Mendime
Agron Shehaj: Jam në politikë për ju dhe për t’i shërbyer me nder interesit publik
E enjte, 29.04.2021, 08:09 PM
Agron Shehaj:
Dua
t’ju falenderoj sinqerisht të gjithë ju që votuat Partinë Demokratike në Tiranë
dhe veçanërisht në Njesinë 5 dhe 7, ku pata nderin të punoj bashkë me
demokratët. Mbi 9 mijë vota më shumë se në vitin 2017, në këto dy njesi, janë
një besim i madh për partinë tonë.
Si
çdo demokrat do dëshiroja që sot të kishim marrë mundësinë për të venë në jetë
angazhimet që morëm para gjithë shqiptarëve p?r t’u dhënë atyre një qeveri të
përgjegjshme që punon për njerëzit.
Por
vota juaj për Partinë Demokratike nuk është e humbur, ajo do të përfaqësohet
besnikërisht dhe me kurajo në Kuvendin e
Shqipërisë, që mbi të gjitha u
takon shqiptarëve të thjeshtë.
U
jam gjithashtu mirënjohës dhe ndihem përgjegjës ndaj të gjithë juve që shprehët
besim tek unë personalisht. Do ta tregoj me punë, çdo ditë, se jam në politikë
për ju dhe për t’i shërbyer me nder interesit publik.
Faleminderit!