Mendime
Kastriot Myftaraj: Përgjigje shqiptarit të rremë të Tetovës
E diele, 04.04.2021, 05:51 PM
Përgjigje shqiptarit të rremë të Tetovës, me prejardhje të qartë pakistaneze Sulejman Mehazi
Nga
Kastriot Myftaraj
Sulejman
Mehazi nga Tetova, i cili paraqitet si poet mistik, në 29 mars ka reaguar ndaj
statusit tim në Facebook të datës 28 mars “Ibrahimoviçi katolik, i cili
gabimisht u mirëprit në Prishtinë si vëlla musliman, tani po shahet si shkije
kafir (femohues)”.
Reagimin
e tij Mehazi e ka botuar në disa portale me titullin “Miu Kastriot Myftaraj dhe
devja inteligjente”. Gazeta “Bota Sot” e ka botuar me titullin e zbutur “Reagim
kriptoshqiptarit të Shqipërisë, Kastriot Myftarajt”. Nuk do të kishte qenë
problem edhe nëse do të kishin vënë titullin “poetik” të Mehazit.
Mehazi
e nis reagimin e tij me një gënjeshtër: “I nderuar Kastriot Myftaraj, ja e zëmë
se shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë Veriore janë turkë e arabë shqipfolës
e nuk dinë të flasin e shkruajnë shqip, po ti i Shqipërisë a di të shkruash
shqip?”
Unë
nuk kam thënë ndonjëherë se shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë Veriore janë
turq dhe arabë shqipfolës por kam thënë se ndër ta ka shumë turq dhe arabë
shqipfolës. Nëse do të kisha thënë atë gjë do të kisha fyer më së pari miqtë e
shumtë që kam ndër shqiptarët e këtyre trojeve. Dhe e siguroj këtë Mehazin se
unë kam më shumë miq edhe ndër shqiptarët e Maqedonisë Veriore sesa ka ai i
cili ka lindur dhe jeton atje. Unë i quaj si turq dhe arabë shqipfolës ata të
cilët, ta them shkurt, mendojnë turqisht dhe arabisht por flasin shqip. Të
tillë ka shumë edhe në Republikën e Shqipërisë. Sulejman Mehazi është shembull
i këtij lloj shqiptari të rremë. Veç krahasoni emrin dhe mbiemrin tim dhe të
atij. Unë kam lindur në një familje që u kthye me dhunë në Islam në kohën e
pushtimit Osman por që nuk i ushtroi ritualet fetare pas largimit të pushtuesve
osmanë. Mua më quajtën me emrin “Kastriot”, pra me një emër historik shqiptar.
Mbiemri im është turk “Myftaraj”, fjalë që tregon kryeplakun e katundit ose të
lagjes së qytetit.
Këtë
tjetrin e quajtën me një emër arabo-turk, “Sulejman”. Mbiemrin, “Mehazi” e ka
një fjalë në gjuhën urdu që është gjuha zyrtare në Pakistan. Fjala “mehaz” do
të thotë në urdu “asgjë më shumë se çka është përcaktuar”. Pra është një fjalë
juridiko-administrative, me gjasë. Por mund të jetë edhe e filozofisë islame.
Në shekujt XVIII-XIX, kur Britania e Madhe krijoi koloninë e saj indiane, ku
bënte pjesë edhe Pakistani i sotëm, shumë prej atyre muslimanëve që luftuan
kundër britanikëve emigruan në Imperinë Osmane, e cila një pjesë të tyre i
solli në Ballkan. Të parët e këtij Sulejmanit janë ngulitur në Tetovë.
Sulejmani është i vetëdijshëm për prejardhjen e tij por shtiret si shqiptar për
të siguruar përfitime, benefite.
Ky
Urduxhia më qorton se nuk e njoh gjuhën shqipe! Ja çka thotë ai:
“vet
titulli i shkrimit tuaj tregon se je kriptoshqiptar (shqiptar që në shtëpi flet
turqisht, serbisht, italisht, arabisht e jashtë shtëpisë me miq e në punë
shqip)”
Ironikisht
edhe në këto fjalë ka disa gabime që rëndom I bëjnë ata që e kanë shqipen gjuhë
të huaj. Kështu, ai shkruan “vet” për “vetë”. Në harkun e e pesë fjalëve më
drejtohet në fillim me “ju”, pastaj me “ti”. Gjithashtu Sulejmani parapëlqen të
përdorë dendur nyjen e përparme “e” që është ndikim sllav, në vend të fjalës
burimore shqipe “dhe”. Merret vesh është mësuar me sllavizma. Gjithashtu ai
përdor fjalën e huaj të panevojshme “kripto” në vend të shqipes “i fshehtë”.
Veç kjo fjali e tij është si thesi i miellit që sa herë t’ i biesh qet pluhur.
