E premte, 26.04.2024, 04:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Ballkani dhe Kosova në dy revista rumune

E hene, 01.12.2008, 01:06 PM


Baki Ymeri
Korrespondencë nga Bukureshti

 

Ballkani dhe Kosova në dy revista rumune

 

Nga Baki Ymeri

 

Revista Carmina Balcanica (Review of South-East European Spirituality and Culture), numrin e saj të parë (Nëntor/2008), e inauguron me një lëndë të pasur eseistike dhe poetike, duke i dhënë prioritet Kosovës letrare në vitin e pavarësisë. Kështu, në 204 faqet e kësaj tribune internacionale që del në formë libri, pas një numri të konsideruar eseshë mbi Ballkanin multikulturor, krahas 4 poetëve nga Bullgaria, 3 poetëve rumunë, një poeti serb dhe njërit boshnjak, prezanton 7 poetë shqiptarë, nga të cilët 6 nga Kosova: Edi Shukriu (Ligji i Hamurabit, Filigrani), Ibrahim Kadriu (Në veten e parë, Në tregun e gjësendeve të vjetra), Flora Brovina (Ekzod), Sali Bashota (Guri i dashurisë, Forma tjetër e dhembjes, Testament i bukur), Miradije Ramiqi (Allegro I, Pritja e ngjyrave, Një natë), Jeton Kelmendi (Në vend të fjalës, Fryma). Çdo autor prezantohet në gjuhën amtare dhe atë angleze.. Kryeredaktor i revistës është Dr. Mihaela Barbu nga Krajova e Oltenisë, ndërsa zëvendës/kryeredaktor poeti dhe eseisti Marius Chelaru nga Jashi i Moldovës (dashamir i kulturës shqiptare dhe autor parathëniesh dhe kronikash të panumërta për autorët tanë të rikënduar në gjuhën rumune). Konsultent specialist i kësaj reviste prestigjioze është Dr. Mircea Muthu (nga Universiteti Babesh-Bolyai i Kluzh-Napokës në Transilvani), i cili në medalionin

Ballina e Shqiptarit (2008)
a botuar në faqen e parë thekson: “Duke sjellë me vete gërshetimin e tri shtresave kulturore: arkaike, mesjetare dhe moderne, Jug-Lindja mund të ndihmojë Europën të përvetësojë të shkuarën dhe të rimodelojë projektet për ardhmëri”.

Në revistën Oglinda literara, drejtuar nga Gheorghe Neagu (Nr.83/2008), krahas prezantimit në gjuhën rumune të vargjeve të Flora Brovinës dhe Miradije Ramiqi, në kuadrin e rubrikës Nga Rugova në Bruksel rrugës së „shkuar në exil” të poezisë, Marilena Licã-Maºala boton intervistën me Jeton Kelmendin, poet dhe publicist kosovar me banim të përkohshëm në Belgjikë, anëtar i Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Europës. Rumania ka njerëzit e saj në Kosovë, ndërsa Kosova ka një biografi të bujshme të cilën duhet ta dijë edhe lexuesi i rëndomtë, pa marrë parasysh qëndrimet antikosovare të disa fantomave neokumuniste të mass/medias rumune (Ion Cristoiu, Razvan Voncu, Vladimir Alexe, Cristian Tudor Popescu, Adrian Paunescu, Corneliu Vadim Tudor, Adam Puslojiç, Victor Roncea etj.), të cilët me opinionet e tyre proserbe dhe proruse e kanë infektuar klasën politike, qeverinë dhe parlamentin. Në kuadrin e kësaj interviste, Jeton Kelmendi, ndër të tjerat thekson: “Dihet se vendet e Ballkanit kanë probleme të shumta me demokracinë, korrupsionin etj, por është me rëndësi se Ballkani është pjesë e Europës dhe është duke u integruar në Europën e Bashkuar. Shqiptarët dhe rumunët janë popuj të Ballkanit, por edhe kushërinj. Natyrisht se kanë shumë gjëra të përbashkëta. Kur vjen fjala për kufinjtë, çështja shqiptare deri në ditët e sotme ka mbetur pa u zgjidhë siç duhet, megjithatë, poezia për mua është diçka që kapërcen kufinjtë. Baki Ymeri është një krenari kombëtare që bënë shumë për shqiptarët dhe rumunët, duke i përkthyer në gjuhët e njëri/tjetrit, poetët më të mirë që kemi. Është normale që

Mirenjohje z. Arben Llalla
lexuesve rumunë tu pëlqejnë poezitë e poetëve shqiptarë, ngase ata dinë çka është poezi e mirë, prandaj edhe e pëlqejnë. Gjatë qëndrimit tim në Rumani jam ndjerë si në atdheun tim, ngase kam parë shumë gjëra të ngjashme me popullin tim. Ishte tepër e bukur, ngase aty kaluam një javë me kolegë nga vendet e ndryshme të Ballkanit e të botës, dhe u bëmë si një familje”.

 

Kosova dhe revista Shqiptari dedikuar Ditës seë Flamurit

 

Këto ditë e panë dritën e botimit në Bukuresht dy numra të revistës Albanezul/Shqiptari, dedikuar Ditës së Flamurit (nr. 121, i shtypur, dhe nr. 141, botim elektronik). U prezantuan me këtë rast fjala e ambasadorit të Shqipërisë në Bukuresht, Dashnor Dervishi, një shkrim i dr. Xhelku Maksutit mbi pavarësinë e Shqipërisë dhe shqiptarët e Rumanisë, me thekse të veçanta mbi 60 vjetorin e themelimit të Unionit Popullor të Shqiptarëve të Rumanisë (1948), mbi besnikërinë shqiptare ndaj interesave nacionale të Rumanisë në kohën e Mbretërisë (1881/1947), mbi matrapazllëqet e deputetes Oana Manolescu që ka zhvilluar kundër komunitetit duke gëlltitur 12 vjet me rradhë buxhetin qeveritar në emër të “minoritetit” shqiptar (1996/2008). U botua fjalimi i Ilia Dilo Sheperit me titull Shqipëria Hyjnore, disa poezi të Bardh Frangut dhe Jorgo S. Telos kushtuar Ditës së Flamurit, si dhe një kronikë me titullin Kush i ka fajet, ku bëhet fjalë për nevojën e intensifikimit të relacioneve ndërmjet Shqipërisë dhe Rumanisë për të krijuar opinion pozitiv lidhur me afirmimin e kulturës e të historisë shqiptare dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pala rumune, ndërsa redaksia e revistës Shqiptari i nderoi me Mirënjohje akademikun Grigore Brâncuº për afirmimin e gjuhësisë shqiptare në gjuhën rumune, analistin politik Tiberius Puiu për afirmimin e Kosovës në gjuhën rumune, ekonomistin Xhever Ymeri për stimulimin e kulturës shqiptare dhe historianin Arben Llalla për afirmimin e Çamërisë dhe pasurimin e kulturës shqiptare, duke i shpallur të gjithë Anëtar Nderi të revistës Albanezul. Po shtojmë me këtë rast faktin se këto ditë e kanë parë dritën e botimit në Bukuresht antologjitë Altri Mondi dhe Tensione sentimentale (me poetë shqiptarë e të huaj), vëllimi Drita e fjalëve e poetit kosovar Fatmir F.. Salihu, ndërsa këto ditë del në dritë edhe antologjia Ekzili i ëndrrave, me tre poetë të huaj dhe 10 poetë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora. Të tre antologjive u paraprin një prathënie brilante e poetit të famshëm, Visar Zhiti. Dhe ajo që është më me rëndësi në vigjilje të 10 vjetorit të bomradimeve të NATO-s kundër gjenocidit serb në Kosovë (1999/2009), gjatë këtij muaji pritet të dalë në Bukuresht edhe ditari i Besa Salihut nga Kosova, Pedepse divine/Ndëshkime hyjnore.

Mirenjohje z. Xhever Ymeri



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora