Mendime
Eliona Spase: Sfida tjetër e mjekut të përkushtuar dhe demokratit qëndrestar
E shtune, 31.10.2020, 09:57 AM
Munir Shehu, njeriu i pritshmërive të të gjitha shtresave shoqërore të Kamzës
Sfida tjetër e mjekut të
përkushtuar dhe demokratit qëndrestar
Nga
Eliona Spase
Përzgjedhja
e kandidatëve nën sitën e votës së anëtarëve të bazës së PD, në skesione e
grup-seksione, u shfaq si një risi e selisë blu dhe solli në garë figura me
reputacion, intelektualë dhe njerëz me vlera për komunitetin.
Një
nga emrat më të spikatur të PD-së për Tiranën për zgjedhjet e përgjithshme të
26 prillit, është mjeku Munir Shehu, kandidat për Kamzën.
Ai
është një figurë e njohur politike dhe profesionale, me një civi të pasur dhe
reputacion në këtë zonë periferike, ku ka shumë mbështetës falë dhe punës së
tij të përkushtuar si mjek.
Munir
Shehu mori mbështetjen e 99 përqind të anëtarëve të PD, duke qenë një nga
kandidatët më të votuar nga strukturat e PD në bazë.
Po
kush është mjeku i Bathores, aq i lidhur me fatet e banorëve të kësaj njësie administrative
dhe çfarë përfaqëson ai për ta?
Bathorja,
kjo njësi administrative e krijuar kryesisht prej të ardhurve nga veriu
shqiptar pas viteve 90, e njeh dhe e vlerëson Munir Shehun si një mjek të
përkushtuar, që ka bërë aq shumë për banorët e saj. Ai është mjeku I parë i
kësaj zone, që me punë e përkushtim ka fituar dashurinë dhe respektin e të
gjithëve, qofshin të majtë e të djathtë apo pa parti, njerëz me nevoja që
mjekun e vështrojnë në dritë të syrit. Ditën dhe natën, me përkushtim e
profesionalizëm, iu është gjendur pranë banorëve të Bathores, të cilët shikojnë
te mjeku i tyre një njeri të afërt, që ua di hallet dhe sëmundjet, nevojat dhe
kërkesat, një model të njeriut human, që di të prekë me dorën shërimtare plagët
e tyre të shumta, plagë të një tranzicioni të gjatë e të vështirë ku është
endur tash sa kohë shoqëria shqiptare e që veçmas janë të dukshme në zona të
tilla, ende të pa sistemuara e të pa urbanizuara plotëisht.
Pasioni
për punën, përkushtimi dhe përgjegjësia, të qenit në krye të detyrës, orar e pa
orar, me vullnetin e mirë për t’i prekur gjërat me dorë, kanë bërë që Muniri të
gëzojë simpati ndër të gjithë banorët e Bathores, që e duan sikur ta kishin
djalin e tyre.
Ish
student i Dhjetorit, i lidhur me Partinë Demokratike që në ditët e para të
themelimit të saj, Munir Shehu ka qenë dhe mbetet një nga personat më
ekuilibristë dhe liberalë të kësaj force politike në Kamëz, ku në zgjedhjet e
vitit 2000 fitoi në garën elektorale për kreun e bashkisë së Kamzës, por u
tërhoq për shkak të vendimit politik të PD për t’u tëhequr nga zgjedhjet, duke
ia lënë postin e kryetarit të bashkisë së Kamzës për herë të parë një
përfaqësuesi të majtë.
Muniri
ka qenë për disa kohë kryetar i këshillit të qarkut Tiranë dhe anëtar i
këshillit të këtij qarku, i palëkundur në gjithë karrierën e tij politike në
bindjet dhe vizionin e tij si i dajthtë, duke i qëndruar besnik Partisë
Demokratike edhe në sfidat e saj më të vëshitira. Që nga viti 1995 është
drejtuesi i të gjitha fushatave politike, elektorale e paraelektorale në Kamëz,
ku në të gjitha rastet Kamza ka nxjerrë fituese PD-në, qoftë në garimin për
zgjedhjet vendore, qoftë për ato parlamentare.
Zgjedhja
e tij si deputet në Kuvendin e Shqiëprisë do të mundësonte promovimin e një
paralamenti shërbimesh e jo propogade,
Në
Kamëz, ku ekziston një trashëgimi thuajse përjashtuese e rinisë nga sfidat dhe
vizionet politike, mandatimi dhe zgjedhja si deputet i z. Munir Shehu do të
sillte një frymë të re, ku brezi i ri, të rinjtë e shkollave dhe të fronteve të
punës, të të gjitha fushave të jetës, do të ndiheshin të pëfaqësuar denjësisht
nga një zë i përveçëm i tyre.
Muniri
është njeriu i duhur për Kamzën, për të përfaqësuar sa më mirë një zonë me
resurse të forta, por që ende nuk janë vënë plotësisht në punë, për shkak
apatisë dhe politikave dritëshkurtëra, majtiste e djathtiste, që kanë sunduar
tash tridhjetë vjet në zonat perferike dhe që jo gjithmonë kanë çuar ujë në
mullirin e interesave të kamziotëve.
Muniri
është një burrë në kulmin e energjive, që merret shumë me ngritjen e tij
profesionale, me lexime të thelluara në fushën e shkencës mjekësore ku
kontrbuon, me një shërbim cilësor në dobi të një komuniteti ku që ka aq shumë
nevojë për këtë shërbim.
Në
Kamëz ai ka investuar shumë për emrin e tij, jo vetëm si mjek dhe qëndrestar i
Partisë Demokratike, por dhe si një intelektual aktiv dhe veprimtar shoqëror,
një familjar i shkëlqyer.
Duke
votuar Munirin, Kamza do të votojë për njeriun e shërbimeve komunitare, do të
votojë mjekun pasionant dhe qëndrestar, që nuk vështron interesat e tij të ngushta, por ato të të
gjithë banorëve, pavarësisht përkatësive politike, siç ka bërë deri tani në
punën e tij si mjek dhe veprimtar politik. Ai është njeriu i pritshmërive të të
gjitha shtresave shoqërore të Kamzës, nëse do të hyjë në Kuvendin e Shqipërisë
në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Munir
Shehu me bashkëshorten