Mendime
Anton Çetta e ka vendin në piedestalin më të lartë të kombit shqiptar
E enjte, 14.01.2021, 12:50 PM
Dr. Alma Lama:
Agjenden
e tyre po e diktojne pak e nga pak, hap pas hapi, institucion pas institucioni,
sic e kam paralajmeruar vite me pare. Te refuzohet vendosja e shtatores se
Anton Çetës ne sheshe publike per arsye fetare, sic po aludohet, eshte me shume
se turp.
Pajtuesi
i gjaqeve ne Kosove kurre nuk do te kishte besuar se do te vinte kjo dite.
Atdhetari, intelektuali dhe humanisti Anton Çeta e ka
vendin ne piedestalin me te larte te kombit shqiptar.
Sheshet
jane te vogla per vepren e tij.
Prof. Blerim Latifi:
Një
gjë duhet ta keni të qartë: ata që sot po e pengojnë vendosjen e shtatores së
Anton Çetës në Prishtinë, nesër kanë me kërku që të hiqen edhe shtatorja e Nënë
Terezës dhe ajo e Skënderbeut. Një kohë pata menduar se refuzimi për ta vendosur
Anton Çetën në oborrin e Institutit Albanologjik, ishte thjesht çështje inatesh
personale mes akademikësh. E kisha gabim.Ky refuzim ka thjesht dhe vetëm shkaqe
fetare. Anton Çetën po e refuzojnë sepse ishte katolik dhe për mendjet
anadollake përkatësia kombëtare e dikujt nuk ka kurfarë vlere para përkatësisë
fetare.Janë këto mendje që prej vitesh mundohen të depërtojnë me helmin e tyre
në gjithë jetën institucionale e kulturore të Kosovës, me qëllimin e vetëm që
këtë vend ta kthejnë edhe njëherë në një vilajet të mjerë, siç ishte për shekuj
me rradhë.
Studiuesi Gjon Keka:
Prof.
Anton Çetta e meriton të vendoset afër Gjergj Kastriotit -Skënderbeut,sepse të
dy kanë patur si qëllim pajtimin, bashkimin dhe vendosjen në dritë të popullit
tonë.
Misioni
i shumë paraardhësve tanë ishte që ta nxirrte popullin në dritë, në liri, në
tokën e drejtësisë dhe të së vërtetës së tij historike. Kështu i shërbeu
popullit edhe prof. Anton Çetta, duke u përpjekur t’i tregojë rrugën e kulturës
dhe të civilizimit, larg injorancës, primitivizmit, gjakmarrjes, hakmarrjes
etj.
Ndërsa
vetëm injorantët dhe dumbabistët bëhen gjithnjë pengesa të vendosjes së
statujës së këtyre figurave madhore në vendet e duhura, sepse ata nuk mund të
shikojnë me sy kombëtar, por me ato ideologjik-fetar, të cilët ushqehen nga
armiqtë e kombit tonë.
Shkrimtari Jusuf
Buxhovi:
ANTON
ÇETTËN NUK KA KUSH TA NDEROJË!
Kështu
ndodh në realitetin e "Fermës së kafshëve", ku identiteti historik,
kulturor dhe shpirtëror i thadruar ndër
shekuj saora fshihet nga ai i turmës pa kujtesë!...