Mendime
Albert Zholi: Historia misterioze e Kanalit të Suezit
E diele, 04.04.2021, 05:37 PM
Historia nis kur Aleksandri i Madh mbërriti në 332 p.k me dëshirën të lidhte Detin e Kuq me Nilin përmes një rrjeti rrugësh ujore
Historia misterioze e
Kanalit të Suezit dhe anija “Ever Given”
Përgatiti
Albert Z. ZHOLI
Në
datën 30 mars 2021 anija e madhe me kontejnerë “Ever Given”që u bllokua para
një jave në kanalin e Suezit është zhvendosur dhe la të lirë rrugën detare. Një
lajm që lehtësoi botën. Një lajm që për një javë u bë sensacioni i ditës. Bota
e biznesit ishte në ankth. Lëvizja e anijes ishte një përpjekje e gjatë që
përfshiu varka tërheqëse dhe gërmuese për afro 6 ditë. Më në fund kanali, i
cili kalon nëpër Egjipt, hoqi stresin e mbarë tregëtisë botërore për një nga
rrugët më të ngarkuara tregtare. Tokëzimi i Ever Given – pjesë e flotës
Evergreen – do të thoshte që anijeve të tjera iu duhej të ridrejtoheshin rreth
Afrikës. “Ever Given” ishte bllokuar që nga e marta, në mënyrë diagonale, nëpër
kanal, duke penguar plotësisht rrugën ujore me gjerësi afërsisht 300 metra, një
nga më të ngarkuarat në botë. Kanali i Suezit, afërsisht 192 km i gjatë, dhe në
të kalon rreth 12% e tregtisë ndërkombëtare detare dhe çdo ditë që ndalet,
shkakton vonesa dhe kosto të konsiderueshme. Në total, gati 400 anije mbetën të
bllokuara në skajet dhe qendrën e kanalit që lidh Detin e Kuq me Detin Mesdhe.
Një rrugë alternative, ishte rreth Kepit të Shpresës së Mirë në skajin jugor të
Afrikës,por që rruga mund të zgjasë dy javë më shumë. Bllokimi i anijes Ever
Given në Kanalin e Suezit gjatë javës së kaluar ka prodhuar shumë lajme dhe ka
mahnitur botën, por në 15 vitet e para të jetës së saj – midis 1869 dhe 1884 –
tre mijë anije u vendosën në rrugën ujore që lidh Mesdheun me Azinë. Sipas
përllogaritjeve anija e bllokuar në kanalin e Suezit mbajti rreth 9.6 miliardë
Dollarë mallra çdo ditë. Lind pyetja: Kur filloi të ndërtohej ky kanal? Kush
ishin ideatorët dhe sa kohë zgjati ndërtimi? Çfarë ka ndryshuar në vite?
Suezi në fillimet e tij
Në
atë kohë, kanali ishte një pjesë e gjerësisë dhe thellësisë që është tani dhe
nga anijet do të kërkohej të prisnin që të tjerët të kalonin në gjire të
ndërtuara posaçërisht çdo rreth 10 kilometra. Një udhëtim tipik nga njëri skaj
i kanalit në tjetrin ishte 40 orë, katër herë më shumë se sot. Por anijet ishin më të ngadalta në vitin 1870
dhe nuk kishte aq shumë njerëz që porositnin mobilie dhe kafe me pako sa tani.
Ata ishin gjithashtu shumë më të vegjël se “Ever Given”, i cili peshon 220 mijë
ton dhe ka një gjatësi rreth 4000 metrash. Shikoni një hartë dhe është
relativisht e lehtë të shihni logjikën që bënë planifikuesit francezë në
koloninë e atëhershme të Egjiptit kur vendosën të gërmonin Kanalin e Suezit. Në
pikën e tij më të afërt, gjatësia e Suezit është vetëm 121 kilometra midis
Mesdheut dhe Detit të Kuq dhe është i mbushur me liqene që u përfshinë më vonë
në të. Para Suezit, anijet duhet të bënin udhëtimin e rrezikshëm rreth Afrikës
në mënyrë që të arrinin Azinë dhe tregjet e Lindjes së Largët. Nuk ishin
francezët që erdhën për herë të parë me idenë. Kanalet ishin gërmuar për të
lidhur liqenet në rajon që nga viti 1850 (Para Lindjes së Krishtit), madje
lidhnin Detin e Kuq me Nilin përmes një rrjeti rrugësh ujore në kohën kur
Aleksandri i Madh mbërriti në 332 (Para Lindjes së Krishtit). Kur Romakët
mbërritën në Egjipt dy shekuj më vonë, ata kishin një përpjekje për të zgjatur
kanalin, por, si në të kaluarën, ai kishte për qëllim të lehtësonte tregtinë
dhe transportin midis Deltës së Nilit dhe Detit të Kuq, në vend se të lidhte Mesdheun
me të dhe Oqeani Indian përtej. Çfarëdo që ishte ende në veprim në vitin 775
pas Krishtit u plotësua nga Kalifati Abasid. Megjithëse inxhinierët venecianë
dhe më vonë francezë diskutuan për ndërtimin e një kanali të ri deri në
shekullin e XVIII-të, në mënyrë që të sfidonin portugezët, holandezët dhe
anglezët në Lindjen e Largët, shumë pak u bë. Me ardhjen e Napoleon Bonapartës,
i cili gjatë kohës së qëndrimit në Egjipt shkoi për t’i vizituar mbetjet e
kanalit antik. Ideja e tij çoi në më shumë sondazhe dhe skema për një kanal në
vitet 1830 dhe 1850 derisa, në 1856, ajo u bë zyrtare, transmeton Telegrafi.
