E premte, 26.04.2024, 05:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Vera Istrefaj: Zemerdiellti

E merkure, 04.08.2021, 08:10 PM


Foto nga takimi falenderues ne Tirane me Murat Gecaj, Ibrahim Hajdarmataj dhe Veronik Istrefaj

Zemerdiellti

Grimce kujtimi per te nderuar Murat Gecaj

Nga Vera Istrefaj, Kukes

Zemra e diellte e profesor Muratit gjallon e do te gjalloje. Ajo rreh ne kujtimet e ngrohta te njerezve qe e takuan apo qe paten fatin ta njihnin. Ishte vertet zemerdiellte! Ne bisedat me mikun e perbashket Ibrahim Hajdarmataj, kisha shprehur shqetesimin prej nene,  pasi djali im kerkonte me ngulm te ndiqte studimet ne shkencat e levizjes, nderkohe qe, per arsye objektive, ishim pak te paorientuar.

Ibrahimi kishte percjelle shqetesimin tim ne biseden me Profesor Muratin.

Profesor Murati, nje miniere e vertete informacioni e miresie, me telefonon dhe me orienton per nje mundesi qe djali im te mos humbiste kohe.

Sa e perkushtuar telefonata e tij! Sa i thjeshte ne komunikim e po aq i jashtezakonshem ne  suportin psiko-emocional! E falenderova sic goja e nje nene falenderon per femijen e saj. Ai tha se nuk kishte bere ndonje gje te madhe, por thjesht me kishte "treguar nje dritare"

Por kjo dritare ishte aq e rendesishme per djalin tim, i cili, i zhgenjyer nga padrejtesite, mendonte vetem emigrimin.

Ajo dritare u hap jo vetem per vijimin e studimeve te preferuara per tim bir, por i dha mundesine te perballonte sfidat, zhgenjimet.

Ne nje takim falenderues qe realizuam ne Tirane, une, djali im Veronik Istrefaj dhe Ibrahim Hajdarmataj me Profesor Muratin, folem gjate per te rinjte, vizionin e tyre. Atij i pelqeu kaq shume fjalori sportive  dhe komunikimi i Veronikut,  ndaj i tha se mund te levronte dhe gazetarine sportive.

I hapi pak me shume kanatet e dritares qe kishte mundesuar pak kohe me pare mundesoi per Veronikun.

Rrezatimin e zemerdielltit e pashe te pasqyrohej nga ajo dritare e hapur prej tij ne syte plot jete te tim biri. Profesori diti ta ndeze driten e deshires se djalit ashtu thjesht, me fjale te zakonshme, me buzeqeshje,  plot drite miresie.

Profesor Murat Gecaj ka nderruar jete, por mua me duket se ende jeton.  Jeton ne  momentet e fiksuara te diplomimit te Veronikut, ne artikujt gazetareske  te tij,  artikuj qe zene faqet e para te gazetave sportive

Jeton ne cdo arritje te tim biri, jeton ne cdo mendim mirenjohes timin.

Po, po! Jeton! Madje, cdo here qe pergatis gatimin karakteristik te Lumes ( flija), instiktivisht me vjen mendimi ta ndaj disa copa, ti paketoj e t'ia jap Ibrahimit t'ia dergoje Profesorit ne shenje mirenjohjeje, si dikur.

Sa shpesh e kujtoj! Por kujtimet e vleresimet e mia jane pak, pothuajse asgje para miresise se tij. Pikerisht, ne ndertesen e miresise, per ne, per djalin tim, ka mbetur "hapur dritarja" nga ku buzeqesh zemerdiellti Murat Gecaj, duke na thekur dhimbjen per mungesen e tij fizike, por duke na drituar perjetesisht kujtimin per te!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora