Kulturë
Albert Habazaj: Qumësht blete, mjaltë zgjoi
E marte, 21.09.2021, 04:55 PM
Gjyshja Shpresa Kapo Çelaj duke nanuritur nipin e saj 4 - muajsh Ares Sokoli
QUMËSHT BLETE, MJALTË ZGJOI
Gjyshe
Shpresa Kapo Çelaj, korife i Shqiponjave të Tërbaçit i këndon nipit 4 - muajsh
Ares Sokoli
-Ninullë-
Nga
Albert HABAZAJ
Nina
- nina djalin-ë,
More
princ i vogël-ë!
Lumthi
dera, lumthi unë
Që
po vë nipin në gjumë.
Kam
një drè që tund në djepe
Një
yll të bukur me cepe.
O
Ares i nënës-o
Të
keqen, o zemër-o!
Diell
i vogël i gjyshes,
O
zogu i dallëndyshes.
O
shërim i shpirtit tim,
Më
jep krah për fluturim.
Trëndafil
i njomë, i freskët,
Ndrit
si lulëzim i vesës.
Kundërmon
aromë e mirë,
Të
ka nëna ëmbëlsirë.
Të
kam si dritë në sy,
Pa
qysh të do nëna ty:
Kapedan
për çdo furtunë,
Udhërrëfyes
që hap udhë.
Shtëpinë
kush ma ndriçoi?
Aresi
që më shëroi.
Qumësht
blete, mjaltë zgjoi,
Të
më bëhesh si dragoi!