izolon më të 'bukurën e Dardanisë'!
2.
Prandaj, meqenëse punën ma kanë marrë, një ditë i fshiva dritaret e zyrës, që
nuk pastrohen kurrë.
Kam
dëshmitarë që më kanë parë me mini fund dhe shtiklla kacavarur e hipur në
parmakun e dritareve, si zonjë.
Gjithmonë
e pastroj tavolinën time dhe dritaret e zyres.
Do
t'i raportoj kryeministrit për angazhimin tim maksimal në pastrimin preciz të
xhamave që po ju shkon vetëtimë, sa me përkushtim i kam
larë.
3.
Unë jam më e mira, por nuk më do kush.
Bile
edhe njëri që dikur më ka dashur, nga zemërimi ndaj meje ia kish vë një kafshës
(po m'vjen inat me tregu cilës) emrin tim.
4.
Duke luftuar monstrumet, gjatë procesit të luftës mund të bëhesh edhe vet
montrum.
Për
këtë rrezik na e ka tërhequr vërejtjen Nietzsche.
Prandaj,
ndoshta jam bërë monstrum
duke
shkruar keq për monstrumët.
5.
Dikush e përmendi tradhtinë?
Unë
e pyeta: a quhet tradhti kur e tradhton tradhtarin!
Tha:
po, sepse gjithkush jep përgjegjësi për tradhtitë e veta.
Unë
mendoj se secilit duhet t'ia japësh medicinën e tij dhe ta rrahësh me armët e
veta.
Se
s'ke pse bëhesh i mirë me të keqin. '
'Mos
i gjuaj xhevahirët para derrave'- na këshillon Bibla.
Sepse,
derrat nuk ia dinë vlerën xhevahirëve, prandaj i hanë ose i shkelin me këmbë!
6.
Shpeshherë e zë veten duke mëkatuar me mendime.
Dhe
e premtja më së shumti më shtyn në gjynahe. Për shembull, të xhumanë që shkoi,
e pyeta një shoqe:
A
thua, pse Komandatja që e bashkon popullin, kurrë nuk i bashkon këmbët e veta.
Ajo
më tha, nuk mundet se 'i kuhen'.
Pastaj,
e përmendi pavlloviqin.
Shumë
jam e poshtër nganjëherë.
7.
Unë i kisha mbyll të gjitha ëmbëltoret.
Janë
dyqane ku shitet lumturia prej sheqeri.
Sheqeri
ta shkatërron ADN-në, që do të thotë se pa e humbur identitetin, pa t'u gërryer
ashti, nuk mund të jesh i lumtur.
Pastaj
më ra në mend që është ditë e xhuma, dhe iu luta Zotit të më fal.
8.
Nganjëherë kam qejf të vdes.
Ama
ky qejf më zgjat shkurt.
9.
Teki Dërvishi, i cili ma ka mësuar zanatin e shkrimit, më ka thënë 'Ti je Jusuf
Gërvalla-femër'.
Ata
kanë qenë shokë të ngushtë, dhe Tekiu tregonte se si Jusufi qante lehtë, qeshte
shumë, këndonte, ishte lirik, ishte shok besnik, ishte i ndjeshëm, i donte
njerëzit, ishte i guximshëm dhe i sinqertë.
Por
si duket as Tekiu s'më ka njohur mirë.
Tekiu
m'u kujtua kur u takova me ministren e jashtme në një ashensor hoteli në
Tiranë, dhe nuk u përshëndeta me të.
E
kam votuar por nuk i them mirëmbrëma.
Kaq
e vendosur jam unë.
10.
Albert Cammy më së bukuri e ka përshkruar lirinë
Jam
i lirë, prandaj jam i humbur.
Dhe
kështu, krejt rastësisht, më 20
Tetor
2021, e humba rrugën në Tiranë. Rruga e humbur më çoi te Baba Mondi. Pa pritur
dhe pa u kujtuar.
Desha
ta takoja.
Më
ka marrë malli të takohem me një plak asket që nuk do asgjë në jetë, dhe më
dikë që nuk më fton në kafe.
11.
Dhe, kur në teqe e ndeza një qiri, për herë të parë nga një grua e kuptova se
kur e ndez qiririn nuk bën ta huazosh flakën nga qirinjtë tjerë, por duhet ta
ndezësh me shkrepëse druri.
Aty
e kuptova se vazhdimisht jam lutur gabimisht. Gjithmonë e kam huazuar flakën e
qieirit nga flaka e huaj.
