Mendime
Atdhe Geci: Manifest për shqiptarët
E diele, 08.11.2020, 11:55 AM
Ese,
MANIFEST
PËR SHQIPTARËT
Të paktë janë ata njerëz në
Greqi që nuk e kanë gjyshen apo gjyshin çam apo arvanit. A. Kola
Çamëria shtatëzaninë e mori në Kosovë, shtatëzaninë
e ndjeu të gjallë tek nëna në Shqipëri, udhës për në Çamëri! Shkruante
mësuesi dhe patrioti çam Musa Demi, në ditarin e tij, i rënë me tërë familjen e
tij kundër forcave shtetërore greke. Kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë herët
a vonë do të jetë në Prevezë dhe më përtej, aty ku ka qenë për 15 mijë vjet më
radhë. Aktualisht, Shqipëria në Greqi ka nën pushtim një teritor sa një
Shqipëri, 23 mijë e 5 qind kilometra katrorë tokë dhe det, dhe mbi 4 milion banorë
çamë dhe arvanitë. Çamëria Shqipëri është udha në gjuhën e nënës dhe mision i
shenjtë për çdo shqiptar. Republika e Çamërisë e shpallur me 30 tetor 2016 në
Egzil, është e angazhuar për zgjidhjen e Çështjes së Çamërisë në rrugë
diplomatike dhe juridike si rrugë që e lejon demokracia euro–atlantike. Në këtë
etapë të zhvillimeve politike në Ballkan e më gjerë rreth Çamërisë e për
Çamërinë, ky do të ishte dokumenti strategjik dhe pragmatik për Çlirimin e
Republikës së Çamërisë nga prangat e Shtetit të Greqisë; Lëvizja për Republikën
e Çamërisë, kërkon nga Greqia:
1 . Heqja e „Ligjit të luftës“ me Shqipërinë, që mban në burg Çamërinë,
2 . Legalizimin e gjuhës shqipe në tërë Greqinë
si gjuhë zyrtare.
3 . Hapja e shkollave shqipe dhe kthimi i çamëve
në pronat e tyre,
4 . Lejimi i flamurit kombëtar të Çamërisë në
tërë teritorin e saj e në More.
5 . Lejimi i festave kombëtare.
6 . Marrëdhëniet kulturore të
Çamërisë me pjesët e tjera të atdheut.
7 . Njohja e Gjenocidit të bërë të
shtetit të Greqisë ndaj popullsisë çame prej vitit 1912 – 1945 e këtej.
8 . Dëmshpërblimi për viktimat e
gjenocidit ndaj popullsisë çame si dhe dëmshpërblimin për pushtimin e Çamërisë
prej disa qindëra miliardash eurosh.
9 . Njohja e teritorit të Çamërisë
nga Greqia prej 23 mijë e 5 qind kolometrave katrorë sipërfaqe tokë det dhe
ujëra.
10
. Njohja Republikës së
Çamërisë nga shteti i Greqisë.
11
. Rikthimi i 3 milion
çamëve të mërguar në tokat e tyre stërgjyshore.
12. Dëmshpërblimin prej 450 miliard euro për viktimat e gjenocidit ndaj
çamëve dhe arvanitëve. Njëherit, dhe dëmshpërblimin shtesë prej 500 miliard
euro për shfrytëzimin e pasurive dhe të mirave material dhe minerare që nga
viti 1912 -1945 e deri më sot. Gjithsejt, 950 miliardë Euro.
Pra, vetëm në këtë mynyrë mund të
ndërtohet paqja midis Republikës së Çamërisë, dhe Republikës së Greqisë. Në
Evropë nuk ka një popull të dytë sa populli shqiptar që të ketë aq histori të
pasur, dhe njëherit, aq histori masakrash dhe gjenocidesh nga fqinjët e saj sa
Shqipëria. Epiri pellazgjik – Çamëria, është toka dhe vatra e një populli tepër
të lashtë, shkruan Straboni. Qysh në paleolitin e hershëm, në Gadishullin
Ballkanik, më parë ( Ilirik ), pellazgët qenë i vetmi popull qytetërues, për më
se 15 mijë vjet jetë njerëzore. Shqiptarët janë të vetmit trashëgimtarë të
gjuhës dhe të gjakut pellazgo-ilir. Prandaj, Kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë
herët a vonë do të jetë në Prevezë dhe më përtej, aty ku ka qenë për 15 mijë
vjetë më radhë.
Ne nuk kemi nevojë ta qepim hartën e atdheut tonë me Çamërinë, kur atë e
ka qepur vet përëndia, - Shqipëria deri në Prevezë. ( A. Geci )
Aktualisht,
Shqipëria në Greqi ka të pushtuar një teritor prej 23 mijë e 5 qind
kilometra katrorë, dhe mbi 4 milion banorë çamë dhe arvanitë. Çamëria Shqipëri
është mision i shenjtë për gjithsecilin shqiptar. Shkëputjen e Çamërisë nga
Greqia, pa pranimin nga Greqia nuk është e lehtë. Bashkimi i Shqipërisë me
pjesët e pushtuara të atdheut në një bashkështet shqiptar, është i domosdoshëm.
Pas rënies së Festim Latos, Udhëtarët e Pavarësisë së Çamërisë nuk do të ndalen
për asnjë çmim. Kombi ynë përherë ka ditë të nxjerrë atdhetarë dhe prijësa për
mbrojtjen dhe lirinë e atdheut.
Udha
nëpër të cilën do të vemi në Çamëri është përplotë eshtra çamësh të rënë,
përplotë eshtra fëmijësh të prerë, përplotë eshtra nënash të dhunuara, përplotë
varre monumentesh të përvetësuara e të ndryshuara. Festim Lato, Heroi i
Çamërisë, është i pari çam i rënë pas një shekulli burg dhe gjenocid të Greqisë
ndaj Epirit të Çamërisë. Vrasja e Festimi Latos në Holandë me 17. 07. 2019,
është humbje e rëndë për Republikën e Çamërisë të shpallur në egzil me 30 tetor
2016, nga Kuvendi gjithëshqiptarë çamë dhe arvanitë.
Festimi
u vra si të gjithë heronjtë e Rilindjes sonë Kombëtare. Unë e ndjej dhimbjen
për vrasjen e Festimit, por, dhimbja dhe detyrat për Pavarësinë e Çamërisë i
tejkalon dhimbjet e një të rëni. Pas vrasjes së Festim Latos, Heroit të
Çamërisë, heshtja e Shqipërisë dhe e Kosovës për Shqipërinë deri në Prevezë
është e pakuptimtë. Shteti shqiptar e ka në Kushtetutë mbrojtjen e tërë
teritorit të saj. Kërkesa e shqiptarëve për Shqipërinë deri në Prevezë duhet të
hapet. Teritori i Shqipërisë i quajtur Çamëri i është dhënë në shërbim të paqes
Greqisë me protokollin e ashtuquajtur, „Protokoll i Firencës“ i mbajtur në
Firencë të Italisë me 16 dhjetor 1913 nga 6 fuqitë e kohës. Asnjë çast, asnjë
përpjekje në histori nuk guxon të jetë harruese.
Shtetet, perandoritë,
ngrihen dhe bien, por popujt mbetën. Shtetet janë organizma gjeo-politikë, të
përkohshëm, ndërsa popujt janë të përjetshëm. Republika e tretë shqiptare në Ballkan,
Republika e Çamërisë, është çelsi i Shqipërisë së Bashkuar.
Lufta
për Çlirimin e Çamërisë dhe përtej saj do të jetë beteja jonë më e shenjtë në
të ardhshmen. Këtë betejë të pakryer për Çamërinë dhe Krahinën e Mollës së
Kuqe, na e lanë të pakryer, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë
në Vlorë nga Ismail Qemali, rexhimi Komunist i Enver Hoxhës dhe Lufta e
Konsultuar e Kosovës më 1999 dhe shumë faktorë të tjerë. Unë kujtoj se
standardet e kohës sonë, ligjet e tregut, bizneset, marrëdhëniet kulturore,
kërkesat dhe dëshmitë e pareshtura, rritja e cilësisë së demokracisë,
akualisht janë e vetmja mundësi historike që në Çamëri të hiqet „Ligji i
luftës“ që ndalon zhvillimin kulturor, e arsimorë e kombëtar të Epirit shqiptar
të Çamërisë. Mërgata 3 milionshe shqiptare në Evropë, Amerikë dhe Australi, si
dhe çamërit dhe arvanitët brenda në Greqi, do të gjejnë forcë e mençuri
për t´i dalë zot Çamërisë dhe Krahinës së Mollës së kuqe.
Shpallja
e Republikës së Çamërisë në egzil nga shqiptarët për Çamërinë është një meritë
e arritur, e që ndiqet me zili nga shoqatat dhe partitë çame në Shqipëri dhe
Kosovë. Por, koha do të jetë antologu më i mirë për ta ndriçuar udhën e së
ardhmes sonë në një Bashkështet shqiptar. Rizënia e gjuhës shqipe në Çamëri dhe
gjithandej Greqisë dhe zgjimi kombëtar i çamëve dhe arvanitëve, i vëllëzërve të
një gjaku, i thërrasin sot guximshëm Evropës dhe intelektualëve të
saj për ta lexuar drejtë e mbarë çështjen shqiptare, autoktoninë e tyre
në Çamëri e më gjerë. Poeti Asio, në librin „Athina e zezë“ shkruan; „Epirin e
ilirisë e lindi dheu i zi i Pellazgjisë, të barabartë me perëndinë“. Prandaj,
nuk falet tokë e perëndisë! Çamëria, merret! Çamëria
s´lypet! Shqipëria deri në Prevezë është detyrë dhe qëllim kombëtar për
gjithësecilin shqiptarë.
Atdhe
Geci – Dortmund, Nëntor, 2020