Editorial
Ilir Çumani: ''Bamirësia'' e rreme e kryefushatarit tonë kryeministër
E merkure, 07.10.2020, 08:44 PM
“BAMIRËSIA” E RREME E KRYEFUSHATARIT TONË KRYEMINISTËR
NGA
ILIR ÇUMANI
Pyetje
fare të thjeshta kam sot për Kryeministrin Rama: Përse në këto 7 vjet e gjysëm
të qeverisjes tënde me PPP e me konçensione, nuk të shkoi kurrë mendja t’ua
rritje pagat mjekëve dhe arsimtarëve, (pensionistëve jo e jo), por tani që të
kanë kapur ethet elektorale je në ankth dhe e di fare mirë se në çfarë kuotash
të besimit popullor ndodhesh, del e na bën “bamirësin” e madh kinse duke “hapur
qesen me para”, me premtime joshëse për 40 % rritje pagash për mjekët e
infermierët, dhe 15 % rritje pagash për arsimtarët….?! Përse në këto 7 vjet e
gjysëm të sundimit tënd prej despoti dhe autokrati i pashpirt, i’a shtrëngove
keqas litarin në grykë shtresës më të varfër të popullsisë dhe asaj të mesme,
me taksa e gjoba, me burg dhe me kërcënime për largime vënde pune, i detyrove
njerëzit të lënë Shqipërinë si të pashpresë, dhe tani që e kupton gjëmën se
çfarë mëkati ke bërë, (për të cilën do të ndëshkohesh në mënyrë shembullore me
votën plebishitare), ke ndezur motorrët si kryefushatar i propagandës me
gënjeshtra elektorale, kinse duke u bërë “zemërgjerë” e “bamirës” me viktimën
tënde, (popullin), i premton me bujë se ke zeruar taksat për biznesin e vogël
dhe atë të mesëm, se nuk do të shkelin më tatimorët në dyert e bisneseve të
tyre, etj, etj…?! Po përse more i paudhë, kaq naiv e të paditur i di njerëzit,
aq sa këtë lojën e mashtrimit me premtime në këtë prag fushate e ke kthyer si
lojën e shahut dhe lojën “Mos u nxeh”…?! Vërtet mendon se me këto manovra dhe
lojra xhambazësh politikë do të rifitosh sërish besimin në popull dhe në
ekektorat, për të të patur mbi qafë edhe 4 vjet të tjera, për ta varfëruar e
lodhur edhe më shumë këtë popull që me paratë që ia zhvat nga xhepat e shpuara
përmes taksave, të dhjamosësh edhe më shumë okigarkinë dhe tarafin tënd ….!? Po
a e dinë mjekët, arsimtarët, bisnesi i vogël dhe ai i mesëm, të gjitha
kategoritë e shoqërisë shqiptare se, këto “karamele” që u premton sot në
fushatë, sapo të mbaroj fushata dhe ti të kesh rrëmbyer edhe një tjetër mandat
me këto makinacione të pandershme propagandistike, sërish do t’ua marrësh
mbrapsht edhe 100 fish të tjera përmes politikave grabitqare fiskale që
hartojnë dhe ndërtojnë mjeshtrat 99 – ça që ke pranë vetes si: Ahmetaj e Denaj
& Co…!? Populli ynë ka një fjalë të mençur që thotë: “Ujku qimen e ndërron,
por zakonin nuk e harron…”. Aktrimi butaforik dhe mediatik i Edi Ramës, nuk
është gjë tjetër veçse loja prej “bamirësi” të rremë e kryefushatarit
tonë kryeministër. I mbetet popullit të zgjedh tani… ose të pranoj
të shtrëngoj edhe më shumë lakun e varfërisë e të mjerimit që kryeministri me
shpirtligësinë e tij ia ka hedhur qafe prej më shumë se 7 vjet, ose ta heq atë
lak duke ia varrur në qafë Edi Ramës dhe gjithë shpurrës “Rilindase…”.
Ora e frymëmarrjes dhe e lirisë së vërtetë ka filluar të punoj për shqiptarët e
thjeshtë, ndërkohë, ditët po shkurtohen për despotin autokrat e të pashpirtë
dhe oligarkët e pangopur që po thithin orë e çast gjijntë e pushtetit
korruptiv…..!