Mendime
Luan Dibrani: Diaspora të votoj në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në shtetet perëndimore
E hene, 11.01.2021, 10:34 AM
Diaspora të votoj në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në shtetet perëndimore
Shkruan
Luan Asllan Dibrani
Shumë
qytetarë nga diaspora pritet të votojnë në zgjedhjet e parakohshme që mbahen më
14 shkurt 2021, edhe se kjo mundësi ishte dhe është shume e
cunguar dhe jo e avancuar
ligësisht nga institucionet e Kosovës..
Mërgatës
duhet t`i mundësohet që të votojë në misionet diplomatike të vendit, por një
gjë të tillë ia pamundëson ligji aktual për zgjedhjet, procedurat burokratike e
zbehin interesimin për pjesëmarrje te bashkatdhetarëve në votime edhe
zgjedhjet paraprake!!!
Mundësia
e tyre e vetme për të votuar është ajo përmes postës apo udhëtimeve te organizuar me autobus e mjete tejet të
kushtueshme dhe te vështirësuara.
Të
drejtën për t’u regjistruar si votues, në këto zgjedhe nuk e kanë edhe ata
qytetarë që nuk kanë shtetësinë e Kosovës, qe e kanë humbur me kushtëzime nga
shteti ku janë të strehuar.Nga ky prizëm
dihet se ka shumë qytetar qe janë te privuar nga e drejta për votim , me çka
është mirë qe KQZ-ja t’iu mundësoj votën
edhe kësaj kategorie të qytetareve në emigracion.
Qytetarët
e Kosovës që jetojnë jashtë vendit ankohen për vështirësitë që u dalin për të
votuar në këto zgjedhje të Kosovës,prandaj kërkojnë
të votojnë në ambasada dhe konsullata.
Po,
ky do të ishte avancim me i drejtë i votës se tyre .
Për
shkak të procedurave burokratike,në fakt mërgatës tonë i mohohet praktikisht e
drejta e votës nuk ka vullnet politik për votën e mërgatës, ka shumë premtime e
pak realizime.
Mos
të harrojmë që vota e diasporës e ka potencialin të ndërrojë komplet skenën
politike ne Kosovë.
Me
se miri këtë e treguan zgjedhjet paraprake me
keqpërdorimin , dhe maleverzimet qe u bën nga e
cila shkuan afër 6 muaj duke i numëruar e sternumruar votat për tip Fatmir
Limajt etej ! E për ta lehtësuar këtë proces,duhet t`u mundësohet votimi në
përfaqësitë diplomatike,është obligim i institucioneve të Kosovës që të gjejnë
mënyrën më të mirë e cila do t’ua mundësonte mërgimtarëve të votojnë në këto
zgjedhje ne emisionet diplomatike te Kosovës në shtetet e perëndimit.
Organizimet e këtij
procesit të votimit në misionet diplomatike të Kosovës, do të lehtësonte
shumë këtë proces për mërgimtarët dhe do të mundësonte pjesëmarrje më të madhe
të tyre në zgjedhje.
Republika
e Kosovës do të duhej që me urgjencë të bëjë ndryshimet dhe plotësimet e
nevojshme në legjislacionin zgjedhor dhe të mundësojë organizimin e procesit
zgjedhor në përfaqësitë diplomatike të domosdoshme.
Forma
paraprake për mes postes ishte e paarritshme nga se dihet se ne çfarë favori
gjendet sot posta e Kosovës në gjendje të Pandemisë.
KQZ
–ja duhet te bëjë ndryshime përmes Kuvendi të Kosovës, organi më i lartë dhe
përfaqësues legjislativ ai që është kompetent
për t’i bërë këto ndryshime.
Diaspora
Shqiptare duhet të jetë e regjistruar në KQZ, e cila do ishte konkurronte në zgjedhjet nacionale dhe lokale
me kandidatët e vet.
Organet
dhe institucionet qendrore të Kosovës nuk janë preokupuar fare me këtë projekt
delikat dhe me rendësi, as me
regjistrimin i popullsisë së fundit në Kosovë qe mbeti mjaft komplekse dhe
konfuze.
Në
regjistrimin e fundit të popullsisë në Kosovë ,ajo ngeli pa
miliona banorë që iu mohua, prandaj ajo po i kushton Kosovës edhe me
numër të përgjysmuar…
Sot”Diaspora
Shqiptare”sipas statistikave të lartshënuara ka me miliona njerëz jashtë vendi
pa kurrfarë përfaqësimi në organet e
Kosovës as në Parlamentin e Kosovës!?.
Por
me këtë politikë që ndiqet tani në
“Shtetin tonë te pavarur të Kosovës” së përgjakur dhe të shtrenjtë qe
e paguam ,ne të Diasporës. Prapë po ia
lëmë kohës se apo del ndonjë forcë politike t’u ndalë hovin “Qeverive paraprake të Kosovës”apo për ndryshe do ta qoj popullin edhe ma thellë në qorrsokak duke u
nxitur shpërngulja ,skamje dhe mjerimi…