Mendime
Skender Jashari: Armët e Serbisë, në sulmet terroriste islamike në Europë!
E diele, 08.11.2020, 04:42 PM
Armët e Serbisë, në sulmet terroriste islamike në Europë (Pjesa 1)!
Nga
Skender Jashari
Duke marr shkas
nga rasti i sulmeve terroriste islamike në Vjen, që ndodhi pak ditë më parë, si
dhe duke pasur parasysh edhe rastet e më hershme, që faktojnë përfshirjen
gjithmë e më të madhe të Serbisë në terrorizmin islamik kundër vendeve të
Europës Perëndimore. Prandaj janë të rralla sulmet terroriste islamike në
vendet e Europës perëndimore, sidomos pas viteve 1998, që nuk kanë ndonjë
lidhje me Serbinë, e rastet më të freskëta janë sulmet terroriste në Madrid, në
Londër, Paris e deri në SHBA( Fort Dix) dhe së fundmi në Vjen, ku janë pa armë
të Serbisë. Këtë praktikë Serbia e ka kopjuar nga Rusia, e cila të njejtën gjë
ka bërë sidomos me grupet marksiste-leniniste-komuniste, për gjatë shekullit të
shkuar, pa lënë anash edhe grupet terroriste islamike. Zyrtarë të shërbimeve të
saj inteligjente a të shërbimit informative ushtarak, janë përfshirë në
aktivitete, praktika dhe akte terroriste që në vitet 1908 e më pas, sidomos në
Trojet Shqipëtare. Derisa më i njohur mbetet rasti i Sarajevës, ku është vrarë
Arkiduka Ferdinand më 1914, e që është
njohur ndërkombtarisht që Serbia
e furnizoi me armë e me mjete monetare dhe logjistike grupën terroriste. Gjatë
konflikteve të armatosura në ish-jugosllavi, Serbia u përfshi në
instrumentalizimin edhe të kriminelëve ordiner qoftë si pjesëmarrës aktiv në
luftëra, qoftë përmes krimit të organizuar dhe kontrabandës përmes grupeve
kriminale për t’i zbutur pasojat e sanksioneve ndërkombëtare kundër saj, pa
lënë anash edhe kontrabandimin e armëve dhe
format e tjera të krimit të
organizuar, të cilat i përdorë edhe
për qëllime politike sidomos kundër kundërshtarëve
politik a kundër palëve kundërshtare në konflikt dhe pas konfliktit. Madje
përdorimin e kriminalitetit edhe pas konflikteve, qoftë të organizimit të
grupeve kriminale, a të ngjajshme me të ashtuquajturën republika srpska(
sisteme paralele), rrjete spijunësh, kleret fetare ortodokse dhe islamike,
kontrabandës së armëve dhe migrantëve( në kuadër të të cilëve mundësojnë
paisjen me dokumente false edhe terrorist islamik) përdoren nga Serbia për
qëllime të saj politike ekspansioniste dhe shoveniste. E të njejtat janë
përdorur edhe gjatë përpjekjes për ringritje të Rusisë pas rënijes së saj më
1989, por ende përdoren, e prej nga janë kopjuar.
Për koincidencë,
sulmi terrorist islamik në Paris, nga terroristi islamik çeçen, kundër mësuesit
Samuel Paty dhe më pas deklarimi i Ramazan Kadirov-it duke e kërcënuar për
luftë Francën me 25 milionët musliman të Rusisë, kurse pak ditë më pas, ndodhën
sulmi terrorist islamik në Vjen, ku ishin përfshirë disa shqipfolës, njëri prej
tyre tashmë i vrarë, e që kishte armën “kallashnikov” të Serbisë.
Sulmet terroriste në Paris, të ndodhura më 13 nëntor 2015, mes tyre, sulmi i parë (
vetëvrasje) pa viktima tjera në sheshin Voltaire, sulmi i dytë terrorist(
vetëvrasje) dhe 3 viktima pranë stadiumit kryesor të Parisit “ Stade de France”
( ku luhej miqësorja mes Francës dhe
Gjermanisë në futboll), sulmi i tretë terrorist me 18 viktima në barin “La
Belle Équipe”, sulmi i katërt me 5 të vdekur në një piceri, sulmi i pestë në
një bar, sulmi i gjashtë në
një restorant “ Petit Cambodge”, sulmi i
gjashtë në sallën e koncerteve “Le Bataclan”! Numri i viktimave vlersohet
fillimisht në 128, por që më pas ka shkuar
deri në 130, e ca vlersime ka edhe deri 150 apo edhe 158( duke përfshirë
edhe 8 terroristët)! Ndërsa të plagosur mbetën
200 të tjerë.
Sulmi terrorist në “Le Bataclan” ku një grup këngëtarësh amerikan
“Eagles of Death Metal” kishin koncertin, ku terroristët islamik të ISIS-it,
vranë qytetarët me gjakftohtësi ekstreme, pasi i kishin marr peng, duke i qëllu
me rradhë një nga një, ku u shkaktuan
pjesa më e madhe e viktimave-mbetet sinonim i tërë kësaj
tragjedie kombtare Franceze dhe jovetëm
aq, por edhe tragjedi europiane.
Numri i
tërroristëve islamik, ishte 8, prej tyre
4 u vranë gjatë ndërhyrjes së forcave franceze në sallën “Le Bataclan”, një u vra nga agjentët, si dhe
tre të tjerët hodhën veten në ajër në vende tjera
jashtë sallës!
Specifike është që
shumica janë me shtetësi nga Franca, Belgjika, por me origjinë
nga vendet tjera( vendet
islamike!). Terroristët ishin të ndarë:
Bilal Hadfi, ‘Ahmad al-Mohammed’ dhe ‘M al Mahmod’ për sulmet terroriste në ” Stade de France”, për
sulmet në bare dhe restorante ishin Chakib Akrouh, Abdelhamid
Abaaoud dhe Brahim Abdeslam, kurse në
sulmet në “Le Bataclan” ishin
Omar Ismail Mostefai, Samy Amimour dhe Foued Mohamed Aggad, po ashtu edhe Salah
Abdeslam dhe Mohamed Abrini të arrestuar për lidhje me sulmet terroriste në Paris dhe Bruksel.
Sulmet terroriste
në Paris, nëntor 2015.
Armët e Serbisë në sulmet terroriste islamike nuk janë rastësore a pandonjë lidhje të
qëllimshme. Në këto sulme terroriste të bashkërenduara, u përdorën jelekët me
eksploziv për vetëvrasje, armët automatike dhe granatat e dorës. Arma kryesore,
që është përdorur në shumicën e këtyre
sulmeve terroriste në Paris, pos jelekut me eksploziv për vetëvrasje, ishte arma automatike
kallashnikov. Të theksohet po ashtu,
në mendjen e një terroristi, për të përdorë një
armë, ajo duhet të ketë këto
karakteristika: sa më e vogël dhe e sigurtë
dhe me kosto të përballueshme; sa me më shumë municion; sa më e fortë dhe e shpejtë në gjuajtje, por edhe si
simbol i ideologjisë. Arma sa më e vogël kërkohet për arsye që ta fshehin më
lehtë deri tek vendi ku synojnë aktin terrorist dhe e sigurtë që nuk ngec në
funksionim, po ashtu edhe që ka kosto të
përballueshme, përfshi nën këtë
edhe lehtësinë për ta siguru në tregun e zi. Arma të mbajë sa më
shumë municion, me qëllim që të mund të gjuaj
më shumë fishekë-të shkaktoj më shumë viktima në gjuajtjet e para. Arma të ketë fuqi zjarri sa më të fortë dhe refale më të
shpejta që në gjuajtjet e para të ketë goditur më shumë njerëz.
Vendet e
ish-jugosllavisë, janë të njohura tashmë ndërkombtarisht si furnizuesi i madh i
tregut të zi të Bashkimit Europian, me armë vdekjeprurse. Derisa Molenbeku,
lagje në Bruksel, që njihet tashmë si
çerdhe e Terrorizmit islamik, po ashtu njihet edhe
si “ Tregu i Madh i Kallashve”. Eksperti i SEESAC, organizatë e OKB-së,
e vendosur në Beograd, thekson që shkaku i qarkullimit të numrit të madh të
armëve në Ballkan, ku mund të jenë lidhjet mes blersve sekondarë të krimit të
organizuar dhe terroristëve. Realisht kjo mbetet një mënyrë ende
e mirë, për të fshehur dorën
e vetë çdo implikim agjenturash të shteteve të Ballkanit( veçmas
Serbisë). Që njerëz të cilët ishin pjesë të shërbimeve informative, policive
dhe ushtrive të vendeve të Ballkanit-sidomos Serbisë, të cilët kanë mbetur pa
punë shkaku i ndërrimit të regjimeve( por edhe i arsyeve tjera, mes tyre që qëllimisht
pushohen nga puna, për të kry detyra speciale, pra edhe si të kriminelit të
krimit të organizuar me armë që ato t’ia ofrojnë sidomos grupeve kriminale
ordinere për të shkaktu vrasje politike e veçmas për të shkaktu
akte terroriste, që qeveria e tyre
mund t’i përdorë për arritje të qëllimeve politike).
Derisa ekspertët
si Brian Johnson-Thomas ekspert i trafikut të armëve që ka punu pranë Këshillit
të OKB-së për Siguri dhe Komisionit
Europian për ndjekjen e armëve nga Ballkani në pjesën tjetër të Europës, thonë:
“Forcat europiane të Sigurisë kanë qenë të
ngadalshme për të njohur se ekziston një problem i përhapur që dalin nga
sasia e madhe e armëve të sulmit dhe municioneve që janë zhdukur gjatë problemeve të ndryshme në Ballkan”. Këtu duhet kuptuar që sidomos është
Serbia, prijëse e këtij krimi të organizuar, brenda të cilit synon arritje edhe
të qëllimeve politike të saj nën kamuflimin e krimit të organizuar të grupeve
kriminale. ISIS ka akses në armët substanciale( armët kryesore të përdorura nga
terroristët islamik) të 25 shteteve, derisa shfrytëzojnë municione të shekullit
21, përfshirë edhe të Serbisë. Serbia kishte nënshkru një marrëveshje me
qeverinë irakiane në fillim 2008, në vlerë 236 milion dollarë amerikan, ku
përfshiheshin edhe armët M-21 dhe M-70,
e kontrata të till aka me një numër të madh të vendeve arabe. Derisa kontrata
qeveritare për shit-blerje armësh dhe municionesh të ligjshme, por që pastaj
shihen armët e njejta në duart e ISIS-it, mbetet vështirë të determinohet
fajtori. Po ashtu disa nga armët e
sulmeve terroriste në Paris, ishin nga ish-jugosllavia, derisa Ministri i
Mbrojtjes së Bosnjës Dragan Mektiq, deklaron që Franca ka propozu që Ballkani
perëndimor dhe Shqipëria të bashkojnë forcat
në ndalimin e tregtisë me armë, pasiqë këto armë zakonisht janë përdorur
në sulmet terroriste. Ndërsa Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha
Stefanoviq, ka thënë që ka bashkëpunu në hetimin e prejardhjes së armëve të
përdorura në sulmet në Paris. Ndërsa drejtori i fabrikës së armëve të Zastavës
së Kragujevcit, Milojko Brzakoviq, i cili shprehet që “numrat serik të këtyre
armëve, sipas databazës së tyre janë deponu në depo ushtarake në Sloveni,
Bosnje dhe Maqedoni” pos saj thekson që
“kontrolli qeveritar dhe aprovimi i tyre bëhet për çdo eksport.”
Pas masakrës në
Paris, janë konfisku 6 armë kallashnikov me prejardhje nga Ballkani, e që në sulmet terroriste ishin
përdorur katër armë automatike ak-47, dy të prodhimit kinez të modelit 56 dhe
dy të prodhimit serbë të modelit M70. Ndërsa për kallashnikovët model AK-47
prodhim Kinez, sipas TIME, e vlerësuar nga një ekspert, thuhet që në fakt janë
prodhuar edhe në Shqipëri më 1960 në Gramsh. Ndërsa pak para sulmit në Paris,
policia gjermane kishte arrestu një
malazez, që në makinën e tij
kishte fshehur 8 kallashnikov, që kishin
destinacion Parisin, por nuk e konfirmuan që kishte lidhje
me sulmet. Duhet marr me kujdes të veçantë, pse armët kallashnikov
modeli kinez( që mendohet të jenë prodhu në Shqipëri) dhe ato të Serbisë, janë
në një sulm terrorist-nuk duhet të cilësohet thjeshtë rastësi!? Pastaj
analizuar shkrimet e medieve ndërkombtare, qartazi vërehet që ende nuk
detektohet, apo së paku nuk publikohet, që Serbia ka disa lidhje të fshehta me
grupet terroriste islamike kryesisht të ballkanit, por jo vetëm( edhe arabe)
dhe me aktet terroriste islamike.
Prandaj mund të
dyshohet por edhe besohet arsyeshëm që armët e tilla, jo rastësisht bijnë në
dorë edhe të terroristëve islamik, e që në këtë drejtim nuk ka asnjë studim,
hulumtim serioz deri më tash. E aq më pak, ndonjë hetim zyrtar në lidhje me
armatosjen direkte a indirekte të disa hoxhallarëve radikal a terroristëve
islamik, të dyshuar e gjykuar për terrorizëm në Republikë të Kosovës, të tillë
madje të arrestuar edhe me armë, dokumente dhe para të Serbisë. Kjo imponon
nevojën që seriozisht të trajtohet çështja e implikimit të Serbisë, sidomos
përmes ndërlidhjes së saj indirekte përmes grupeve kriminale me grupet
terroriste islamike, përmes të cilave terroristët islamik janë duke siguruar
armët e Serbisë për aktet e tyre terroriste.
Më:08.11.2020
Skender
Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet
e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin
komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi
i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi
juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.