Mendime
Xhemal Ahmeti: "Pellazgët", ç'kategori njerëzore janë që me vrap mezi presin të bëhen koloni e dikujt?
E shtune, 19.09.2020, 06:24 PM
LIRIA ËSHTË MODUS I RËNDË EKZISTENCE
Nga
Xhemal Ahmeti
Erdogani
tha nuk e lëshoj ballkanin, "pse a vetëm francezët dhe BE kanë të drejtë
të kenë koloni", u shpreh ai. Dakord këta që nuk heqin dorë nga
mentaliteti mesjetar i kolonializimit, poshtërimit të të vegjëlve dhe
ekspansionit, zhbërjes së kulturave tjera, por këta të mitë, "pellazgët",
ç'kategorie njerëzore janë që me vrap
mezi presin të bëhen koloni e dikujt? Edhe pas aq shumë shekujve nën koloni të
egra? Ngase nuk dinë të jetojnë në modus tjetër përveç në atë vegëlsirave?
Veçanërisht këta që merren me politikë: I kisha spostuar në Sibiri. Të jesh i
lirë, i pavarur donë të thotë të kesh dinjitet. Pa këtë të fundit nuk je as për
në qenef. Më vjen keq me gjithë këto kapacitete të mëdha që pushtojnë botën në
çdo lëmi e që përjashtohen nga brenda.
Qafira. Gërrnaça.
__________
AKSIONI BULLGAR SI KAUZË
SHQIPTARE
Bullgarët
kanë të drejtë. Maqedonia siç e njohim sot është falë urdhërit të Titos me 2
gusht të vitit 1944. Dokumentet dhe faktet janë në anën e tyre - Sofjes.
Realizimi i këtij "kombi të ri sllav" u bë 1. duke deportuar shqiptar
në Turqi dhe duke i zëvendësuar qytetet dhe fshtrat e zbrazëta me sllavë që
jetonin anëve të tjera (ardhja e egejcëve dhe tjerëve) 2. Me asimilimin me
dhunë të fshatrave shqiptare ortodokse që të deklarohen si maqedonas sllavë 3.
Me turqizimin e aglomeracioneve shqiptare myslimane, për t'i bërë gati për
Turqi 4. Me tjetërsimin e mbiemrave të shqiptarëve që nuk i dëbonin dot në
ovski, ov ...(e tjera si këto, si referencë ua kam postuar një link ku mund të
gjeni ekstraktin e një studimi timin [2008: fq.35-36] ne gjermanisht, një
kapitull të të cilit e përben edhe kjo histori). Projekti i Titos u jetësua
konkretisht në vitet e 70-ta, atëherë kur postbullgarëve iu lejua kisha, bënë
librat e parë dhe kompiluan/kanonizuan një alfabet. Pushtetin politik e kishin.
Prandaj ky qëndrim bullgar duhet të përkrahet dhe njëkohësisht të formohet një
komision panshqiptar historianësh për të zbardhur se çka vërtetë ndodhi në atë
kohë? Faktet nuk duhet ta frikojnë askënd, ngase nga ato shumica do të mësojnë
se pse u flisnin gjyshet e nënat shqip e këta të vrasin sot për Bullgari e
Turqi.
__________
Mungesa
është uterusi i çdo urrejtjeje. Kur të mungon liria i urren ata që e kanë, kur
të mungon robëria i urren ata qê nuk e kanë lirinë - si duket nga zilia. Kur të
mungon dashuria dashurohesh në çdo Gjylë që ta zë udhën e para që pastaj të
vdesish duke urrejtur të dy. Pa mungesa s'ka njeri. Pra as pa urrejtje. Kjo as
qê është çështja. Zotësia është e atij që di urrejtjen ta intrigojë: ta vë
finalisht në funksion të reduktimit sa më të madh të mungesave të tij.