Kulturë
Shefqet Dibrani: Rrugës për në kishë
E hene, 20.09.2021, 07:06 PM
Shefqet DIBRANI – Poezi
RRUGËS PËR NË KISHË
Sot
është e Dielë – dhe në ora 9.00
Dyert
e Kishës janë hapur
Rrugës
qifte të moshuar shkojnë në Kishë
Zonja
me veshje elegante
Po
aq sa zotrinjtë që ato i shoqëronin
Të
hareshëm dhe plot dinjitet
Shkonin
Rrugës për në Kishë
Qiftet
e bekuar të Perendisë
Plot
gaz e hare pamja e tyre
Përshëndeteshin
ngrohtësisht
Të
moshuarit, Rrugës për në Kishë
Që
shkonin për t’i bërë lutjet e së dielës
Një
ritual shëmbëllyes, zili për t’ua pasur
Edhe
përgjuesi i rëndomt si puna ime
Emigrant
i vetmuar në rrugë të huaja
Dhe
me duar në xhepa shëtit pa përcaktim
E
rastësia e solli tek Rruga për në Kishë
Për
tu bindur se bota s’ka përfunduar
Ndërsa
zemra të moshuara flasin butësisht
Në
ditën e lutjeve, Rrugës për në Kishë
***
Qifte
me kapelë republike
Dhe
me kostume elegante
Të
veshur për ditë lutjesh
Të
dielave bien kambanat
Ato
thërrasin zemrat e vogla
Shpirtrat
e trazuar, shpirtrat e frikësuar
Nga
të ftohtit e vjeshtës që ka rënë sot
Në
Kishë me ta për të shkuar
Dhe,
kaloi aty pari pa përcaktim
Emigranti
që ngashërehet nga malli
Kur
sheh sa të qeta dhe fisnike
Janë
gratë, Rrugës për në Kishë
Ato
zbukurojnë jetën e burrave
Që
i mbajn në krah me elegancë
Sado
që jetën e tyre mbi supe mbajnë
Vetëm
Rrugës për në Kishë
Shpirti
zgjohet nga një urrejtje e vështirë,
Mëkatet
fillojnë të ngrihen te Perëndia
Një
frymë mirësie mbulon njerëzinë
Veçmas
kur ecet Rrugës për në Kishë
E
diela është për lutje pas një nate të zezë
Ku
bota mbërthehet nga luftërat e pa kuptimta
Dhe
nga Pandemia COVID19
Në
orët e mëngjesit të dielen e shtatorit vjeshtak
Drithërima
e ngashërime përjeton
Zemra
e Emigrantit pse s’ka Kishë
Ai
s’ka Lutjet e së Dielës ku t’i bëjë
Rrugës
për në Kishë
Njerëzit
buzëqeshin të zbukuruar
Dhe
shkëlqejnë si vesa mbi bar
Kurse
Zemra e Emigrantit rrah në heshtje
Veçmas
kur pa përcaktim
Ndodhet
Rrugës për në Kishë
Shqetësimet
e vjetra, bashkë
Me
ngjarjet e errëta që ndodhin mbi tokë
Në
këtë vjeshtë të ftohtë, i ngrohë
E
diela për lutje dhe Rruga për në Kishë!
Ndërsa
Emigranti ka paqe vetëm në varr
Jeta
e tij është mbushur me lot e mall
Si
këmbët e urave mbi lumin e tërbuar
I
lëkundet jeta me dridhërima
Veçmas
kur pa përcaktim gjendet
Në
Rrugën për në Kishë
E
kur vet në Kishë s'shkon
Por
zemra e trazuar qetsi nuk i prodhon
Atëherë
kur ka dhembje të thellë
Që
ia frenon hyrjen brenda në Kishë.
Oh,
Emigranti mbuluar me pikëllim dhe mjerim
Në
faltoren e Kishes nuk mund të ngjitet për bekim!
Zemra
e tij është Kishë në miniaturë
Ndjenja
e pastër atij i rrah
Dëshiron
të jetë adhurues i Atdheut - Zot!...
Ky
adhurues që rri në mërgim,
Çfarë
ndjenje e mallëngjyer ka për Perëndinë
Nëse
pas mallit të shenjtë, ngrysur në pakthim
Luftëtar
i pa epur shpallet në portën e Atdheut!
Le
t’na fryjë fryma e dashurisë për Zotin - Atdhe
Mos
të kemi frikë nga largimi, se Atdheu na jep bekimin!
Këngët
baritore tingëllojnë drejt ardhmërisë
Në
ATDHE, çfarë shi i thellë po bjen sot!...