Kulturë
Albert Zholi: Intervistë me violinisten Albana Leka
E merkure, 25.11.2020, 07:26 PM
Intervistë me violinisten Albana Leka: -Të preferuarit e mi në muzikën klasike janë Kim Kashkashian dhe Gérard Caussé
Një artist duhet vlerësohet shumë
shpirtërisht dhe materialisht
- Arti nuk
vlerësohet sa duhet tek ne
- Në TOB
koncertet dhe shfaqjet (opera, balete të ndryshme), kanë madhështinë e
tyre
Nga Albert Z. ZHOLI
Ka një paraqitje të veçantë që tërheq
vëmendjen e kujtdo në rrugë. Krenare, e dashuruar me librin, me karakter të
fortë, gjithmonë e sheh në kërkim të të rejave në profesion. E lidhur qysh në
fëmijëri me violinën ajo tashmë në repertorin e saj ka me qindra pjesë në
formacione të ndryshme okestrale ku veçohen ato me formacionn e TOB dhe ‘Top
Channel’.
-Si lindi dëshira për të marë në duar
violinën, kush ishte shtysa, apo kush ju zbuloi si talent?
-Ishin prindërit e mi, që më shtynë për të
studiuar violinë, se në moshën 6-vjeçare s'ia kisha idenë se ç'më pëlqente.
-Kush ishte dita e parë që morët në duar dhe
luajtët një pjesë me violinë,çfarë pjese luajtët?
-Njihesh njëherë me instrumentin, më pas
vendosen duart në hark
dhe në violinë, që ne e quajmë impostim. Kur
bashkohen të dyja bashkë, atëherë mund të luash në instrument. Pjesa ime e
parë, ka qenë koncerti për violinë "Rieding".
-Kush kanë qenë mësuesit tuaj. Si ju kanë
ndihmuar ata në këtë rrugëtim kaq specific?
-Deri në klasë të 8-të, kam studiuar violinë
me mësues Ardian Canin, më pas në shkollë të mesme kalova në instrumentin e
violës (pak më e madhe se violina si format dhe me tingull ndryshe nga ajo) dhe
kam studiuar me mësuese Jeta Leka....Këto vite i kam mbaruar në shkollën e
muzikës "Onufri" në Elbasan. Ndërsa studimet e larta i kam kryer me
profesor Arjan Paço në Akademinë e Arteve të Bukura.
(gjej rastin t'i përshëndes të tre).
-Cili ka qenë koncerti juaj i parë, me
cilin formacion orkstral muzikor dhe ku është zhvilluar?
-Koncertet kanë qenë të shumta, por ai që dua
të veçoj është
koncerti ku mora pjesë si soliste, me kolegen
time Ariola Garo pjesë e orkestrës së "RTSh", me të cilën
interpretuam "Simfonia Concertante" Mozart, në bashkëpunim me
formacionin e kësaj orkestre.
-Keni qenë pjesë e formacionit orkestral të
‘Top Channel’,si u bëtë pjesë e tij, me konkurs apo me
lidhje miqësore?
-Ishte rastësi...mora vesh që kërkohej një
violinist për këtë formacion, kontaktova me shokun tim të klasës, kitaristin
Arian Gjici, (pjesë e atij formacioni) dhe kështu u bëra dhe unë pjesë e tij.
-Çfarë solli te ju formacioni orkestral i
‘Top Channel’?
-Ishte një risi...ndryshe nga ajo ç'kisha
luajtur deri atëherë...nga muzika klasike hyra në
botën e muzikës moderne, luanim instrumentale
të ndryshme, muzikë të lehtë, shoqëronim këngë të ndryshme etj....
-Tashmë pjesë e formacionit orkestral të
TKOB, një formacion me histori të madhe si ndiheni?Kush është e veçanta e këtij
formacioni?
-Në fakt kam qenë pjesë e dy formacioneve
njëkohësisht si në TKOB ashtu dhe në ‘Top Channel’. E veçanta është se, ndihesh
mirë profesionalisht, e realizuar, e plotësuar,që të kanë vlejtur të gjithë
vitet e mundit dhe sakrificës. Koncertet dhe shfaqjet (opera, balete të
ndryshme), me madhështinë e tyre, të bëjnë të ndjehesh profesioniste e vërtetë.
-A është e vështirë sot të jetosh me këtë
instrument magjik në kushtet e vendit tonë?
-Të them të drejtën po..sepse arti nuk
vlerësohet sa duhet tek
ne, ndërkohë që, një artist duhet vlerësohet
shumë shpirtërisht dhe materialisht.
-Aktualisht në botë a janë të preferuara
femrat në orkestrat me famë apo meshkujt?
-S'mendoj se janë më të preferuarat, sepse
kur je profesionist, si femër si mashkull vlerësohesh, nëse ke vërtetë vlera.
-Cilët janë idhujt tuaj në këtë instrument?
-Të preferuarit e mi në muzikën klasike janë:
Kim
Kashkashian dhe Gérard Caussé...ndërsa në
muzikën moderne: David Garret, Ara Malikian dhe Lakatos , (i veçantë përsa i
përket muzikës cigane), një nga të preferuarat e mia.
-Sa angazhim kërkon në ditë violina?
-Të arrish të bëhesh profesionist, kërkon
shumë mund dhe djersë (përveç
talentit, që është pjesë e rëndësishme) dhe
duhen minimalisht 3-4 orë studim në ditë. Kjo është një nga arsyet që ne kemi
qenë të privuar përsa i përket argëtimit nga moshatarët tanë..(Ata luanin, ne
studionim violinë )...
-Je penduar që ke zgjedhur këtë profesion?
-Nuk jam penduar asnjëherë që kam zgjedhur
këtë profesion, pasi unë dhe violina jemi 1 (një).Ajo do më shoqërojë deri në
fund të jetès, sepse është një nga dashuritë më të mëdha për mua.
-Kur je ndjerë më keq në këtë rrugëtim?
-S'di të jem ndjerë keq ndonjëherë. Vetëm
momente të bukura kam
pasur, sepse kur diçka e bën me pasion,
përkushtim dhe dashuri,...je e realizuar shpirtërisht dhe profesionalisht..