Ai shkruan “shqiptar që në shtëpi…” Për një mësues të gjuhës shqipe i cili ka
magjistruar në këtë gjuhë dhe madje e mban veten edhe si poet, përdorimi në
këtë mënyrë i fjalës “që” është ngathtësi në artikulim.
Dhe
ja sesi e vërteton Mehazi që unë nuk di shqip. Ai thotë:
“O
shqiptari ateist i Shqipërisë, po ju shkruani sikur me qenë turk apo arab, nuk
thuhet ‘shkije’, po shka: jo ‘tani po shahet si shkije kafir’, po ‘tani po
shahet si shka kafir’, o kriptoshqiptar i Shqipërisë!”
Pikësëpari
këtu më bën përshtypje se përse, kur Mehazi më qorton se nuk di ta përdor
fjalën “shka/shkije” në njëjës dhe në shumës, ai më quan “ateist”. Qartësisht
paska një lidhje mes përdorimit të fjalës “shka/shkije” dhe të qenurit fetar apo
ateist. Dhe merret vesh se lidhja është që me fjalën “shka/shkije”, muslimanët
shqipfolës quajnë sllavët e krishterë për dallim nga sllavët muslimanë që janë
vëllezër.
Të
mos njohësh hollësitë e ndryshimit të fjalës “shka/shkije” në njëjës dhe shumës
nuk do të thotë se nuk di gjuhën shqipe pasi kjo fjalë nuk është shqipe por
është krijuar nga shteti osman për të nxitur vëllazërimin e muslimanëve me
nacionalitet të ndryshëm në Ballkan, përkundër të krishterëve.
Që
fjala nuk është shqipe dhe ka hyrë artificialisht kuptohet nga fakti që në
numrin njëjës thuhet “shka” ndërsa shumësi bën “shkije” kur duhet të bënte
“shkaje”.
Mehazi
nuk e paska kuptuar ironinë time kur më qorton se nuk kam përdorur parafjalën
“me” kur kam shkruar se: “Me rastin që Ibrahimoviç erdhi dje në Prishtinë me
përfaqësuesen suedeze të futbollit e cila do të ndeshet Kosovën”
Për
këtë Mehazi më qorton se unë e përdor kundrinorin e shqipes si turk dhe arab.
Kjo s’ ka lidhje me turqishten dhe arabishten dhe unë këtë gjë e kam bërë vetëm
në këtë rast me qëllim. Sepse kam dashur të them që Suedia nuk do të ndeshej me
Kosovën por ndeshi Kosovën. Sepse, siç kam shpjeguar edhe në raste të tjera më
hollësisht, nuk ka shembull në botë që një shtet i ri të marrë emrin që i ka
vënë dikur pushtuesi. Parafjalën e kam
shmangur qëllimisht për efekt nënkuptimi.
Gjithashtu
Mehazi më qorton se:
“O
kriptoshqiptar i Shqipërisë, Kastriot Myftaraj, nuk shkruhet: ‘Të shumta janë
edhe ankesat në rrjetet shoqërore nga vëllazëria muslimane e Kosovës.’ po ‘nga
vëllazerit muslimane të Kosovës’, jo ‘se Ibrahimoviçi’, po, se Ibrahimoviqi, me
(q) e jo me (ç) jo ‘se Ibrahimoviçi është shkije tekefundit’, po ‘se
Ibrahimoviqi ështe shka tekefundit".
Unë
kam dashur të them pikërisht “vëllazëria muslimane e Kosovës”, që është
bashkësia e vëllezërve muslimanë atje. Dhe ironikisht Mehazi shkruan gabim
“vëllazërit” që nuk është as në gjuhën letrare as në dialekt, ku në gegërisht
bën “vllaznit”. Sa për atë që unë shkruaj “Ibrahimoviç” me “ç” dhe jo me “q” ka
një rregull gjuhësor që emrat e njerëzve duhen shkruar ashtu si janë në gjuhën
e prejardhjes së tyre. Gazetarët shqiptarë të Kosovës dikur i qortonin
gabimisht kolegët e tyre të Tiranës se këta shkruanin “Milosheviç”
(korrektësisht) dhe jo “Millosheviq”.
Në
fragmentin e mësipërm Mehazi shkruan tre herë gabimisht “po” në vend të “por”.
Meqënëse
ky Mehazi më ka quajtur “mi” po i bëj një pyetje. Meqenëse qenkemi miq në
Facebook, me kërkesën e tij të dikurshme, përse nuk ka paraqitur të dhëna për
moshën si unë. Unë i kam 54 vjeç, në tetor i mbush 55, sa vjeç i ka Mehazi?
Pyeta në Tetovë për këtë kureshti dhe më thanë se Mehazi e mban të fshehtë
moshën sepse e ka pasion që të flasë në
facebook me vajza të reja poetesha, pra është një horr virtual.