Mendime
Namik Selmani: Fjalë zemre për poetin matjan që mbjell me vargun e tij shqiptarizmin në Londër
E enjte, 17.09.2020, 06:00 PM
Fjalë zemre për poetin matjan që mbjell me vargun e tij shqiptarizmin në Londër
Nga
Namik Selmani, Boston
Prej
vitesh e kam përpirë me një etje të pashuar poezinë e Xhavit Gasës që është më
matjan se matjanët kur kërkon që të ngrejë Urë kulturore
dhe
shkronjore mes Matit të tij të dashur dhe komunitetit shqiptar të Anglisë
kryesisht atij të Londrës.
Pasioni
për fjalën e shkruar te Xhaviti bashkohen me ata ngjizje të fortë të
shqiptarizmit. Ai i do të gjithë stinët matjane. I ka shijuar me gjithë
dashurinë që ka si njeri, si poet, si bir, si baba, si gjysh e poezia e tij ika
të gjithë këto portrete Poezia e tij të bën të krenohesh jo vetëm me atë vetë,
po dhe me fëmijët që dinë të këndojnë shqip, të shkruajnë shqip.Dhe nuk është
më ai Xhaviti i Burgajetit i Zenishtit ditëve të ara të kurbetit po asht më i
pjekur si autor.
Librat
e botuar ajo jetë aktive që ai bën krah të gjithë shqiptarëve të Mbretërisë së Bashkuar
të Britanisë së Madhe e bën poezinë e tij një
Misionar
modern të kombit. për të cilën ne kemi nevojë kaq shumë Poezia e tij ka pak
nostalgji Thinjat që ia merr era mbi Tamiz i kujtoj jetën e vështirë po dhe atë
që ai ka dhënë me jo pak sakrificë.Mund të shijonte Anglinë edhe me kafet e
shumta që janë dhe traditë shqiptare. Mund të ecte me hap të ngadaltë në parqet
natyrore.Mund të ndërronte vizitat në Muzetë e shumtë që ka atje po ai e do
poezinë dhe me modesti bën atë
që
mund të bëjë më mirë . Të mbjellë në shpirtërat e fëmijëve e prindërve
shqiptarë gëzimin e shkronjës shqipe madje mjaft poezi të tij mund të jenë
pjesë e librave shkollorë të mësohen dhe të recitohen në shkollat shqipe apo të
bëhen këngë.Ai tani njeh kulturën angleze që dikur ka qenë dhe pjesë e kulturës
shqiptareUrimi i zemrës është mirënjohja më e madhe që e meriton ai në cdo kohë.
Cikël poetik kushtuar fëmijëve të komunitetit Shqiptar në
Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe
PRANVERAT SHQIPTARE
Ç’më
zgjojnë ëndrrën e hershme naimjane,
këta
fëmijë shqipen që aq ëmbël e folin,
më
sjellin nga vendlindja të fresktat fllade,
më
bëjnë të ndjehem shqiptar mes Londrës
Në
skena e sheshe të Londrës mbretërore,
shpërthejnë
hareshëm lulëkuqe vendlindje
stolis
me lule bjeshke kostumet popullore
kapur për dore vallëzojnë valle Shqipërie!
Oh,
ç’na sjellin Pagarushën e Vaçe Zelën,
këtu
në Londrën e Durhamit dhe Bajronit,
drita
e syve tyre mund trishtimin e kurbetit,
pranverat
shqiptare shpërthejnë në Londër
LERMËNI
Lermëni
ta shkruaj vargun mbi ballin e
njomë,
të
marrë bukurinë shkruar me ngjyra ylberi,
vargu
të bëhet si Ante, i rilindur, i pamposhtur,
me
dritën e syve tuaj mund mjegullën e kurbetit!
Vargjet
e mia të veshin kostumet tuaja magjepse,
fëmijë
të vendit tim që lindët në vend të huaj,
të
bëhen bashkë udhëtar me ju dritë shprese,
flakadan
dashurinë e atdheut të pa shuar!
SI FLLAD
Qiellit londinez ju i jepni buzëqeshje,
sillni
dallëndyshet që s,vijnë n'këto anë,
ç'na
lehtëdon peshën e rëndë të kurbetit,
valle
hidhni n'atdheun e Edith Durham!!!
Lastarë
me rrënjë të atdheut Nënë Terezes
me
ligjërim të ëmbël Naimjan flisni shqip,
si
fllad ëmbëlsisht vallëzoni fushës blertë,
nuk
asjë poet që të ju nuk gjen frymëzim.
PARAROJË PRANVERE
Mos
ua numëroni vitet kur kanë lindur,
mos
i pyesni për çertificatë a pashaportë,
dëgjoni
sa bukur flasin gjuhën e shqipes,
sa
bukur recitojne, si shqiponja vallëzojnë.
Dhe
ti moj Londër e lashtë mbretërore,
njihi
mirë këta filiza nga atdheu Naimit,
po
nuk i njohe hap dëfterët e Bajronit,
lexoi
vjershat e tij për bijtë e shqipes.
Lule
të bukura si zemra e Nënë Terezes,
gjithë
bukuritë shqiptare këtu na sollët,
janë
fare pak për ju këto vagje të poetit,
qofshi
ju dallëndyshe pararojë pranvere.
PARA JUSH NË GJUNJË
Brënda
shpirtit engjëllor mbani shpresën,
të
ndezur flakadan me ngjyrat e ylberit,
martonomakë
me bekimin e nënë Terezes,
traditat
e t'parëve mbani gjallë hareshëm!
Ulemi
të gjithë në gjunjë para fidanishtes,
të
mbjellun në skena e sheshe Londineze,
ç'po
na flladisin me aromën e vendlindjes,
zile
stanesh,ugare lumej simfoni orkestre!
Fidanë
engjëllorë qofshi gjithmonë fisnikë,
hark
ylberesh brënda shpirtit madhështor,
ndërtues
bese e turbinash që japin dritë,
me
bekimin e Nënë Terezes si hyjnorë!
MBJELLIN FILIZA
(Mësueseve dhe mësuesve
që punojnë me përkushtim të palodhur për mësimin e gjuhës shqipe dhe promovimin
e traditave e kulturës Kombëtare te fëmijët e komunitetit Shqiptar në Britaninë
e Madhe)
Më
grohet shpirt e zemër,
kur
nuk dëgjoj fëmijët zë-bilbila,
në
skenë shpërthen pranvera,
flutura
krahëshkruara n'lëndina.
Budi
dhe Frashëllijnt madhështorë
Petro
Nini Luarsai e bilbila të tjerë,
At
Gjergj Fishta ky triumfator,
ndër
shekuj mbajtën gjuhën e nënës!
Mësuese
e mësues me fjalë të arta,
mbjellin
filiza në rrugën e rilindasve,
këta
fidanë që po rriten janë e ardhmja,
fllad
këngësh në krahë të shqipes.
TË THUR KURORË
Sot
dua t’i ul një nga një yjet e qiellit kaltër,
dhe
të stolis germat shqip këtu në Londër,
letrës bardhë të qendis të bukrat vargje,
për
filizat që atdheut kaq bukur i këndojnë!
Të
ngjitem për ju dhe mbi ré ti them diellit,
mos
i kurse të lutem rrezet plot me dritë,
të
thur kurorë me gjithë ngjyrat e ylberit,
filizave
që neser do jenë lisa tëShqipërisë!
KRENAR
Do
të ndjehej krenar Skënderbeu,
Naim
Frashërit pena do ti ndriste,
krenar çdo pëllëmbë e atdheut,
nga
madhështia këtyre fëmijëve.
Nga
trojet e lashta të tokës arbnore,
krahëhapur
Shqiponja nis fluturimin
dhe
vjen në këtë skenë mes Londrës
krenar
për bijte e bijat e saj që po rriten.
NA SOLLËN VENDLINJEN
Në
atë skenë të vogël,
Çelën
lulet ngjyra ngyra,
Këtu
në mes të Londrës,
Këta
fëmjë vendlindjen sollën.
Hidhnin
vallet porsi flutura,
Me
kostumet plot me ngjyra,
Me
zërat e tyre të bukur,
Recituan
e kënduan si bilbila.
Kënduan
këngë,hodhën valle,
Këta
fëmijë plot yllë e dritë,
Folën
me gjuhën e të parëve,
Gjuhën
e ëmbël të shqipërisë.
E DUAM LUMTURINË.
E
duam lumturinë,
E
duam dhe pranverën,
E
duam Shqipërinë,
Dhe
gjuhën tonë të ëmbël.
Ne
jemi të lumtur,
Ne
jemi krenar,
Ne
po mësojmë
Gjuhën
tonë të bukur,
Gjuhën
e të parëve tanë.
Gjuhën
e Naimit,
Dhe
rilindasve të mëdhenj,
Që
u si qiriri u shkrinë
Vetëm
për mëmëdhenë.
Qe
gjuha shqipe,
Kurre
te mos vdese....
Dhe
ne u lumturuam,
Per
ju ndjejme krenari,
Per
emocionet qe na dhuruat,
.......................Te
dashur femije.
AROMË SHQIPËRIE
Me
lule u mbush skena,
dhe
flutura krahëshkruara,
u
ul këmbëkryq pranvera,
nga
këta fëmijë u mrekulluam.
Sa
ju kishte hije,
gjuha
e mëmëdheut,
aromë
shqipërie,
në
skenë shpërtheu...
Këta
fëmjë,
lule
përmbi lule,
aromë
shqipërie,
sot
na dhuruan.....
GJUHA SHQIPE
Me
gëzim e lumturi,
Në
shkollë unë shkoj,
Gjuhën
e bukur shqipe
Me
dëshirë e mësoj
Une
sot jam krenare,
Shkruaj
e flas shqip,
Eshte
gjuha amtare,
Oh,
sa bukuri.
Oh,
sa gjuhë e ëmbël,
Gjuha
e vendit tim,
Është
gjuha e nënës,
Dhe
e të parëve të mi.
Sot
jam e vogël,
Por
kam me u rrit,
Gjithmonë
dashuri do kemë,
Për
ty nënë Shqipëri.
Se
ti je vendlindja ime,
Në
zemër të kam për herë,
Uji
shterron nëpër burime,
Por
dashuria për ty asnjë herë,
MEDALJE NGA POETI
Mos
numuroni poetit vargjet e mallit,
as
fletët e letrës së bardhë plot poezi,
vështrojani
sytë e tij prej mërgimtari,
nga
cicërimi shqip i fëmijëve marrin dritë!
Jo
mos e pyetni poetin për çmime a medalje,
medalje
për të janë cicërimat e fëmijëve,
këta
fidane janë lisa gjigant të së ardhmes,
sy
mërgimtarësh që vështrojnë drejt vendindjes!
Ndizet
prush i nxehtë kënga n'gjoks fëmijësh,
kapur
për dore si flutura e hedhin vallen,
mërgimimatrëve
ju lagrohet loti prej syve,
poeti
mërgimtar me vargje ju thur medaljen!
@Xhavit Gasa