Kulturë
Qazim Shehu: Zëri i vendlindjes
E enjte, 16.09.2021, 07:03 PM
QAZIM D. SHEHU
ZËRI
I VENDLINDJES
Ku
jeni ju, o të poshtër, djemtë e mi,
Që
më latë si në mesjetë.
Mos
vallë i denjë jam për ju,
Vetëm
në poezi, fletanketë?
Unë
u rrita, nga lulja, guri:
U
dhashë netët me pak hënë,
Rendët,
ju, me fjalë të bukura,
Lavdinë
për të zënë.
Ku
janë rrugët që prisja prej jush,
Zalli
aty është përsëri,
Mali
me dushk…
Ju
vetëm nëpër intervista, shoqata e s`di çfarë,
Më
përmendni me fjalë të bukura,
Në
hipokrizi pa skaj'.
E
unë dua rrugë, ara të punuara,
Shtëpi
me fëmijë, korie me dhen,
Fjalët
e bukura, tufa fluturash të zeza
Me
gumëzhijnë plot tmerr.
Vallë,more
djem,që morët rrugët për tjetër jetë,
Mua
do të më lini si në mesjetë?!...
FARI
Humbet
bregu në mjegull
Por
nuk humbet fari.
Ai
shndrit si sy i verbër
Për
fatin e çdo udhëtari.
Humbet
bregu i fjalës në mjegull
Far
nuk do poet-shkrimtari,
Përmes
errësirës shikon zemrën
Në
dritë nuk ndriçon margaritari
SIKUR
Unë
përherë shkoj drejt dimrit
Ti
përherë drejt pranverës,
Që
kur filloi cikna e thëllimit
Të
na fryjë në derë të zemrës
Sikur
të shkoje ti drejt dimrit
Me
pranverën tënde të ndezur
Do
kishin shkrirë akujt e thëllimit
Në
shpirtin tim të etur…
HIJET VËNË KUPA HEKURI
Të
heshtura shtëpitë
Karta
e pazhubravitur e arave
Shkruhet
Vetëm
me krahë zogjsh...
Që
kërkojnë kokrra misri,farën
në
ikjen e hapit tek u dogj...
Heshtja
varet në qiell
Në
një rreze që ende shtrihet
Duke
kërkuar një zemër të mardhur...
Këtij
trishtimi nuk i dilet
Më
mirë të ikim
Nga
kemi çardhur...
Hijet
venë kupë hekuri
Mbi
gjëmbaçët e bardh
-BOSHËSI
Në
majë të vështrimit si në një shkop
Ku
ngremë mundësinë për të kapur një kokërr mollë,
Ngrita
sot një dëshirë që më josh
Të
kap me të një re të hollë.
Dhe
ta afroj pranë vetes e ta pyes
Pse
aq në qiell është holluar,
Kur
dje ishte e ndërdyzët
Me
një tufë resh bashkuar.
Por
sakaq ishte shkrirë krejt
Kish
mbetur sa një cipë qepe,
Vështrimi
uli shkopin e tij
U
përplas në kokën time;
Në
sy më çoi një të qarë djegëse…
Pa
kthim…
KLITHMA
Një
klithmë rose na u përplas në vesh,
Liqenin
u thye, pasqyrë në rrebesh.
Trupi
i rosës ra mbi kallamishtë
Po
klithma,ku shkoi ajo klithmë?
SHKUMBINIT…
Ti nuk je veç një lumë,
Pjesë e imja.
Nuk
di, të desha unë më shumë,
Apo më shumë më deshe ti.
Të
lidhur në vertebra e valë
Të dy njëri -tjetrin mbajtëm gjallë.
Një
ditë të lashë.
Mos
më pyet
Pse mora rrugën anë e paanë,
I
pafat, nën lëngatë
Unë, një degëzë e thatë.
Ti
vërshoje shtratit tënd
Samarit
të valëve ëndrrat t'u ngjitën,
Prej
meje ikën.
Si
mund të jetoja pa to?
Si
mundesha të mbushja ditët atje larg
Ku harresa më kishte zënë në lak,
Kur vetmia më mbështillte
Dhe
gozhdoja sytë në re.
Vala jote shkum(b)uar
Më
shfaqej atje.
Ulja
kokën si fëmijë në faj,
U rrita djepit tënd dhe nuk munda të të ngjaj.
Nga atje lart më hedh një dorë shi.
Më kthen në njeri të ujtë,
Shpirtit
ngrej dallgë.
Malli
herë më mbyt,
Herë më nxjerr në breg,
Dielli
herë më fshihet pas reve,
Herë lëkurën ma djeg.
Atëherë
si erë e marrë vrapoj te ty.
Kridhem
në shtratin tënd
Dhe pushoj aty.
Shkumbin
Bekoma
çdo kthim!
NË KOSTENJË...
Si
mund të shkoj te shtëpia ime në malësi,
Të
gjej hijen e prindërve që s`janë,
Hije
që në ëndrra më rri,
Hutim
flake që ofshan.
Shtëpisë
sime i këndon oshëtima e ikjes,
Oshëtimë
që vetëm unë e ndjej,
Ndez
zjarr pa iu dorëzuar fikjes,
Në
Kostenjë.
Vjen
natën fytyrë e nënës dhe babës,
Syri
i tyre hedh rreze mbi hi,
Hija
e nënës dhe e babës
Shuajn
xixa mbi gurin e zi…
LISI
U
përkulën majat në stuhi
Ca
degë u thyen,
Të
tjera përsëri
Të
lodhura ngritën kryet.
Kujtoi
se ishte po ai,
Tek
shpërfillte duhma shqote
Gjersa
,ndjeu për çudi
Një
ngërdheshje zgërboje…
Ish
plakur dhe s`e kuptoi
Në
kohën kur stuhitë
I
kërkuan të qëndrojë
Vigan
i ripërtërirë…
.
Sa
kohë hijeshonte
Duke
i pritur ato,
Zgërboja
thellonte
Dobësinë
që e përvëlo…
E
priti dhe stuhinë e fundit
Pastaj
ra dhe u shemb,
Zgërboja
e mundi,
Në
një terr që dhemb…
KRESHNIKËT
Ata
në male kanë jetuar,
Pastaj
u kthyen në legjenda,
Si
imazh flake e përcëlluar
Mbi
drurë u varet mjekra.
Ish-armiqtë
vijnë sot,
Turistë
me një çantë në krah,
Kreshnikë
s`ka më këtu,
Një
shenjë lugina s'ka.
Kreshnikë,
paska qenë e thjeshtë,
Armiqtë
të na vijnë si miq,
Viganë
u ngritët ju atëherë,
Në
shpate si thikë.
Dhe
i zbrapsët aq larg,
Në
maja vutë kufijtë,
Përrenjtë
mbushët me gjak,
Barotin
përpitë.
Kreshnikë
s'ka qenë e thjeshtë,
Po
nëse kthehen në armiq,
E
dimë, nga dheu dilni shpejt
Duke
gjykuar orën tonë të ligë…
+++
Iluzionet
i hedh,
Leckë,
me të cilën
Pastroj
dështimet.
+++
Kodrat
e tua
Mbi
zemrën e butë
Gamile
që pinë ujë.
+++
Shatërvani
,
Duf
i tokës,
Bie
te këmbët.
+++
Zëra
të kohës
Në
korin e ardhshëm
Shkrihen.
+++
Kur
të shoh të lodhur
Më
duket se s`më do
Vuajtja
jam ,ajo..
+++
Kjo
bukë që hamë
Në
fusha u korr
Djersën
kush e vodh?...
+++
O
mëmë, në gjunjë të bie
Për
gjitha dobësitë,
Po
ku të gjej?...
+++
Trupi
yt lakuriq,
Ikur
nga Leonardo
Bukuroshe
me flatra…
+++
Nuk
jam një poet
Mpiksje
ajri jam
Para
britmës.
+++
Krakëllin
një portë
Era
e shtyn
Kush
nuk hyn…