Një ndërmarrjeje franceze, Suez Canal Company, iu dha kanali për 99 vite me
qira për operim pasi ta kishte ndërtuar. Së pari, u shfrytëzuan punëtorë egjiptianë
dhe më vonë evropianë gjersa terreni sfidues nënkuptonte që projekti përfundoi
duke marrë kohë një dekadë dhe jo sesa ishte planifikuar – gjashtë vite. Më 17
nëntor 1869, Kanali i Suezit u hap zyrtarisht. Fillimisht, projekti ishte në
pronësi të francezëve dhe sunduesit të atëhershëm të Egjiptit, Said Pasha, por
gjashtë vjet më vonë, Egjipti, përballë vështirësive financiare, nxori në
shitje pjesën e tij të konsiderueshme. Kush i bleu menjëherë gjithë pjesën
egjiptiane? Natyrisht, britanikët.
Egjipti
vazhdoi të merrte vetëm përfitime financiare margjinale për rrugën ujore të
ndërtuar në territorin e saj deri në vitin 1956, kur Gamal Abdel Nasser
shtetëzoi Kanalin e Suezit. Gjatë krizës së Suezit, Izraeli pushtoi Sinai dhe
Britania e konsideroi pushtimin e Egjiptit, por u bind që të mos e bënte nga
SHBA-ja nën presidentin, Dëight Eisenhoëer, i cili kërcënoi britanikët me
ndëshkime financiare. Presidenti egjiptian Gamal Nasser shtetëzoi kanalin në
1956 dhe mbylli ngushticat e Tiranës për transportin izraelit, duke filluar
Krizën e Suezit. Shkurtimisht, Izraeli, Franca dhe Britania e Madhe shpikën një
plan për të rimarrë kontrollin e kanalit që përfshin një sulm izraelit që
partnerët evropianë do të përdorin për të justifikuar një mision për të ri-imponuar
stabilitetin në Lindjen e Mesme. Plani u shmang nga politikani kanadez, Lester
Pearson, i cili propozoi si një alternativë krijimin e forcës së parë
paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, për të ruajtur sigurinë në Kanalin e
Suezit. Mbeturinat nga konfliktet e vazhdueshme, përfshirë Luftën Yom Kippur të
vitit 1973, mund të shihen ende në skajet e kanalit, një kujtesë e gjatësive që
kanë kaluar kombet në përpjekjet për ta zotëruar atë. Që nga viti 2015, Kanali
i Suezit ka qenë një përparësi kryesore për regjimin e Abdel Fattah Al-Sisi, i
cili ka hedhur para në projektet e infrastrukturës dhe zgjerimin e kanalit.
Kanal artificial
Kanali
i Suezit është kanal artificial detar me një gjatësi prej 163 kilometra
ndërmjet Detit Mesdhe dhe Detit të Kuq, i cili ndanë kontinentin e Afrikës nga
kontinenti i Azisë dhe për këtë arsye është lidhja më e afërt detare në mes
hemisferës perëndimore dhe hemisferës lindore të Tokës.Kanali i Suezit ka
rëndësi të madhe strategjike për arsye se është rruga më e rëndësishme e tankerëve
detar për furnizimin e Evropës me naftën e Lindjes së Afërme.Kanali i Suezit
është hap në vitin 1869. Kanali e mban emrin e qytetit i cili ndodhet në këtë
regjion. Suez (në gj. arabe ????? ) është qytet-lima i
cili numron 497.000 banor. Gjindet në gjirin detar në Egjypt. Kryetari i
Egjyptit Gamal Abdel Naser e ka nacionalizuar kanalin në vitin 1956. Për këtë
shkak Franca, Anglia dhe Izraeli kanë
kryer invazionin në vitin 1956 ndaj Egjyptit. Në këtë konflikt ka pasur anije
të fundosura, dhe kanali ka qenë i mbyllur deri në prill të vitit 1957. OKB e
ka mbajtur neutral kanalin dhe rrafshnalten e Sinajit . Qyteti i Suezit ka qenë
krejtësisht i shkatërruar dhe i boshatisur për shkak të konfliktit
Arabo-Izraelit të vitit 1967. Në vitin 1975 kanali është rinovuar dhe është
hapur për komunikacion në vitin 1975.