Kulturë » Keka
Gjon Keka: Gjergj Kastrioti apologjet i parë i mbrojtjes së prejardhjes së tij iliro-arbërore
E diele, 19.09.2021, 07:32 PM
Gjergj Kastrioti apologjet i parë i mbrojtjes së prejardhjes së tij iliro-arbërore
Nga
Gjon Keka
Jo
vetëm kronistët e shumtë, studiuesit dhe historianët si para mesjetës ashtu
edhe pas, e kanë trajtuar prejardhjen e shqiptarëve ,dhe kanë ardhë në
përfundim se gjuha dhe ky popull vjenë ekskluzivisht nga ilirët. Ekzistojnë
edhe sot si dokumentet historike ,ashtu edhe gjurmët e simbolet në trojet
arbërore që flasin për një lashtësi të tillë të arbërorëve europian.Poashtu
realiteti e faktet në anën tjetër janë kokëforta,saqë nga një Arbëri e tërë,sot
ekzistojnë tri Shqipëri: Shqipëria gjeografike, etnografike dhe politike.
Edhe
kryeheroi ynë i pavdekshëm arbëror Gjergj Kastrioti u ballafaqua me këto tema
,jo për t'i bindur të tjerët pasiqë faktet ishin,por për t'ia rikujtuar se prej
nga vinte ai dhe iliro-arbërorët e tij.Tek letra e cila ai i drejtonte princit
të Tarantos në vitin 1460 shkruante kështu:“Si duket ti nuk i njeh mirë
arbërorët e mi,nëse nuk na gënjejnë kronikat tona ne quhemi epirotë, të cilët
nën Mbreti Pirro i kishin thyer
romakët,dhe nën Aleksandrin kishin përshkuar si fitimtar botën...“.Me këtë ai
evokonte trimërinë e stërgjyshërve të tij,poashtu u bë edhe një apologjët i të
vërtetës historike dhe prejardhjes së popullit të tij arbëror, por edhe një
udhëheqës vizionar që kudo ku e kërkonte puna dhe ballafaqohej dilte
fitimtar.Sepse ishte i pajisur si personalitet me dhunti jo vetëm për nga krahu
dhe arti i luftës,për nga oratoria,por edhe si lider arbëror me fakte për
historinë e popullit të tij ,sepse ai e njihte thellësisht atë.
Duke
parë nëse kryeheroi ynë në atë kohë e mbrojti prejardhjen e tij ,pse sot ne nuk
arrijmë t'i tregojmë botës sikur që i tregoi ai se prej nga vijm ne, kush jemi
dhe kah duhet të ecim si komb e si shoqëri?
Prandaj
,sot është koha që me vepra të mira e
fisnike prej arbërori të Gjergj Kastriotit të tregojmë se jemi pasarfdhësi të
tij të denjë!