E diele, 18.04.2021, 07:00 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Të mos abuzohet me "referendumin" në proces zgjedhor!

E enjte, 11.02.2021, 08:17 PM


Të mos abuzohet me "referendumin" në proces zgjedhor!

Shkruan: Florim Zeqa

Çdo thirrje dhe deklarim për referendum nga ana e disa liderëve partiak, është abuzim dhe shkelje e rendit kushtetues, të cilët për qëllim të fundit e kanë mashtrimin dhe hipnotizimin qytetarëve për grabitjen e votës.

Sa më shumë që po afrohet dita e zgjedhjeve, aq më i qartë po bëhet vullneti dhe përcaktimet partiake të qytetareve. Sa më afër ditës së zgjedhjeve, qytetarët po tregohen aq më të vendosur në rrugën evro-perëndimore të Kosovës.

Edhe përkundër numrit të madh të partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje, si asnjëherë më parë, në këto zgjedhje beteja politike do të bëhet mes ndryshimit dhe vazhdimësisë politike.

Madje disa subjekte dhe liderë partiakë këtë betejë politike po e konsiderojnë si referendum popullor! Mirëpo, kur e thonë këtë, duhet t'i kenë parasysh edhe rregullat e referendumit!

Ç'është referendumi!?

Referendumi është një instrument i ushtrimit të vullnetit politik të sovranit rreth një teme të caktuar politike që lidhet ngusht me sovranitetin apo rregullimin shoqëror të një vendi.

Referendumi është një instrument i demokracisë së drejtpërdrejtë, i cili nuk i lejon votuesit të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, por t'i përgjigjen pa ndërmjetës dhe pa asnjë ndikim një pyetjeje specifike me një "po" ose "jo" për një temë që diskutohet në kohën e caktuar.

Referendumi e ka edhe një rregull specifik, ku kërkohet kuorumi i pjesëmarrjes në votim (50% + 1 i atyre që kanë të drejtë vote), në të kundërtën konsiderohet i dështuar.

Çdo referendum popullor konsiderohet i suksesshëm dhe ligjërisht i pranueshëm nëse arrinë të krijojë mbështetjen e shumicës së qytetarëve të vendit, në të kundërtën përseri konsiderohet i dështuar!

Janë edhe disa rregulla themelore sesi arrihet deri tek referendumi, por meqë ne nuk e kemi të përcaktuar referendumin në Kushtetutë, paraprakisht kërkohen ndryshimet kushtetuese nga legjislativi, e tek pastaj të flitet për diçka të tillë.

Prandaj, çdo deklarim dhe propagandë politike për referendumin është mashtrim për qytetarët e vendit, abuzim dhe shkelje e rendit kushtetues.

Kësisoji, bazuar në deklarimet politike të Albin Kurtit për referendum dhe slloganit të LVVV-së gjatë fushatës, "Krejt dhe drejt", atehëre lirisht mund të themi se ky subjekt politik ndodhet në prag të suksesit por edhe të deshtimit të madh politik.

Bazuar në rendin kushtetues dhe rregullimit shtetërorë që kemi, atëherë LVVV-së apo listës 3V i duhet shumica e mbështetjes qytetare, në të kundërtën do të sfidohen nga shumica parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht, edhe si fitues potencial të zgjedhjeve mund të mbeten duarthatë, pa e shijuar pushtetin!

Kur kësaj t'i shtohen edhe deklarimet e liderit të LVVV-së, Albin Kurtit dhe vartëses se tij,  Vjosa Osmanit për moskoalicione paszgjedhore, atëherë kjo e bën edhe me sfiduese garen e tyre zgjedhore.

Refuzimi i përballjes në debate televizive i 3V-së me kandidatët e subjekteve tjera politike, perveq injorimit dhe nënvlerësimit të skajshëm të subjekteve tjera politike, e shpërfaq edhe tendencën e instalimit të një diktati të tmerrshëm politik.

Referendumi i proklamuar nga lideri i 3V-së dhe vartëses së tij, nuk është gjë tjetër veqse abuzim dhe lojë me fjalë për mashtrimin e qytetarëve, kur dihet qartë se, më 14 Shkurt nuk bëhet fjalë për Referendum, por vetëm për garë të jashtëzakonshme zgjedhore për pushtet.

Në anën tjetër, edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është duke abuzuar me garën zgjedhore, duke e proklamuar veten si president i ardhshëm i Kosovës.

Ngjashëm sikurse Albin Kurti me referendumin, edhe Ramush Haradinaj me presidentin do të jenë të detyruar ta respektojnë verdiktin e popullit pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.

Në rast se ndodhë me 14 shkurt, që Albini dhe Ramushi të fitojnë shumicën parlamentare, përkatësisht votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit të ri konsensual në Parlamentin e Kosovës, pa dyshim, rezultatet zgjedhore duhet të jenë të respektueshme nga të gjitha partitë politike pa dallim dhe anasjelltas, proklamuesit e referendumit duhet të respektojnë shumicën parlamentare në Kuvend.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Abas Fejzullahi: Lakmia!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora