E merkure, 27.01.2021, 04:37 PM (GMT)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Pse “po” paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme (4)

E premte, 27.11.2020, 08:37 PM


Pse “PO” paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme  (4)

NGA DR. NUHI VESELAJ

IV. PËRMBYSJA E MONIZMIT DHE PENGOJCËT ISTITUCIONALË

KUNDËR RIKTHIMIN TË PASKAJORES

NË STANDARDIN E SHQIPES SË NATYRSHME

-U vra vlera, u bë krim – nga padija, jo me qëllim?!

Sihyrje

Në fund të kreu të mëparshëm potencuam se gjuha letrare shqipe ose standardi gjuhësor kombëtar, edhe pse kryesisht mbi bazë të një dialekti, para e sidomos pas Kongresit të Drejtshkrimit 1972 para botës paraqitej konform si gjuhë shtetërore me standard të konsoliduar, por kur është fjala te përfaqësimi brenda për brenda vetë kombit shqipfolës, edhe pse institucionalisht paraqitej gjithçka pa telashe, megjithatë me propagandë e  euforizëm  nuk mund të fshiheshin e të mbaheshin mbyllur problemet. Ndërkohë, pas pëmbysjes së sistemit monist në Shqipëri edhe filluan me dalë gjithnjë e më haptazi çështje të pazgjidhur të gjuhës standarde. Si duket standardologët nuk kishin qenë të parapërgatur për shqyrtimin e zgjidhjen e çështjeve të tilla, andaj kur filloi me dalë shseshit  ndonjë propozim si çështja e paskajores së mirëfilltë, ajo u refuzua kategorikisht. Meqë rreth kërkesësës së paskajores në standard ndeshet edhe emri im, atëherë  rreth kërkesës për ripajisje të standardit me paskajore të mirëfilltë në njërën anë dhe rreth disa pengesave institucionale kundër në anën tjetër, duke u mbështeteur në radhë të parë në pëvojën dhe ballfaqim-përjetimin vetjak do rrëfehem tash fill.

Ç’është e vërteta, derisa ishim nën atmosferën e entuziazmit të para e pas Kongresit të Drejtshkrimit 1972, si shumë të tjerë edhe unë isha argat militant i përqafimit të standardit, madje pa asnjë vërejtje, kuptohet edhe me kusht të zhdukjes pa dhimbje të paskajores në të folurit standard, por në nënvetëdije kisha rezerve paqartësie vetëm lidhur me veprat klasike të krjimtarinë së mëparshme  letrare,.

Sidoqoftë, në këtë vijë të braktisjes së paskajores sa isha aktiv pohoj se fillimisht  pata shpikur devizën: “Fol shqipo fol me mend paskoren mos e përmend“, dhe për t’i mbyllur gojën gjithkujt që mund të pëshpëriste ndonjë rezervë ndaj standardit e konkretisht për mungesën e paskajores që të isha edhe më i fortë si gardian i kështjellës së standardit të gjuhës së njisuar kombëtare vendosa të pajisem më tej me armën e dijes, me përvetësimin sa më në hollësi të përmbajtjeve të shtyllave kryesore të standardi të ri që fatlumnisht i kishim të libërtuara edhe te ne, siç ishin: drejtshkrimi, fjalori normativ dhe gramatika , natyrisht të shoqëruara me material ndihmës. Mirëpo, gjatë studim-meditimit të teksteve të tilla dhe në ballfaqim me realitetin dhe me literaturën profesionale përkatëse që e konsultoja, ndërkohë u binda se ato shtylla: drejtshkrimi, gramatika dhe fjalori, pa u krahasuar me ish-normën mbi bazë të gegnishtes që e respektonim deri atëherë, jo vetëm nuk ishin më të përkryera siç i imagjinoja, ashtu si edhe propagandoheshin, por kishin zbaztësi, mospërputhje e paqartësi të dukshme si brendapërbrenda vetvetes ashtu edhe në krahasim me njëra-tjetrën. Madje, në këtë vazhdë ndërkohë, ndër të tjera u binda se lufta për zhdukjen e paskajores ishte tepër e dëmshme, jo vetëm pse ajo na konfrontonte me realitetin, ne masën tonë që ne idealisht i shërbenim, por ishte e dëmshme se na e kufizonte të shprehurit që e kishim fituar nga familja dhe literatura jonë gjuhësore kulturo-historike që aq shumë e adhuronim, ndërsa tashti vetëm me të folmen tosknishte bazë që na ofronte normëzimi edhe pse e përkrahnim me mish e shpirt deri në hiperbolizim, kishim vështirësi të gjindeshim si duhet pa idiomat tona me paskajore deri edhe në një muhabet ode. Dhe pikërisht rreth zëvendësimit të koncepteve të paskajores, që në të vërtetë ishte filldyshimi im ndaj normës së përkryer, andaj dhe hasja në pengesa sistemore. Kuptohet, më duhej esëllim se nuk e kisha lehtë me vetveten që nga një militant entuziast ekstrem kundër me kalue në heshtak, madje ndërkohë edhe si mbrojtës aktiv i paskajores së mirëfilltë përfshirë në shqipen e natyrshme dhe standardin e saj, siç edhe do të kontribuoj, por edhe të pësoj vetë me ndërrim imazhi nga shokët bashkëpunëtorë  në bashkëvepriom.

Në të vërtetë, në qaste esëllimi më erdhi përshtatshëm një fakt që edhe dikush tjetër prej tanëve botërisht kishte hapur gojë në të mirë të paskajores së mirëfilltë në standard. E këta ishin dy profesorë tanë të rinj, që ishin edhe në korrent me Qendrën. Prof. Rexhep Ismajli,ishte i pari, i cili në një shkrim, veç tjerash guximtarisht theksonte se “mos përfshirja e trajtës së tillë (paskajores) në gjuhën letrare të standardizuar paraqet pos tjerash problem të madh për kulturën tonë...”. Ndërkaq i dyti, ishte prof. Fadil Sulejmani, i cili mjaft haptazi kishte shprehur kërkesën që: “të ngrihet në normën letrare në gjuhën e sotme shqipe edhe paskajorja e ish-variantit letrar gegë”. Nuk dimë pati apo jo polemizues të tjerë përkrahës standardi që kërkonin përplotësimin e tij me paskajore, por e dimë se polemikat e këtyre të dyve nga standardologët e Tiranës, por edhe nga dikush nga Prishtina nuk u përfillen fare, u quajtën diskutime të dëmshme, sepse po hapnin punë.

Ç’është e vërteta, duke i krahasuar argumentat që përkapja nga realiteti dhe i kisha idejuar m’u mbush mendja se diskutuesit nuk kishin shprehur mjaft fakte bindëse për rikthimin e paskajores në standard, prandaj fillova me tubue prova të reja, por edhe me specifikue të dhëna plus, sipas nënfushave semantike, të cilat besoja se ishin aq bindëse sa që diskutimet nuk do të hapnin, por do të ndreqnin“punë”, do ta bënin punë të kryer e të përkryer pa zvarritje riintegrimin e paskajores në standard, duke mos e llogaritur më si çështje të hapur(!).

Kështu pas një përgatitjeje relative, fillova me hapë gojë edhe unë në të mirë të rikthimit të paskajores në standardin e gjuhës shqipe, për nënfusha të caktuara të pambuluara mirë, ose fare me mjete të standardit në fuqi. Meqë vlerësimin tonë rreth paskajores së mirëfilltë e kam shprehur në disa trajtesa e libra që tashmë edhe janë të publikuara, qoftë edhe në faqe interneti, këtu në këtë sihyrje po i përsëris nja katër tema jo aq të trajtuara më parë, nën titujt e të cilave do të shtjellohettërë lënda në këtë krye:

E para, vendi i paskajores së mirëfilltë në gjuhët që e posedojnë dhe të ringjallurit e saj  për standardin e shqipes së natyrshme.

E dyta, vërejmë keqkuptim konceptimi të kodit të sapoformëzuar gjuhësor që në start hartuar mbi bazë kriteresh të imponuara jashtëgjuhësore.

E treta vërejmë vlerëmohimin institucional zyrtar konkretisht kundër paskajores dhe

E katërta, pohojmë me shembuj vendin dinjitoz të paskajores së mohuar në kuadër të fjalive dhe të sifjalive brenda sintaksës së gjuhës shqipe.

(I) Vendi i paskajores në gjuhët që e kanë dhe përpjekje për rikthimin e saj në shqipen e natyrshme pas rënies së monizmit

Paskajorja e mirëfilltë e shqipes pas përmbysjes së monizmit, pothuajse filloi me u ringjallë si një feniks jo aq nga hini i i djegur nga përjashtimi i standardit të proklamuar i gjuhës shqipe, nga trshëgëmia historike dhe veprat shumë cilësore nga periudha jo aq e largët, por aq me tëpër u ringjall nga hiri shpirtëror, nga arti i të folmes gjalluese të masës së gjerë nën hijen e standardit aktual.

Sidoqoftë, në mënyrë që për lexuesin të jetë sa më i qartë si asfiksimi goditës arbitrar kundër paskajores nga keqkuptuesit  adhurues të standardit të ri mbi bazë të toskërishtes, ashtu  edhe përpjekja për rikthimin e kësaj forme në shqipen tonë të natyrshme, po theksoj faktin tashmë të njohur shkencërisht se gjuhët që kanë paskajore, siç ishte edhe shqipja nën standardin e mëparshëm të shqipes mbi bazë të gegnishtes, karakterizohen si gjuhë të zhvilluara me koncept të dalluar abstraksioni. Ky tipar abstraksioni në ish standardin e gjuhës ashtu si edhe aktualisht në gjuhën tonë të folur nën hije standardi, mund të vërehet lehtë nga krahasimi i trajtave përfaqësuese mes paskajores së mirëfilltë me qenë, me jetue, me punue ndaj trajtave të pakontestuara standarde të mënyrës dëftore jam, jetoj, punoj, përkatësisht të lidhores të jem, të jetoj. të punoj.

Kështu, ndërsa forma e paskajores, me qenë, me jetue, me punue duke qenë formë pa numër, kohë e vetë të fiksuar, por që nënkupton konkretisht tetë vetat e foljes përkatëse dhe kështu si koncept infiniti ndërlidhet me të qenët ontologjik si kategori filozofike që nënkupton realisht e figurativisht të kaluaren, të tashmen dhe të ardhmen pa fiksafatëzim, ndërkaq njëjësi i trajtave jam, jetoj, punoj pasqyron momentalisht realitetin individual si ekzistencë e së tashmes konkrete, kurse lidhoret të jem, të jetoj, të punoj, tregojnë lidhshmërinë e kësaj ekzistence me të ardhmen zakonisht të përcaktuar momentale si e tashmja e dëftores po sipas vetës së parë, po me zhvillim dhe në veta të tjera veç e veç, njëjës e shumës, apo jo? Sido që të jetë, paskajorja (infinitivi), qoftë si mënyrë, qoftë si formë, në gjuhët ku është përftuar, ashtu si edhe në shqipe, shërben si themel i sistemit foljor të asaj gjuhe, por pa u larguar konceptualisht as nga sistemi emëror i të qenët (qenia), i të jetuarit (jeta),të punuarit (puna), prandaj infinitivi funksionalisht konsiderohet edhe mënyrë po edhe formë themelore e gjuhës përkatëse, pra po këtë tipar karakteristik, që e ka pasur dhe e ka në fakt paskajorja e mirëfilltë me+pjesore duhet ta ruajë si perlë gjuha jonë, e cila (paskajorja e mirëfilltë) fatkeqësisht që shpallur jashtë standardi pa u gjykua drejt funksioni dhe roli i saj në kompleksin shprehjesor dhe autonom që ka kjo njësi e gjallë gramatikore në gjuhën globale shqipe.

Sidoqoftë, kjo që e thamë duhet të mbahet mend, sepse kjo na ndihmon me kuptue të vërtetën, ngase paskajorja e mirëfilltë me+pjesore e shkurtë  edhe pse e përjashtuar nga standardi tashmë 50-70 vjet, ajo faktikisht, rroi e veproi siç rron e vepron edhe sot, madje e rigjallëruar si realitet inkluzivisht në gjuhën tonë, madje qëndron në njëfare mënyre si rregullatore nën hije edhe brenda standardit, i cili  për shkak miopie ende nuk e njeh apo nuk e pranon (!), ndonëse qëniesia e saj si fakt është e vërtetueshme nëpërdukshëm edhe me pohime shkencore. Këtë e kemi vërtetuar edhe ne paksa në shkrime më përpara (Paskajorja dhe standardizimi... f. 36.), por do ta vërtetojmë edhe në këtë punim.

Në të vërtetë, paskajorja i nevojitet shqipes standarde, sepse siç ka ndikuar më parë  dhe po ndikon inkluzivisht e ekskluzivisht edhe sot në formëzimin e formave të ndryshme të të shprehurit me gojë e me shkrim dhe për ndërtime strukturore të sistemit emëror brenda vetë shqipes letrare (standarde) kombëtare dhe sidomos në struktura fjalish e sifjalish. Jo vetëm kaq, por në këtë kontekst mjafton të kujtohet fakti se konceptet e paskajores së mirëfilltë me + pjesore në gjuhën e sotme standarde nuk kanë mundur dhe nuk po munden me u mbulue konsiderueshëm, jo vetëm me një, po as me disa mjete të standardit të sotëm, fakt i vërtetetuar nga jeta dhe i konstatuar edhe nga disa nga studiuesit tanë, të cilët kanë bërë e po bëjnë përpjekje lidhur me zbardhjen e kësaj dukurie. Edhe për këtë më hollësisht në kreun vijues të këtij punimi.

Kjo është arsyeja që disa studiues tani të vetëdijësuar pa zvarritje po kërkojnë menjëhershmërisht me rikthye paskajoren në standard, por disa të tjerët, sikapës të standardit të sotëm, robë të standardit ngecës për këtë pikë të skaduar, apo rob të pa përvojës  po veprojnë si pengues në këtë drejtim. Kështu po përpiqen me çdo kusht, si në kohë të monizmit, me gjetë ose me i përsëritë disa forma barasvlerësie gjegjëse kinse të plota për me dëshmue, se standardi i sotëm ka mjaft mjete për me i mbulue plotësisht të gjitha konceptet e paskajores, andaj, sipas tyre, rikthimi i saj në standard konsiderohet fare i panevojshëm, madje që absurdi si paradoks të jetë edhe më madh ky rikthim po kualifikohet si shumë i dëmshëm, shkatërrimtar për standardin e sotëm të shqipes së natyrshme kombëtare. Të jemi më të qartë në teatër e në politikë, në vend të origjinalit mund të përdoret kipci, i cili mund ra luajë rolin shkëlqyeshëm, por assesi nuk do të thotë se duhet zhdukur i vërteti, artisti i njohuir me famë, apo jo?!

Mjerisht, paskajorefobët e tillë me broçkulla e trille të tilla po zvarrisin zgjidhjen e domosodshme të menjëhershme të paskajores në standard. Së këtejmi edhe pse nuk po munden me gjetë barasvlerës të tillë ata nuk po duan me pranue se përjashtimi i paskajores së mirëfilltë nga standardi allapartizançe ishte vërtet gabim fatal i shkaktuar me veprime të pamatura ndoshta të nxitur nga jashtë, apo rastësisht edhe nga brenda smirëzisht, duke shfrytëzuar pa të drejtë edhe   ashtuquajturin: “shenjim politik” (cekur nga studiuesi A. Vehbiu). Dhe si pasojë, për çudi e përçmuan dhe po vazhdojnë ta përçmojnë tej mase edhe sot paskajoren e mirëfiltë dhe me një sjellje të tillë nuk po i bëjnë mirë as vetvetes as zgjidhjes së çështjes. Sidoqoftë, ata me përpjekjet e tyre hulumtuese për të gjetur ose për të sajuar sinonime sa më barasvlerëse mbështetur në strukturat e shqipes së sotme nuk kanë bërë keq pse u përpoqen me gjetë përgjegjës sa më të suksesshëm, po sa ia kanë arritur le të vlerësohet.

Po cilat janë ato forma të ligjshme gjoja barasvlerëse, të cilat në raste vërtet janë paraqitur si sinonime të pranueshme, apo jo, do t’i paraqitim në kreun vijues, pasi këtu paraprakisht të sqarojmë disa keqkuptime që po na imponohen dhe kërkojnë trajtime të domosdoshme, siç është keqkuptimi i kodit standard gjuhësor,  ku ndërlidhet silueta nga dukuritë e së kaluarës, siç janë: lufta e klasave, thjeshtëzimi shabllon dhe subjektivizmi i tepruar, kritere këto nga të cilat, si duket, ishte dhe ende qëndron e prekur rëndë paskajorja.

(II) Keqkuptimi i kodit gjuhësor si dhe imponimi i kriterit politik rreth përzgjedhjes

së standardit, logjika e luftës së klasave, thjeshtëzimit dhe subjektivizmi  - si kretere shabllone të dëmshme

Siç po shihet nga formulimi i këtij nëntitulli kuptohet se këtu trajtohen këto katër tema: e para,  çështja kuptim-keqkuptim rreth nocionit kod i përbashkët gjuhësor; e dyta, logjika e luftës së klasave si kriter dëmtues, e treta thjeshtësmi shabllon si arsye absurde për zhdukjen e paskajores dhe e katërta, subjektivizimi i tepruar si kriter për nënvlerësimit i vlerës së të vërtetës mbi paskajoren.

1) Rreth keqkuptimit të nocionit: kod unik i shqipes së përbashkët

Si duket jo vetëm fillimisht, kur allapartizançe u manipulua me standardin, kur u rrëzua gegenishtja dhe u denua me zhdukje paskajorja, por edhe në vijim deri edhe pas vendimeve të Kongresit të Drejtshkrimit (1972) koncepti i kodit unik të gjuhës së përbashkët shqipe nuk ka qenë i qartë, për shumicën e studiuesve standardistë e të mos flasim për firmëtarët e Rezolutës së Kongresit si dhe për milirtantët adhurues fanatikë të flaktë,të standardit , siç isha edhe vet, ngase si duket disa faktorëve aktivë që në start u ka munguar përvoja e profesionalizmi i profilizimit të standardologut. Ne lidhur me këtë e shohim të arsyeshme që të rikujtojmë faktin se në veprën Drejt standardizimit të gjuhës shqipe (2015) në Dy fjalë lexuesit pas studimit përkatës të kësaj problematike,lidhur me këtë pikë, ndër të tjera, kemi shprehur mendimin se:

Ne, ende nuk i zotërojmë mirë disa nga rregullsitë themelore të tri shtyllave bazë të andardit të sotëm të gjuhës sonë, siç janë: drejtshkrimi, gramatika dhe leksiku normativ, sepse në to hasim çështje jo të qartësuara mirë ose që kanë mbetur të diskutueshme që nga starti, ...madje edhe disa profesionistë tanë nuk e kishin apo edhe sot nuk e kanë të qartë raportin trishkallësh të kodit ose të normës gjuhësore kombëtare, e cila ka të bëjë, së pari, me respektimin e kodit  të gjuhës së natyrshme globale, vlerat e këtij kodi assesi nuk bën të rrezikohen, së dyti, me kodin pragmatik situator dhe së treti, me kodin ose normën e gjuhës standarde (zyrtare).

Theksojmë se secila normë-kod në komunikim e ka rolin dhe rëndësinë e vet. Dy të parat janë norma të natyrshme, ngase, e para, si krijim ndër shekuj shpreh tipizimin e formëzuar  atavikisht si identitet brenda grupi gjuhësh. Ndërkaq e dyta ka invencion, ngase kemi të bëjmë me një kompleks normash, si është edhe norma stilistike, ajo e situatës etj., ndërsa e treta është normë artificiale që duhet të jetë sa më e natyrshme në harmoni me kornizat e dy kodeve të para, e cila krijohet nga ekspertët dhe shërben si variant përfaqësues i gjuhës zyrtare kombëtare. Kjo e fundit për me qenë sa më funksionale, si gjuhë vendi (administrative), gjuhë shkolle, gjithsesi gjuhë shtetërore, kuptohet nën hije të normës globale dhe asaj inventive pragmatike të situatës, ka edhe detyrim që me rregulla udhëheqëse, drejtuese e udhëzuese, të cilat duhet të mësohen dhe të respektohen si kod për hir të interesit shoqëror, shtetëror e kombëtar, të përfshijë të gjitha vlerat kryesore gjuhësore, duke pasur parasysh si shtrirjen gjeografike horizontale, ashtu edhe vertikalen tradicionale historike të kulturës gjuhësore kombëtare.

Me fjalë të tjera i mëshojmë së vërtetës se, tipari kryesor i kodit- standard është me qenë mbidialektor, duke përfshirë, pra brenda rregullave të shtyllave të veta vlerat kryesore të dialekteve e të të folmeve që i përfaqëson. Kjo kërkesë mjeshtërisht duhet të gërshetohet nga ekspertët standardologë në raportin: gjuhë e natyrshme kombëtare/ gjuhë standarde e përzgjedhur kombëtare –gjithsesi të latuara e të përpunuara mjershtërish dhe sa më natyrshëm.

Në përputhje me atë që u tha, lind pyetja: kur paskajorja e mirëfilltë e shqipes, temë e punimit tonë, siç dihet që nga fillet e identifikimit të gjuhës sonë  së natyrshme globale  dhe në të në të gjitha situatat kudo në trevat shqipfolëse ishte e pranishme organikisht, madje kishte edhe gjallëri përdorimi kontruktiv pragmatikkisht në të dy dialektet, atëherë kush ka faj pse nuk del e integruar në standardin e shqipes së sotme? Vallë,  ka faje ajo pse gjallonte dhe ekziston apo duhet kërkuar përgjegjësi tek standardistët tanë, pse ajo ka mbetur e pastandardizuar. Mos vallë, për shkak të faktorëve politikë, të doktrinës së luffës së klasave? Për shkak thjeshtëzimi shabllon gjuhësor?  Për shkaqe të tjera  subjektiviste apo mbase për të githa këto që ishin sprova të politikës së ditës dhe të papërvojës ose të pamundësisë së klasës sonë intelektuale kulturore profesionale kombëtare të vepronin shlirshëm në periudhën e caktuar, apo jo?

2) Paskajorja e mirëfilltë gege viktimë e kriterit doktrinor të politikës së ditës

Pikërisht rreth anomalive që u diskutuan nga fundi i nëntitullit të mësipërm në shtjellimin tonë tani do t’i kemi paksa në trajtim që të tri kriteret, duke theksuar ndonjë nga shkaqet për viktimizimn e paskajores: luftën e klasave me ndikim edhe nga jashtë, kriterin e thjeshtëzimit si shabllon dhe subjektivizmi si kriter direktivash ndaj objektivitetit nga studiuesit tanë të kohës.

a) Paskajorja viktimë e veprimit allapartizançe stimuluar nga jashtë

Ndonëse, për ndikimin e luftës së klasave si kriter lidhur me menjanimin e paskajores këtu nuk flas konkretisht, ngase nuk ka qenë vetëm ky shkak, por ka parasysh një komples shkaqesh. Lus lexuesin e nderuar që për ta pasur më të qartë këtë kompleks çështjesh, paraprakisht ta konsultojë një punim tonin me titull: Shkaqet subjektive dhe objektive për mosfavorozimin e formës së paskajores së mirëfilltë”, botuar në veprën Paskajorja  çështje e shqipes standartde,  Pr. 2000,  kreu II, f. 27-44, ndërsa tani do të përmend asociacionisht nga një këndvështrim tjetër të vërtetën se plandosja e  paskajores së mirëfilltë si edhe e tërë standardit mbi bazë gegnishte pati ndodhur allapartizançe, duke e pasur në prani faktin e ndodhjes nën hijen e luftës së klasave më 1945-1948, luftë kjo,e përqafuar indoktrinisht, por rasti i paskajores, qoftë nga padija, qoftë nga ndonjë smirë thjeshtë e fanatizmit primitiv kishte pësuar, siç më qan zemra edhe sot, edhe si pasojë e një sherri tjetër si tendencë, ndikuar e nxitur nga jashtë. Për mendimin tonë nuk ishte vetëm ndonjë alergji primitive patologjike e dobësisë njerëzore kundër gegnishtes katolike me paskajore apo vetëm kopjim yrrneku nga greqishtja e re, e cila, siç thuhet, kryesisht me shprehje të mënyrës lidhore kishte zëvendësuar nga gjuha e vjetër protogrekohylline(!) me dhjeta paskajore (Sh. Demiraj), deri sa e formëzoi rijogreqishten, por, siç ma ndjen zemra intuitivisht, sherr-shkaku mund të ketë qenë edhe më i thellë. Kështu themi se asokohe pas LDB në Shqipëri, pikërisht andej nga Jugu, siç kam lexuar nga shtypi jugosllav (serb), veç të tjerave si ndihmë “vëllezërore”, në atë fill çlirimi, ishin dërguar afro 80 kuadro intelektualë serbë këshilltarë, ndër të cilët mbi 40 mësues të rryer, të cilët gjithsesi ishin të interesuar për ngritjen dhe forcimin e miqësisë me elementin ortodoks dhe të gjuhës së tyre toske, me rrënjë lashtosllave (serbe!) e ndryshuar (ndërkohë në gjuhë shkipoabaneze(!), duke nxitur kështu, siç kishin bërë më parë me ortodoksët në Maqedoni, sadopak urrejtje primitive ndaj gegnishtes zogulliane e katolike, të ashtuquajtur gjuhë e pavarësisë, duke shenjuar për të keq: priftat reaksionarë të Shkodrës (arrë e fortë për gëlltitësit sllavo-ortodoksë), e gjithkëndej gegnisë dhe Kosovës, ku 100 për qind ishin shkipo-gegë përkrahës e simpatizues të Shqipnisë etnike (fashiste!), edhe pse edhe këta me prejardhje të lashtë serbe(!), të cilët Turqia “me zor” i kishte poshkipuar(!), siç theksohet në veprën e M. Milojeviqit (1871-1873), i cili përçudi që atëherë në sifjalorthin e tij shqip-serbisht mbi 300 fjalësh më shumë shënoi fjalë nga Jugu pa paskajore, sepse shkipët e Serbisë së Vërtetë (Kosovës) e Maqedonisë) i konsdideronte serbë të vërtetë, të cilët do t’i ktheheshin ashtu kështu fesë e gjuhës së vjetër, do të serbizoheshin. Dhe në anën tjetër dihej se në atë kohë, pas LDB  politikisht të shkriftë, naivisht e shtetërisht në rutinë fryhej urrejtja ndaj ish regjimit feudo-borgjez zogullian, me gjuhën e tij malokçe (me paskajore), mbi bazë elbasanishte, madje si e tillë e sforcuar nga fashizmi italian dhe nazizmi gjerman, ishte shtrirë me shumë sukses Tokat e Lirueme nga Kralevina jugosllave, të cilat tani u rikthyen vullnetarisht nën sundimin e vëllezërve të armëve, andaj atëbotë vërtet ishte krijuar një atmosferë joshëse për aleatët e tillë, që gegët e ligshtuar politikisht, tashti edhe me gjuhën pa prestigjin zyrtar pa paskajore ashtu si edhe kosovarët e shqiptarët gjithkëndej pa përkrahje, do të gjunjëzoheshin më lehtë si ndaj sllavëve e sllavishtes ashtu edhe ndaj toskë partiashëve sundimtarë edhe me regjimin gjuhësor dhe kështu do të jenë më të disiplinuar në nënshtrim, apo jo?! Siç lexova nga një shkrim i Kastriot Myftaraj  në të njëtën mënyrë (mision) kishin vepruar kundër gegnishtes e paskajores  në dobi të këtij regjimi gjuhësor edhe KGB-istët rusë (sovjetikë).

Sido që të ketë qenë, në këtë kapërcyell kohor dinamik, fill pas LDB-së siç mbaj mend, krerët tanë çlirimtarë si aleatë ushtarako-ideologjik lindorë me jugosllavë e rusë nga pikëpamja kulturo-gjuhësore, pos urrejtjes ndaj veriorëve  përkrahës të qeverisë zogulliane feudokapitaliste dhe pushtuesve fashisto-italianë e nazisto-gjerman (Duçe-Hitler), të cilët, si europiano-perëndimorë së paku nuk penguan popullatën shqiptare që në Tokat e Lirueme nga Kralevina jugosllave, siç ishte edhe Kosova,  të frymonin shqipo-shqiptarisht, ndërsa, aleatët e rinj lindorë si serbo-rusë bashkëçlirimtarë, popullit shqiptar në vend të kulturës arsimore i sollën kulturë politike demagogjike e bashkë me të si komunistë edhe logjikën e luftës së klasave dhe të urrejtjes klasore. Së këndejmi pushteti i ri futi në shënjestër ndryshime rrënjësore edhe në fushën e kulturës-gjuhësore, duke zëvendësuar standardin zyrtar me paskajore me standardin e ri pa paskajore të mirëfilltë, e cila (gegnishtja me paskajore) edhe u përçmua  edhe në vazhdimësi propagandisht si diçka e klasës së vjetër, si një virus që duhej luftuar deri në asgjasim, sepse pengonte instalimin si në vaj të standardit të rij gjuhësor, apo jo?! Një qëndrim i tillë, u vazhdua, siç do të shohim pa zvogëlim trysnie, pa ndërprerë, saqë vërtet solli luftën deri në shuarjen e saj (paskajores) nga standardi, luftë apo kundërshtimrezistues  ky  nga disa zyrtarë institucional ende po vazhdon. apo jo?!

b) Kriteri shabllon i thjeshtëzimit si pretekst i trilltë ndaj menjanimit dhe zhdukjes

së paskajores së mirëfilltë nga standardi e ligjërimi

Që në vitin 1945 kur në Shqipri allapartizançe u rrëzua ish-standardi mbi bazë të gegnishtes, kur  paskajorja e mirëfilltë me+pjesore e shkurtë  me një të goditur rëndë u hodh jo në fund, por, në pus pa fund për mos me u nxjerrë kurrë nga standardologët e Tiranës me frymë jugore, duke u arsyetuar edhe me kriterin e thjeshtëzimit dhe kjo bëhej thjeshtë fare, duke e pasur si mostër kriterin e praktikuar shablonisht si në Komisinë Letrare të Shkodrës, e vërtetë kjo që e kemi përmendur më lart, mbase me tepri. Po ashtu  bile edhe më keq këta të allapartizançes, kundër sistemit foljor të gegebnishtes e paskajores ,apo jo?!

Kështu nga Komisia nuk u trajtua sistemin foljor i toskërishtes i prekur nga rotacizmi, duke u shfrytëzua kriteri thjeshtëzimit të standardit sepse, sipas tyre, rotacizmi me pasoja ishte tipar vetëm i toskërishtes, por ajo  koine u la e lirë në përdorim, si në gjuhën e folur zyrtare, ashtu edhe në gjuhën e shkrimit. Ndërkaq standadologët e monizmit sipas standardit të rinj e lanë jashtë standardit pothuaj tërë sistemin foljor të gegnishtes, sipas kriterit të thjeshtëzimit dhe të zevensimit shabllon me atë jugor. Nga Ortografitë e pas luftës lehtë vihet re  se aty ku kishte trajta paralele ose variante në të dy dialektet parapëlqehej trajta ose varianti toskërisht, aty ku kishte barasvlerësi sinonimike, parapëlqehej trajta toskërisht, ndërsa në raste ku kishte trajta ose fjalë nga gegnishtja që nuk kishin barasvlerësi sinonimike në përshtatje me toskërishten anashkaloheshin ose edhe hidheshin tej, me arsyetim si të panevojshme për standardin, ashtu u arsyetua ndërkohë edhe moskthimi i paskajores së hedhur në pus pa fund.

c) Subjetivizimi mbisundues ndaj  objektivitetit logjik të disa standardistëve tanë

Në këtë vazhdë pas Çlirimit në Shqipri, shumëçka u përmbys, si në sistemin politik shoqëror ashtu edhe në sistemi ekonomik, ndërsa në fushën e gjuhës në kuadër të gegnishtes nuk  u përmbys vetëm paskajorja e mirëfilltë, por edhe disa trajta fjalësh gege me UE, të cilat nuk u futen në standard, madje zyrtarisht haptas u injorua përdorimi i gegnishtes, kuptohet edhe paskajorja  e mirëfilltë,. Meqë në kohë të monizmit vendosja, kompletimi apo edhe heqja e fjalëve nga gramatika parimisht bëhej me direktiva që reflektohshin kiearkisht si në frymë të displinës ushtarake, ia vlen të theksohet edhe kjo se ajo që vinte si direktivë nga autoritetet e larta zbatohej  në besnikërisht se ligji përkatës nga organet kulturo-arsimore të nivelit më të ulët. Prandaj në kushte të tilla gjuhëtarët në pamundësi të vepronin ndryshe, po vetëm e vetëm sipas direktivave, siç u tha, e patën lënë jashtë standardit tërë sistemin foljor të gegnishtes, pra edhe paskajoren. Por meqë pasuria e tillë gjuhësore-kulturore e mbetur jashtë standardit për vlerat që kishte po e përmendim si shembull edhe paskajoren, e cila ishte në përdorim jashtë standardit nga masa shumicë shqipfolëse, atëherë gjuhëtarët hartues të teksteve gjuhësore, doemos ata në vende me përgjegjësi, si me thënë, u detyruan me krijue  barasvlerës, madje aq më keq sipas frymës politike vetëm e vetëm të përçmonin vlerat e tilla, duke ia minimizuar rolin, qoftë sa i përket boshtit vertikal historik, qoftë si dhe shtrirjes horizontale të përdorimit të saj. Mirëpo, ngase dielli nuk mbulohet me shoshë, sepse nga pikëpamja funksionale vlerat e paskajores dilnin sheshit, atëherë kërkesat për riintegrimin e saj, varësisht nga mundësia e të shprehurit të lirë ndërkohë u bënë më të shpeshta, atëherë paskajorefobët, sikapës të standardit, e tranformuan  paskajoren me vizion si trill-gogol dhe me gogolizmat e saj frigësonin siç po i frikësojnë edhe sot, të painformuarit e sidomos naivët e të të gjithë brezave, sidomos ata nga jugu, se gjoja paskajorja e mirëfilltë nëse rastësisht tentohet të futet në standard, atëherë standardi i cilësuar standard i unjisuar kombëtar i arritur me aq mund, falë kohës dhe pushtetit që mundësoi krrijimin e një vepre të  tillë të paparë historike, do të shkatrohej si me mina tritoll, menjëhershmërisht!!

Sa i paqëndrueshëm del shqetësimi nga propaganda e tillë s’kemi arsye të flasim, por kemi nevojë të flasim për poshtrimet dhe cilat janë ato që iu bënë dhe ende po i bëhen paskajores së mirëfilltë nga vlerëmohuesit standardistë, të cilët po shfrytëzojnë edhe mjete e shprehje makiaveliste vetëm e vetëm me pengue riintegrimin e saj në standardin e shqipes së natyrshme, pa e ditur të vërtetën se kthimi i paskajores në standard ndreq shumë punë e nuk prish asgjë për normën në fuqi, siç do ta argumentojmë bindshëm më konkretish  vijim të këtij punimi.

(III) Vlerëmohimi institucional i paskajores së mirëfilltë, akt i paskrupullt pengues

ndaj kompletimit me paskajoret të standardit të  shqipes së natyrshme

Vlerëmohimi institucional ndaj paskajores shoqërohej, siç shoqërohet edhe sot  jo vetëm me gjuhën e propagandës verbale, por edhe me gjuhën e shkruar institucionale të rangut më të lartë shtetëror. Për të dëshmuar këtë vlerëmohim bërë paskajores së mirëfilltë nga gjuhëtarët autoritativë direktivëzbatues të Tiranës e poltronë-servilë të Prishtinës, po mjaftohemi me degradimin që i është bërë paskajores në Gramatikën e Akademisë dhe në fjalorët normativë të saj që po e paraqitim tash fill në dy pika, së pari, nga  përkufizimi në gramatikën e akademisë dhe  së dyti, nga në fjalorët normativë të pas Çlirimit.

a) Përkufizimi i fjalë-termi paskajore në Gramatikën e Akademisë 1

(Morfologjia 1976, 2002)

Paskajorja  mirëfilltë me +pjesore si fjalë-term  del shumë e defaktorizuar në Gramatikën e Akademisë (Morfologjia 1976, 2002), ngase nuk përfillet si pjesë e standardit.

Aty konstatohet se kjo formë a pashtjelluar ka mbetur jashtë standardit, ngase u gjendtka në përdorim vetëm në të folme gege veriperëndimore, çka nuk ishte as nuk është aspak e vërtetë.

Ndërkaq në pjesën Sintaksa (2002) degradimi është edhe më skandaloz,  i pabesueshëm.  Jo vetëm nuk trajtohet, por as që përmendet fare, mbase ky është demonstrim i fshehtë i hartuesve të sintaksëss në krye me prof, Mahir Domin elbasanas, me shkollë parisiane, ku ta dimë.

Meqë për këtë temë kemi bërë fjalë mjaft gjerësisht në veprën”Paskajorja çështje shqipes standarde (2000), këtu shkurtimisht fare do të cekim edhe ndonjë të dhënë nga realiteti që prek raportin paskajore e mirëfilltë/gramatikë e Akademisë,  por tashti të shohim se çfarë ndeshim të shënuar për këtë perlë gjuhësore, përveç gramatikës së Akademisë edhe në fjalorët normativë të gjuhës shqipe.

b) Fjalë-termi paskajore në fjalorët normativë të pas Çlirimit

Përkufizimi i fjalë-termit paskajore në fjalorët normativë të pas Çlirimit (dy të akdaemisë dy të tjerë) del i shënuar në dy zëra: a) nën emërtimin e fjalë-emrit paskajore dhe b) nën emërtimin e fjalë-pjesëzës me.

Ja çfarë ndeshim  në përkufizimet e këtyre dy fjalëve në fjalorët përkatës:

a. Paskajor/e-ja

1) FGJSH 1954, gr.:

Mënyra e foljes që shpreh një veprim në mënyrë të përgjithshme, pa caktuar veten  e

numrin.

2) FGJSSH 1980, gjuh:

Një nga format e pashtjelluara të foljes, e cila shpreh një veprim a një gjendje në  mënyrë të përgjithshme pa u lidhur me një kohë a vetë të caktuar

3) FGJSH 2006, gjuh:

Kohë e pashtjelluar e foljes, e cila shpreh një veprim a gjendje në mënyrë të përgjithshme: trajtat e paskajores.

4) FTHGJSH 2012  gjuh:

Mënyrë e foljes që shpreh një veprim  në mënyrë të përgjithshme, pa caktuar, as vetën, as kohën; paskajorja e gegërishtës p.sh. me lexue.

Si po shihet në FGJSH 1954 paskajorja cilësohej si mënyrë pa vete e numër, ashtu si edhe në FTHGJSH 2012, në FGJSSh quhet formë pa u lidhur me kohë e vetë, ashtu si edhe në FTHGJSH  (ndryshimi numër/kohë), ndërsa në FGJSH 2006 quhet kohë(!) e pashtjelluar, as formë as mënyrë, mbase gabim shtypi.

Si të shpjegohet nga mësuesi fjalë-termi paskajore para nxënësve të fillores, si mënyrë, formë apo kohë dhe me çfarë cilësie: paskajore e mirëfilltë e gjuhës shqipe, paskajore gege, paskajore parësore, paskajore e plotë, paskajore e ndonjë të fomeje arkaike, paskajore e skaduar apo paskajore (sot)  inekzistente?!

b. Fjalë-pjesëza  ME

1) FGJSH 1954 :

formon paskajoren me qenë, do me thënë, me shkue.

2) FGJSSH 1980 -

Nën 2. Përdoret zakonisht në të folmet e Veriut me pjesoren për të formuar një nga trajtat e  paskajores. me qenë, me marrë, me dalë.

3) FGJSH 2006

Pjesë e paskajores së gegërishtes:  me pasë, me ardhë, me folë etj.;

4) FTHGJSH 2012  (Pavli Desku, Fjalori themelor të gjuhës shqipe)

Nën 1. Formon paskajorën e gegërishtes:  me qenë jam,  me pasë kam,  me jetue jetoj, me  folë flas.

Vërejë-kontatime

Këtu bie në sy se pjesëza ME në FGJSSH 1980 përkufizohet si pjesëz që përdoret zakonisht në të folmet e Veriut me pjesoren për të formuar një nga trajtat e paskajores. Në FGJSH 2006 dhe në FTHGJSH 2012 emërtohet si paskajore gege. Sidoqoftë, degradimi i konceptit të paskajores së mirëfilltë shihet në të trija këto burime, siç janë degtraduese  edhe këto pesë raste:

E para, në FGJSSH përkufizimi jepet nën 2, sepse vendi nën nën 1. i ështe rezervuar shprehjes: Me të dëgjuar thirrjen u ngrit.  (paralel: sapo e dëgjoi thirrjen u ngrit), ku zëvendsësimi  “me të” është i barabartë real me  “sapo e”, ndersa “ME “ e paskajores  si p.sh. me dalë, nuk ka zëvendësim, d.m.th. ka përdorim të pavarur, të veçantë, abstrakt, gjithsesi përmbajtësisht e ka merituar vendin e parë, siç del në FTHGJSH, por këtu ky tekst zëvnendësim del i paqartë, apo jo?!

E dyta, theksohet se u përdorka vetëm në të folme të Veriut, harrohet tërë Shqipëria e Veriut, Shqipëria e Mesme, madje edhe një pjesë nën Shkumbin. Nuk përmendet fare përdorimi i saj në viset jashtë Shqiprisë shtetërore, si p.sh. Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, vise të Serbisë, pa kaluar në diaspora (Itali), por vende-vende edhe në vise të Toskërisë.

E treta, jepen tre shembuj vetëm me folje me pjesore të shkurtë, të padiskutueshme që edhe në letrarishte përfundojnë me mbaresë zero, gjë që nga shembujt e tillë imponohet një përkufizim i ngushtë i fushës  së realitetit të përdorimit të saj.

E katërta, thuhet se përdoret për të formuar “një nga trajtat e paskajores”, thua se kjo nuk qenka paskajore e mirëflltë, mbase nuk qenka si paskajore e vërtetë edhe e vetme, pasi gjoja paska shumë paskajore!, kur dihet se si paskajore janë apo nuk janë këto forma: me të + pjesore si dhe ajo e ashtuajtura paskajore e dytë, e cila nga disa studiues as që konsiderohet si paskajore, po si asnjanës ose trajtohet si dytësore, po ajo formohet me: me të +, apo jo?!

E pesta, në FGJSH 2006 si dhe në FTHGJSH  duke e cilësuar si paskajore gege e jo paskajore e gjuhës shqipe, ose paskajore e pavarur siç është, kësaj perle gjuhësore i ulet prestigji, apo jo?!

Sipërfundim

Kështu nga gramatika e Akademisë vlerëmohimi i paskajores së mirëfilltë tregohet me faktin se përveç që nuk trajtohet me prestigjin e normës në morfologji, por përmbajtësisht del  rrëgjuar, ndërsa në sintaksë, gjoja se nuk ekzistuaka nuk përmendet fare. Aq më poshtrues del fakti se paskajorja e dytë quhet paskajore shqipe, ndërsa paskajorja e mirëfilltë quhet paskajore gege, andaj kjo qenka shkak-arsyeja  pse nuk e qaska standardi (jo gegë!), edhe pse në realitet raporti i nënfushave semantike që mbulojnë është 14 me 4 në favor të paskajores së mirëfilltë, apo jo?!!!!

Në pasusin më sipër e përmendëm poshtrimin. Mua personaisht më dhimbsen  profesorët tanë të njohur, hartues të gramatikave që vepruan gjatë monizmit, meqë e dimë se e dinin të vërtetën, po pse ranë kaq poshtë për këtë pikë, nuk di si të shprehem?! Pse i shërbyen aq dëmshëm shkencës sonë?! Kush i detyroi dikush mbase e di mirë pse , apo jo?!

Ndërkaq edhe nga fjalorët normativë realiteti ndaj paskajores del i degraduar fort keq qëllimshëm. Pyesim me keqardhje pa pritur përgjigje, ndërsa nga standologët e sotëm të sinqertë presim që p ërmenjërmeshmërisht të spastrohen tekstet. E vërteta të ndahet nga gënjeshtra! Mjaft viktima kanë rënë nga shkrimet e tilla jo të sakta, qoftë nga mësuesit, qoftë nga studentët, qoftë nga studiuesit e huaj e vendës. Fundi i fundit ky korrigjim të bëhet për mbarë popullin tonë dhe të gjithë dashamirët e gjuhës  kudo që të jenë, shqiptarë e të huaj, apo jo?!

Po e mbyll me me shpresë që gjendja lidhur me vlerësimin e paskajores së mirëfilltë do të ndryshojë edhe tek standardologët që për afro 70 vjet pa të drejtë nuk e qasën në përdorim.

Gjithsesi kërkohet që paskajorja përmjëhershmërisht me zënë vendin e vet të zbrazët edhe në morfologji edhe në sintaksë dhe assesi mos të vazhdojë t‘i mohohet vlera në analiza dhe në botime leksiko-semantike, por edhe në lbra shkollorë, duke filluar nga abetarja.

(IV) Vendi i paskajores në sintaksën e fjalive dhe të sifjalive të gjuhës shqipes

Konstatuam më lart me keqardhje që paskajorja e mirëfilltë nuk është trajtuar në Sintaksën e Akademisë, sepse paska qenë e përjashtuar nga standardi, si paskajore gege dhe si të tillë  nuk e paska qasur standardi i toskërishtes!!! Pastaj qenka poshtëruar makiavelisht duke e etiketuar se gjoja paska pasur edhe përhapje tejet të ngushtë përdorimi e përçmime të tjera të kohës së monizmit, kur s’paska mujtë kush me hapë gojë për të vërtetën e saj. Ndoshta edhe ishte frigë, por shtrohet pyetja tash 3o vjet pas rënëes së monizmit, ku është logjika e studiuesit?! Ku janë përgjegjësit, a nuk po duan a nuk po dinë ai me veprue, apo jo?!

Sidoqoftë, kjo pasaktësi, ky qëndrim kundër realitetit, kundër së vërtetës shkencore s’di sa mund të tolerohet tash e 3o vjet pas përmbysjes së direktivave partiake?!  Ku janë sintaksologët, tanë që tash 30 vjet nuk po e ndëprejnë këtë avari sintaksore në shkollat tona, fakultetet tona?! A  mos vallë ende ka standardologë që nuk e qaska në sintaksën e fjalisë paskajoren e mirëfilltë?!

Unë nuk di sa e trajtojnë sot  mësimdhënësit  e sintaksës në fakultete, por e di se sudiuesi ynë i mirë njohur z. Ardian Vehbiu në artikullin Pse jo paskajorja gege”, shembuj të paskajores në fjalitë e sifjalitë e gjuhës shqipe i ka marrë  jo nga studiuesit tanë akademikë të Qendrës, por nga studiuesit gjermanë Bucholz  dhe Fiedler, të cilët në gramatikën e tyre kanë shënuar si shembull 11 lloje ndërtimesh fjalish shqipe me paskajoren e mirëfilltë (gege).

Sidoqoftë,  i konsultova ata shembuj, nuk kam vërejtje, por si shembuj ilustrues për këtë punim përzgjodha një fragment-skemë nga vepra: Paskajorja çështje e shqipes standade (vështrim  sinkronik), Prishtinë 2000, nën titullin  Paskajorja  me +pjesore  sinonim i mundshëm  dhe i nevojshëm paralel krahas formave mbi bazë të lidhores e me forma të tjera të ndërkëmbyshme, f.77-115, prej nga edhe krahasimin e varianteve të kallëzuesve nga fjalitë përkatëse të varura,  ku janë paraqitur 13 ndërtime (4 nga një shembull nga fjalitë e varura:  kryefjalore,  kallëzuesore, kundrinore e përcaktore dhe 9 nga ndërtimet e llojeve  të fjalive të varura rrethanore.

Në të vërtetë, aty shtova edhe rastin e fjalive në ndërtim për të shprehur kohën e së ardhmes së afërt në dy versione pa përcaktim dhe me përcaktim. Këtu lexuesi  mund t’i krahasojë format paralele të kallëzuesit gegnisht me paskajore me  format  paralele  të mënyrave të  tjera të fjalive a sifjalive sipas standardit të sotëm (tosknisht e gegnisht), sipas rubrikave:

1. Numri rendor.

2. Lloji i fjalisë.

3. Fjalia me paskajore dhe ajo e standardit me kallëzues në trajtën përkatëse të rekomanduar.

Skema:

Krahasimi i formave paralele: paskajore /trajta të lidhores

1        2                                                                                        3

Nr. r.      Lloji i fjalisë   Fjalia me paskajore me theks  kallëzuesi  i standardit

1)   pyetëse:          A më mirë me krye punëme fjetë  (të kryesh punëtë flesh)?

2)  kallëzuesore:   Është zakon  me u përcjellë (të përcillet) miku  bile tetë hapa përtej derës.

3)  kryefjalore:     Është kot me folë (të flasësh) me të; Ai shtirej si me fjetë (shtirej se po fle).

4) kundrinore       E merrja me mend se atje nuk kisha me qenë (nuk do të isha)  i qetë.

5) përcaktore :    Me respekt të ndërsjellë mundet me u ruejtë (mund të ruhet) harmonia

familjare.; Është njeri me i folë (t’i flasësh) me të mirë.

6) në ndërtim të së ardhme së afërt:

a. pa përcaktim:  kam me të ardhë (do të të vij), qysh jemi marrë vesh.

b. me përcaktim:  Edhe diçka pata me të tregue  (!  do të të tregoja), si në besë.

Edhe për diçka kisha me t’u lutë  (kisha për t’u lutur): mos me u nisë (mos

të nisesh) pa mua.

7) rrethanore:

1. vendore:         Mori rrugen andej prej nga nuk ka me u kthye (nuk do të kthehet).

2. kohore:           Mate mirë fjalën para se me folë (para se ta flasësh).

3. mënyrore:      Si me u pasë marrë veshë (si të ishin marrë vesh) më parë, morën plaçkat

e shkuan.

4. qëllimore:     Janë fjalë (për) me i mbajtë mend (për t’i mbajtur mend). Sytë janë me pa

(për të parë).

5. shkakore:       Ështtë i dëshpëruar që ka me dalë (do të dalë – ka për të dalë) prej kësaj shtëpie.

6. rrjedhimore:  Ishte i vogël me u marrë  (për t’u marrë – që të merrej ) me punë aq të rënda.

7. kushtore        Me e pa  (po ta shihnit) kishit me u habitë  (do të habiteshit). Me i pas

kuptue (si t’i kishit kuptuar) me kohë atë fjalë, ndryshe kishit me i pasë

(do t’i kishit) punët.

8. lejore:           Sado vonë me ra  (të bjerë) ai zgjohet  herët. Sido me qenë (të jetë)  vëllai,

vëlla i thonë.

9. krahasore:     Nuk asht aq i prap sa mos me i besue (sa mos t’i besohet, mos t’i besosh).

Sa  më shpesh me dalë (të dilet- të dalin) në shëtitje aq më mirë kishte me qenë

(do të ishte) për shëndetin e tyre.

Secila pikë meriton vëmendje të veçantë studimore, unë tërheq vëmendjen në pikën 6.b, ngase dikush (me gradë akademike), duke u mbështetur vetëm në trajtën e standardit të sotëm, kishte shprehur mendimin se kjo kohë duhet shuar, por, sipas vërejtje-konstatimit tonë, meqë kjo kohë sipas versionit gegërisht në trajtën me paskajore del fort e gjallë dhe ka perspektivë specifikimi, atëherë mendojmë se nuk duhet të rrëgjohet apo të zhduket, po duhet të mbetet e njëjta dhe të respektohet në kuadër të strukturës foljore sidomos të sistemit foljor të gegnishtes, konkurrent në sistemin tërësor të sistemit foljor në përdorim  të shqipes

Siç po shihet nga kjo skemë-pasqyrëz paskajorja e mirëfilltë merr pjesë pothuaj në tërësi në sintaksën e fjalive e të sifjalive të gjuhës shqipe, por sidomos ajo del e veçuar në shprehje të veçanta lapidare (shprehje frazeologjike, fjalë të urta, idioma, gnoma etj.).

Assesi, tashemenjëherë nuk bën të lejohet mohimi i mëtejshëm i vlerave të paskajores së mirëfilltë, siç janë: funksioni përfaqësues, funksioni i përshkallëzimit kuptimor sinonimik dhe në veçanti funksioni fjalëformues me pjesoren e saj të shkurtë si dhe funksioni kompleks shprehjesor i saj në sintaksën e fjalive dhe të sifjalive në shqipen e natyrshme, funksione këto që kanë të bëjnë me shqipen standarde dhe assesi nuk kufizohen me ngecë vetëm në sferë të një dialekti, apo jo?!

Përmbyllje

Që në fillim të këtij kreu u rrëfeva se si unë nga militant kundër paskajores ndërkohë pësova metamorfozim, kalova në heshtak e pastaj edhe në mbrojtës apo kërkues i integrimit të saj në standard, sepse vërtet, heqja apo zhdukja e paskajores nga standardi ishte avarizëm  i rëndë për gjuhën tonë.  Ne në punimet tona në të mirë të rikthimit të paskajores në standard konstatuam se që nga starti nuk është vepruar drejt ndaj kësaj forme,  pasi ajo edhe më parë njihej si vlerë themelore e ish-standardit mbi bazë të gegnishtes, madje zinte edhe vendin bazë në strukturën foljore e emërore të mbarë shqipes së natyrshme.

Theksuam më lart se paskajorja pësoi fatkeqësisht nga tri kritere jashtë e brendagjuhësore, nga kriteri politik i luftës së klasave, nga kriteri shabllon i thjeshjtëzimit gjuhësor si dhe nga subjektivizmi i standard-hartuesve, pasi ajo cilësohej pa të drejtë si veçori jo e dalluar e gjuhës shqipe, madje theksohej si karakretistikë me pak vlerë  e dialektit gegë, i cili e kishte larguar nga përdorimi, por ende kishte mbetur në përdorim e braktisur vetëm në dias  në disa vise të skajshme malore malore të Shqipërisë, duke përjashtuar kështu makiavelisht tërë Shqiopërinë e Veriut dhe ajo  e Mesme, pastaj visetjshqipfolëse me paskajore jashtë Shqipërisë si Kosova, Maqedonia ,  Mali i Zi etj.

Fillimisht, nën entuziazmin se kishim fituar shqipen e njësuar nga Qendra shqiptare nuk na shkonte mendja në ndonjë teprim makiavelist, por ndërkohë pas vetëdijësimit të arritur mbështetur në realitetin tonë gjuhësor lidhur me përdorimin e paskajores këtej dhe në Shqipëri formuam bindjen se përjashtimi i paskajores nga standardrdi i ri mbi bazë të toskërishtes ishte veprim allapartizançe që nuk i sillte asnjë të mirë standardit të shqipes së natyrshme, sepse e pëgjysmonte atë. Prandaj në këtë krye pasi vërtetum veç tjerash, se paskajorja, duke  qenë si veçori e gjuhëve të zhvilluara që  karakteriziohet me abstrakasion të lartë si në ish standardin mbi bazë të gegnishtes paraqitëm mendimin se standardi i ri i periudhës së monizmit nuk ishte konceptuar drejt, sepse kishte anashkaluar vlerat e dialektit tjetër, përkatësisht të gjuhës globale, siç ishte edhe paskajorja mirëfilltë. Aq më keq dyshohet se për përmbysjen e standardit me paskajore kishin pasur ndikim edhe politikat e jashtme që nuk ia donin të mirën gjuhës shqipe, as popullit shqiptar, siç ishte edhe ndikimin i zbatim të kriterit të luftës së klasave në standardin gjuhësor, duke e vënë në sulm shqipen e veriut me paskajore, madje ishte shfrytëzuar shabllon edhe  kriteri i thjeshtëzimit, gjoja duke hequr paskajoren standardi përvetësohet më lehtë, apo jo?!

Mjerisht gjatë kësaj periudhe moniste ka mbisunduar në punë të standardit më shumë subjektivizmi me direktiva se objetiviteti. Për që është përçmuar vërtet paskajoerja tregon përcaktimi apo vendi i saj në Gramatikën e Akademisë, ku në morfologji pothuaj vetëm konstatohet se kjo formë (ky tip i paskajores) ka mbetur jashtë standardit, sepse u përdorka vetëm në disa vise të gegnisë veriperëndimore, ndërsa në sintaksë ka ndodhur e pabesueshmja, as që përmendet fare(!). Një lëshim a përçmim i tillë me vetëdije nga institucionet më të larta të asokohe  assesi nuk mund të tolerohet dot, prandaj është detyrë e ngutshme e institucioneve të sotme që këtë mungesë absurde ta përmirësojnë përmennjëhershmërisht.

Për me tregue rolin dhe funksionet që që kryen paskajorja u dhanë shermbuj konkretë nga frazat e vjela nga gjuha jonë, ku brenda fjalive e sifjalive nga jeta e sotme ligjërimore jepen fakte konkrete ku paskajorja paraqitet komode në realitetin e gjuhës sonë si një pasuri gjithsesi e pakompnezueshme shprehjesore. , meqë paskajorja siç po vërtetohet  nuk është formë e thjeshtë dhe pa vlerë e gjuhës shqipe, atëherë, insistohet  për rikthimine saj në standard. Kjo kërkesë nuk reshti dhe as nuk duhet të resht sepse është kërkesë e drejtë, e cila rinon dhe vitalitalzon jetën e gjuhës së shqipes së natyrshme. Por fatkeqësisht, që është përvajtim, me qa me ohe e me ligje, nuk po  reshtet propagandisht as  përçmimi ndaj saj, aq më keq kundërshtimi ndaj paskaiores në standard  del i sforcuar institucionalish nga disa kapës të standardit gjuhësor nga Qendra, të cilët mjerisht po e shfrytëzojnë edhe tekstin e skaduar nga Gramatika e Akademisë.

Gjithsesi, shikuar nga çdo këndvështrim shihet qartë se paskajorja që del e dalluar në kuadër të strukturës ligjërimore të shqipes së natyrshme si e tillë patjetër meriton që doemos të kthehet në vendin e vet brenda standardit të shqipes së natyrshme, kur aq më tepër vjen si bekim i At-Mëmë-Dheut tonë që e shohim vizionisht gjitnjë edhe më të bashkuar sa më natyrshëm  dhe më të pasur shpirtërisht dhe gjuhësisht.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora