Mendime
Florim Zeqa: Kur vjedhet shteti, varfërohen qytetarët!
E marte, 27.10.2020, 08:01 PM
Kur vjedhet shteti, varfërohen qytetarët!
Shkruan:
Florim Zeqa
Kosova
ka nevojë për një subjekt të ri politik, sikurse njeriu që ka nevojë për
thithjen e ajrit të pastër. Pasi tanimë jemi të ngulfatur nga një politikë
disfatiste dhe e pashpresë për qytetarët e Kosovës.
Duhet
dhënë hapësirë të gjithë atyre që e duan me zemër dhe me shpirtë atdheun e
tyre, për t'i dhënë fund politikbërjes 20 vjeçare në Republikën e Kosovës, për
t'iu dhënë fund njëherë e mirë keq-qeverisjes dhe antivlerave, abuzuesve dhe
uzurpatorëve të shtetit.
Qytetarët kanë të drejtë
të dinë nga shkojnë paratë e tyre
Kur
shteti vjedhet nga ata që paguhen më së shtrenjti nga shteti, varfërohen ata që
kanë dhënë më së shumti për shtetin. Sa më shumë që po pasurohen politikanët,
aq më tepër po varfërohen qytetarët.
Të
gjitha partitë politike, pa dallim pushtet dhe opozitë janë bërë bashkë dhe
janë bërë pjesë e këtij sistemi të keq-qeverisjes në vendin tonë. Të gjithë
deputetët pa dallim, pushtet dhe opozitë bëhen bashkë për ngritje të pagave të
nivelit të lartë dhe për ligjin për financimin e partive politike, por jo edhe
për interesin e qytetarëve, siq është projektligji për rimëkëmbje ekonomike.
Qytetarët
e vendit që i paguajnë rregullisht tatime shtetit, kanë të drejtë të dinë nga
ju shkojnë paratë dhe si shfrytëzohen mjetet e tyre nga njerëzit e veshur me
pushtet.
Zgjidhja
është fare e thejshtë. Kthimi i Agjensionit Antikorrupsion në një format të ri
dhe krahas agjensionit për të hyrat e qytetarëve, duhet të themelohet
agjensioni i të dalurave nga buxheti i shtetit për të kuptuar më lehtë
qytetarët të vërtetën e lëvizjeve financiare nga buxheti i shtetit, gjegësisht
për abuzimin e pushtetarëve me paratë e taksapaguesve të varfër kosovarë, para
të cilat kanë arritur edhe deri tek xhepat e sekserëve të pushtetarëve të
inkriminuar në Diasporë.
Populli
më i politizuar në rruzullin tokësorë, nuk guxon të sillet si apolitik, sikur
nuk është duke ndodhur asgjë, kur nga të gjitha anët është rrezikuar ekzistenca
e shtetit tonë-Republikës së Kosovës.
Bota
e lirë dhe demokratike ka mbetur e habitur me popullin më aktiv dhe më
liridashësh në Gadishullin Ballkanik me heshtjen ndaj klasës së tyre poltike, e
cila, jo vetëm djersën, edhe gjakun po ua pinë me pambuk, duke i lënë si mumie
të gjalla e të pashpresa në vendin me pasuri të shumta nëntokësore dhe resurse
të pasura natyrore.
Kapësit e rinjë të
shtetit nën petkun e shpëtimtarëve
Me
secilin që bisedon, shprehet i pakënaqur me situatën politike në vend, por jo
të gjithë punojnë për ndryshimet pozitive në këtë vend.
Riciklimi
i figurave politike nga një subjekt politik në tjetrin, nga njëri krah politik
në tjetrin, nga e djathta në majtë dhe anasjelltas nuk e ndihmon ndryshimin
politik në vendin tonë, përkundrazi e rrezikon stërzgjatjen e kapjes së shtetit
nga uzurpatorët e rinjë të veshur në petkun nacionalist si shpëtimtar të
vendit.
Me
e humbjen e privilegjeve të pushtetit, të pakënaqurit tubohen në subjektin
opozitar me koncepte ideologjike krejtësisht të kundërta, jo për të mbrojtur
parime, por për t'iu kthyer pushtetit përmes formacionit tjetër politik.
Me
këtë klasë politike në pushtet dhe opozitë rrezikojmë t'i humbim edhe 20 vite
të tjera, pa zhvillim ekonomik, pa mirëqenje qytetare dhe pa barazi ligjore.
Janë
këto 20 vjet të humbura për Kosovën. E vetmja gjë pozitive në Kosovën e pas
luftës është, që shqiptarët e robëruar nuk janë më nën thundrën e çizmës së
pushtuesve serb, por jo edhe të liruar plotësisht nga vargonjët serbosllav.
Mos
t'i humbim edhe 20 vite të tjera, të bashkohemi për një fillim të ri!
Një
fillim i ri, alternativa e vetme për ndryshim!