Mendime
Klajd Kapinova: A ka vdekur përgjithmonë New York-u dhe California!?
E shtune, 12.09.2020, 04:59 PM
A ka vdekur përgjithmonë
New York-u dhe California!?
Nga
Klajd Kapinova
Kush është shkrimtari
dhe analisti James Altucher?
Në ditët e pandemisë
botërore të Covid-19, që po kalojnë edhe shtetet amerikane metropolitane, si
New York dhe California, të cilat tradicionalisht janë drejtuar politikisht nga
governatorë dhe kryetarë bashkie socialistë të gomerëve blu, që kanë
mbështetjen e anarkistëve dhe marksistëve vandalistë të Antifës dhe BLM, tashmë
gjallëria e dikurshme e zhurmshme është kthyer në fantazmat hije, që
mbizotërojnë kudo në qytetet e tyre, metrotë, rrugët, parqet, muzetë,
restorantet, klubet e natës, kinematë, teatrot e famshme, sheshet, midis
ndërtesave të larta qiell-gërvishëse etj.
James
Altucher, ka lindur më 22
janar të vitit 1968 në Manhattan, New York. Ai sot është një menaxher, autor
dhe ndërmarrës amerikan i fondeve të mbrojtjes, i cili, ka themeluar mbi 20
kompani.
Shkrimtari Altucher,
ka një prodhimytari të lartë intelektuale dhe deri tani ai ka botuar 20 libra.
Ai është një kontribues i shquar i shumë kanaleve televizive, shoë-ve,
edicionit të lajmeve si opionist, i botimeve përfshirë të famshmet: The
Financial Times, Wall Street Journal, TechCrunch dhe The Huffington Post, New
York Post etj.
Ajo që e dallon më së
miri atë është se James Altucher ka krijuar shown e tij: "The James
Altucher Show”
New
York City is dead forever
Intelektuali elite
James Altucher më 13 gusht 2020, në faqen e tij të rrjetit social LinkedIn, ka botuar një artikull
ngacmues shumë interesant me titull: “New York City is dead forever” (New
York City ka vdekur përgjithmonë).
Sipas tij pas vitit,
2019 argumentet janë disa, por më e rëndsishmja është protestuesit anarkistë
marksistë të Antifës dhe BLM, po shkatërrojnë me vandalizmat e tyre
antinjerëzore sigurinë e jetës dhe pronave private të qindra dhe mijëra
bisneseve në shtetin e New York-ut.
Ky artikull u bë
shkak dhe burim i referimit dhe ftesave si analist ekspert në shumë media apo studio
dhe show të mëdha e të famëshme në SHBA dhe vecanërisht në New York City.
Të gjithë e duan New
York City. Edhe ai e do ose të paktën e ka dashur deri para ikjes së tij nga
vendlindja. Në moshë të rritur kur James Altucher u vendos për herë të parë këtu
me bisnesin e tij ishte një ëndërr e madhe e cila u bë realitet. Cdo cep ishte
si një prodhim teatri, që ndodhte para syve të tij, sepse aty ka personalite të
njohura me shumë histori.
Ai shkruan: “Unë
mund të luaj shah gjithë ditën dhe natën. Mund të shkoja në klube komedi, mund
të filloja çdo lloj biznesi, të takoja njerëz. Kam pasur familje, miq, mundësi.
Pavarësisht se çfarë ndodhi me mua, NYC ishte një rrjet që unë mund të doja
përsëri dhe të kërceja përsëri. Tani është plotësisht i vdekur. Por NYC
gjithmonë kthehet mbrapa. Jo jo këtë herë. Por NYC është qendra e universit
financiarë. Mundësitë, do të lulëzojnë përsëri këtu. Jo këtë herë… Mendoj,
se këtë herë duhet t’i them lamtumirë."
Manhattan
një qytetet fantazëm
Demostratat e
dhunshme, që shpërthyen disa mua më pare, pas vrasjes së një afrikano amerikani
me histori kriminale, sheh se shumë pjesë të Manhattan-it janë kthyer në zona
të vdekur ose Ghost, fjala që përdoret më shumë. Sikurse pamë edhe në
rrjetet televizive dhe ato sociale, shumë nga “demostrues” anarkistë marksistë
nuk e dinin se kush ishte viktima George Floyd…
Sot kushdo që udhëton
me tren ose me makinë në Midtown Manhattan, sheh se qendrat e mëdha biznesit
amerikan dhe ndërkombëtarë në NYC, janë bosh…
Edhe pse njerëzit
mund të kthehen në punë, ndërtesat e famshme të zyrave në qiellgërvish si Time
Life, janë akoma 90% bosh. Pronarët e bizneseve, kuptuan se nuk u duheshin
punonjësve të tyre në zyrë.
Ndërtesa e madhe Time
Life, ka pasur deri para protestave dhe sëmundjes mbarëbotërore Covid-19, mbi 8,000 punëtorë, kurse tani ka
vetëm 500 punëtorë të kthyer në zyra.
Shembuj të tjerë ka
plot. Kështu një menaxher biznesi argëtues po mbyll zyrat e tij dhe po shkon në
Texas.
Shumë intelektual
profesionistë, me familjet e tyre po largohen nga shteti i New York-ut, që ka
fatkeqsisht taksat më të larta në botë.
Një financier, i
cili, punon në një bankë të madhe investimesh si drejtor menaxhues para
pandemisë së coronavirus-it ku ai ishte në zyrë çdo ditë nga ora 6 e mëngjesit
deri në ora 10 pasdite u largua.
Sot, ai jeton në
Phoenix, Arizona edhe pse kurrë më parë nuk kishte qenë në Phoenix. Ai i bën të
gjitha takimet e tij në Zoom.
James Altucher,
shkruan: “Pashë një person të pastrehë të humbasë mendjen dhe të filloj të
sulmojë këmbësorë të rastit, duke i pështyrë, gjuajtur me sende të ndryshme
etj. Kam parë disa prindër beqarë me një fëmijë, duke kërkuar para për ushqim.
Dhe, kur dikush u dha ushqim, mbas shpinës së tyre e hodhën ushqimin përsëri në
to. Unë pashë një njeri që bërtiste fjalë raciste para njerëzve...”
Dhe më poshtë,
Altucher shton: “Unë jetoj në New York City për rreth 10 vjet. Padyshim që
është përkeqësuar dhe nuk ka fund në shikim. Parku im i preferuar është Parku
Madison Square. Rreth një muaj më parë një vajzë 19 vjeç u qëllua dhe u vra
përtej rrugës. Unë nuk mendoj, se kam një përgjigje por mendoj se është e
qartë: është koha për të dalë nga NYC.” (New York Post, Gusht 2020)
Mediat këto ditë
njoftojnë, se qiraja në shumë ndërtesa banimi ka rënë gati 30 përqind dhe më
shumë njerëz po largohen si kurrë më parë nga NYC.
Këtë pamje ka pasur
NYC edhe në vitet 1970, dhe deri në vitet '80, kur NYC po falimentonte. Ai
ishte kryeqyteti i krimit të SHBA-së.
Të gjithë e dinë se
ai ishte kryeqyteti i botës së biznesit, vendi kryesor i ri njerëzve, që do të
shkonin për të ndërtuar pasuri dhe do të gjenin mundësi. Ai ishte shtëpi për
artistët, teatrin, median, reklamat, botimet etj.
Dhe pastaj në muajin
qershor, gjatë trazirave dhe plaçkitjeve, djegieve të pronave, vrasjeve të
policëve, djegien e makinave të tyre, rrëzimin e 130 bustëve dhe monumenteve të
heronjve të historisë së lavdishme të SHBA-së, vandalizmave të Antifës dhe BLM,
u largua një valë e dytë e e banorëve të kualifikuar, bisnesmenë nga NYC.
“Kam femijë. Asgjë
nuk ishte në rregull me protestat por unë isha pak nervoz kur pashë videot e
rebelëve pasi një shtetrrethimi po përpiqej të depërtonte në ndërtesën time.
Shumë njerëz u larguan përkohësisht, por kishte edhe njerëz që largoheshin
përgjithmonë. Miqtë e mi u transferuan në Nashville, Miami, Austin, Denver,
Salt Lake City, Austin, Dallas, etj.”, shkruan James Altucher
Sërisht, tani një
valë e tretë e njerëzve po largohen të pakënaqur nga NYC. Dhe kjo për faj të
politikës socialiste anti policë, rritjes 70% të kriminalitetit, vrasjeve,
vjedhjeve, përdhunimeve, taksave që rritën me shifra kozmike, që po ndjekin sot
administrata e governatorit “demokrat” Andreë Cuomo dhe kryetarit të Bashkisë
së NYC socialkomunistit Bill de Blasio, të cilët kanë poshtëruar vazhdimisht
emrin e mirë dhe respektin dhe prestigjin, që dikur gëzonin 5 qytetet e
famëshme të NYC kudo në SHBA dhe botë.
Qiratë e banesave po
ulën në mënyrë drastike 30-50% sikurse edhe shitjet dhe blerjet, pavarësisht se
çfarë ju thonë njerëzit e pasurive të patundshme.
Sot, është e
habitshme sesi qiratë po rriten vazhdimisht në qytetet e nivelit të dytë dhe të
tretë këtu. Tani rrugët janë bosh. Dhe sa më gjatë të mbahen të mbyllura, aq më
pak shanse kanë të rihapen me fitime.
Rruga e famshme
Broadway, është i mbyllur të paktën deri në stinën e pranverës 2021. Qendra e
famshme Lincoln fatkeqsisht është e mbyllur.
Të gjithë muzetë në
NYC janë të mbyllura, ku, miliona dollarë të ardhura turistike të krijuara
humbën si kripa në ujë nga mbyllja e qendrave.
Ka mijëra
interpretues, producentë, artistë dhe tërë ekosistemi i artit, teatri,
prodhimi, kurimi, që rrethojnë këto qendra kulturore. Njerëzit, të cilët kanë
punuar gjithë jetën e tyre për të drejtën, për të qenë në gjendje të
performojnë qoftë edhe një herë në Broadway, tashmë jeta dhe karriera e tyre
është lënë në pritje të rihapjes, sepse për arsye politike të “demokratëve” të shtetit të New York-ut nuk
duan t’i hapin dyert e bisneseve dhe zyrat e tyre
Yelp, vlerëson se 60% e restoranteve rreth
Shteteve të Bashkuara janë mbyllur dhe më shumë se 50% do të mbyllen
përgjithmonë në New York City. Restorantet, ushqejnë më shumë restorantet e
tjera. Ata kanë lidhje me njera tjetrën.
Shumë njerëz të tjerë
shkuan përfundimisht në shtetet, si: Maine, Vermont, Tenesi, Upstate (NY),
Indiana, etj., për të jetuar me prindërit e tyre ose të jetojnë me miqtë ose të
jetojnë më lirë. Ata janë zhdukur shpejt ha e mbyll sytë … 1,2,3… dhe kanë ikur
për një jetë dhe bisnes të sigurtë dhe më të mirë.
Mbi 100,000 vende të
tjera pizza-sh thjesht janë mbyllur në shtetin e New York-ut. Njerëzit, do të
presin për një kohë dhe të shohin sërisht këto pizza. Ata duan të sigurohen, që
virusi është zhdukur, ose ka një vaksinëme efekt shërues, ose ka një model
biznesi fitimprurës.