Prandaj,
deri sot, asnjë lutje imja nuk u pranua nga Zoti.
12.
S'kam lënë feje pa ju lutur!
Dhe
pak më duken këto fe!
13.
Doja ta takoja Baba Mondin.
Ai
i ka sytë e thellë si të Oshos.
Doja
ta takoja dikë që s'më njeh, që s'më lexon dhe që më duket më 'i vetmuar' se
vetja.
Dhe
e takova. I thashë:
'Kam
një ndjesi se jam vetëm'.
Babai
më tha: Jo nuk je vetëm. Ku është një, janë dy, ku janë dy-janë katër...se Zoti
i do të gjithë, nuk e do dikë e dikë tjetër jo.
M'u
duk u qet?sova për një çast.
Ama
gjithmonë më ndodh që për vetminë time ankohem te vetmitarët: te Nëna Terezë,
te prifti im i dashur Dom Shan Zefi, te Baba Mondi, e te të tjerê.
14.
Babai na përcolli deri te dera me urimet më të mira për paqe.
Kur
jam në paqe më merr gjumi.
Nuk
jam mësuar me paqe.
Se
kur je në paqe nuk ke energji të vuash dhe të krijosh.
Paqa
është dorëzim.
Kur
dorëzohesh, s'ke
më
energji.
Për
të vuajtur duhet energji e madhe. Duhet të jesh i shëndosh që të vuash.
Zoti
ta çon shnetën, në mënyrë që të jesh i aftë të vuash rrast.
15.
Prandaj, kurrë mos u frikëso nga vdekja, sepse lodhja nga jeta ta shlyen
frikën. S'mund të jesh edhe i lodhur-edhe i frikësuar. Se për të qenë i
frikësuar-duhet të jesh i shëndoshë.
E
kam provuar. Kur të terrohen sytë, as vetja s'të dhimbset, lëre më të tjerët,
s'të dhimbset vetja, sepse s'ke energji.
16.
Albin Kurti duket sikur prifti m'u bë hoxhë, ose
hoxha-prift.
Pra, duket inkompetent, që s'ka lidhje me punën e tij,
Ka
humbur shumë vota. Dhe kjo më jep vullnet për jetë. Të frymëzohesh nga humbja e
dikujt, po që është kjo monstruoze!
Nuk
kanë humbur kandidatët e tij nëpër komuna, ka humbur Albin Kurti.
17.
Kjo çeta fantome e Albin Kurtit të prejnë n'besë. Kanë filluar t'i rrahin edhe
të vetët. E kishin rrah dajak një djalë të vetin, djalë shumë i mirë nga
Podujeva, për shkak të një statusi në Facebook. Ai djalë është i urtë, i ditur
dhe modest. Babën e ka plak. Prandaj, sa herë shkelen jetimët, të pakrahët,
pleqtë, vajzat e ndershme dhe njerëzit e urtë, e lypi Sami Lushtakun e Ramush
Haradinajn, ku janë e ku s'janë. A kish guxu dikush m'i rreh fëmijët e tyre!
18.
Unë e ftoj atë djalin e Vetëvendosjes nga Llapi të mos pranoj dajak për Albin
Kurtin. Se Vetëvendosja është si kisha ortodokse serbe ku popëy i rrahin
rebelët me kamzhik për t'ua hequr djallin nga trupi.
19.
Kush është i punësuar - frikësohet mos po e largojnë nga puna.
Kush
është i papunë - s'ka shpresë që do të gjejë punë.
Të
gjithë po ikin.
E
kam para vetes një grua që ju kanë bërë djemtë për ushtarë - kurse qe 20 vjet lyp për vete një punë e nuk
e gjen!
20.
Ju s'besoni, por unë jam e pafajshme!
Po
më bëjnë zullum, shumë zullum, por asgjë nuk ndjej.
Veç
isha zhdukur pak, me ditë që s'ju lë keq (se nuk krijohet çiftja ime lehtë).
Ne,
populli i Albin Kurtit, jemi të varfër, kurse dikush nga Banka Botërore po
gënjen se si ne kemi rritje ekonomike.
Tregoni
Bankës Botërore, se ne populli i Albin Kurtit edhe teshat i blejmë në 'Second
hand', plus edhe në 'Second hand', presim zbritje 70%.
P.S. Kimetja, e askujt!
https://www.facebook.com/kimete.berisha