Mendime
Xhemal Ahmeti: Lista e tmerrit
E diele, 17.01.2021, 05:31 PM
LISTAT E TMERRIT
Nga
Xhemal Ahmeti
Listën
më problematike e paska LVV: sekserê korporatash tê huaja e vendore të tokave,
ujit, antisemitë, wahabistê, albanofobë, mbështetës të terrorizmit, 10 të
penalizuar me aktgjykime, me vektor fallangash që i konkurrojnë shtetit me KQZ
- në e vetë paralele, ilegale, duke mashtruar njerëz perëndimit (thyerje
brutale ligjesh): një konglomerat figurash të dëshmuar si elementë antishtet,
antiligj dhe vartës ideologjish të errta. Pason PDK me lista tmerri, jo kaq
thellë, por njejtë. Ndër këta ka edhe emra, prezencên e tê cilëve mund ta shoh
si dështim moral e njerëzor duke lejuar të futen në lista tê tilla. E sipas
sondazheve këta do t'i fitojnë zgjedhjet. Nëse po, atëherë ai vend ka probleme
të rënda dhe nuk e shpëton kush më. Vetëm tek një shoqëri e traumatizuar rëndê
e nën narkozë janë lista të këtilla të mundshme. Tmerr.
________
ANTIMONISTE
Ne
që kemi jetuar në diktatura dhe kemi qenë viktima të të gjitha izmave të
mundshëm duhet të jemi korrekt dhe kur shohim rishfaqje të tendencave tê atilla
(parakomuniste, populiste, fashiste e monizma tjerë) së pari këtë duhet t'ua themi
vetë politikanëve qê eksperimentojnë me zjarre të tilla e pastaj edhe tjerëve
sa më zëshëm. Demokratura nuk dallon nga Dikatura vetëm për shkak të
formacionit ndryshe të shkronjave: këtë mund ta shihni në plotë vende të kësaj
bote. E shqiptarët besoj se këtyre ideologjive ua kanê dhënë haraçin mê shumë
se tjerët e rajonit.
_________
JO KËNGËS, POR PUNËS
THUAJA RINI
Kur
isha i ri shihja ëndrra se si i dëboja gjithë sllavët për një ditë në karpate.
Kur isha i ri krejt katundarët më dukeshin si miza saherë e mbaroja së lexuari
një libër [qoftë edhe «Djaloshi me dekoratë»]. Rini! floska «thuaja këngës
rini, bota është e jotja», nuk ka kuptimin e apelit për t'ia dhënë Njëshit
pushtetin mbi botën, por për ta zbuluar atë, botën, jetën. Gjë që implikon se
duhet t'a mësyni jetës për të mbledhur përvojë, për tu bërë të pjekur që kur tu
vijë radha të merrni timonin e shoqërisë mos dilni subjekte siç i keni këta që
i idhujoni apo i urreni. Madje po të isha me këto mend dhe me moshën tuaj as që
do merrja përgjegjësi në instalimin e sistemeve, çekani i të cilave u ka bërë
kështu të çorinetuar, viktima dhe gjah fallangash pushtetotpate. Mos e bëni
gabimin e gjeneratave paraprake se do të përfundoni edhe ju në gropën e këtij
depresioni masiv në të cilin gjendet shoqëria. Nëse votoni, atëherë bëjeni jo
duke u nis nga euforia e këngëve dhe origjive të partive me primatët mesianik,
por uluni dhe përpiqeni t'i barazpeshoni faktet; kush çka tha, çka bëri dhe aq
lehtë do të mund të dalloni demagogët nga ata që vërtetë përpiqen. Gjendjen
tuaj mund ta ndryshoni vetë, duke mos ec si ne dikur pas Titos, Enverit,
Stalinit e dreqit, por duke bërë paraprakisht veten.
_________
ANTONI DHE IBRAHIMI NË
KATEDRALE
Rugova
i denjë për sakramente Antoni jo? Duhet ta sqarojnë këtë pak më qartë primatët
e Kishës se ...për çka e kanë, respektivisht çka donë të thotë "padenjësi
sakramentale"!