Ka pothuajse 600,000
studentë të kolegjeve të ndryshme të shpërndarë në kampuse përmes NYC, që i
kanë thënë lamtumirë shtetit të New York-ut, ku, 100,000 studentë i përkasin
nga Columbia University në Manhattan, studentët e Fordham University Bronx, Saint
Johns Queens, etj. Ata nuk kthehen më në shkollë dhe vendosin të mos marrin me
qira apartamente në New York City. Kjo e shumë e apartamenteve do të shkojnë
bosh, ku humbasin pronarët dhe vetë shteti nga taksat e bisnesit...
Mbi 2000 restorante
janë mbyllur vetëm në Manhattan. Në metrotë e NYC ka më shumë lypësa se sa
pasagjerë që udhëtojnë. Gjitashtu në 5 qytetet e mëdha të NYC, janë mbyllur
60-70% e restoranteve, të cilat nuk kanë shanse të happen më.
Bisneset e përhershme
në Los Angelos, që janë mbyllur si pasoj e Cocid-19, ka prekur më shumë
pronarët afrikano amerikanë në masën 41% dhe më pak pronarët e bardhë në masën
17%.
Njerëzit
po largohen nga California dhe New York-u
Mirësevini
në Teksas! Mirësevini në Florida! Mirësevini në Nashville, Miami, Austin, Denver, Salt
Lake City, Austin, Dallas,
Votuesit amerikanë në
të gjithë vendin, po konkludojnë se është më mirë të jesh i kuq (republican)
sesa i vdekur (“demokrat”).
Modeli më i keq sot
janë shtetet e deshtuara politikisht “demokrate”, ku, drejtojnë governatorët
dhe kryetarët e bashkive socialistë që kontrollohen nga anarkistët,
vandalistët, marksistët si Antifa dhe BLM.
Ata, fatkeqsisht sot
kontrollojnë politikisht senatorët dhe kongresmenët ekstremistë socialistë, të
cilët janë politikanë karriere e përvoje prej disa dekadash në Senat dhe Dhomën
e Përfaqsuesve si në: New York, California dhe Illinois.
Nëse pyesni dikë në
shtetet të drejtojnë republikanët e elefantit (kuqe), ka të ngjarë që t'ju
tregoni shumë. Dhe numrat e fundit nga Byroja e Regjistrimit sugjerojnë që ata
nuk janë të gabuar, duke konsideruar rreth 3.2 milion më shumë njerëz që u
larguan në shenj pakënaqësie nga ato shtetet blu sesa hynë nga shtetet e tjera
republikane nga viti 2010-2019.
Merrill Matthews i
Institutit për Inovacionin e Politikave, një qendër konservatore e ekspertëve
në Dallas, tha se të dhënat konfirmojnë atë që ai po thotë prej vitesh: "Votuesit
në të gjithë vendin po konkludojnë se është më mirë të jesh i kuq sesa i vdekur".
Në një pjesë të mendimit
të kohëve të fundit, që ai shkroi për gazetën Hill (botohet në Washington D.C.)
Matthews përshkroi sesi votuesit gjithnjë e më shumë ushqehen me taksa më të
larta, rregulla të rënda dhe rritje të zgjimit shoqëror. Këto, tha ai,
kanë ardhur për të karakterizuar shumicën e shteteve të gomarëve blu.
Ai e postoi historinë
e tij në Tëitter dhe mori shumë kritika për të. Matthews, citoi analistët e
Shërbimeve të të Dhënave Zgjedhore të dhënave të Regjistrimit, duke thënë se
zhvendosja e popullsisë tregon për një ndryshim të vendeve të rreth 10
kongresmenëve në mbi 17 shtete në të gjithë SHBA-në deri në fund të vitit 2019.
Konkretisht, Teksasi
pritet të marrë tre vende; Florida dy dhe Arizona, Kolorado, Montana, Karolina
Veriore Oregon nga një secila. Secila prej këtyre 10 shteteve parashikohet të
marrë një vend: Alabama, California, Illinois, Michigan, Minnesota, New York,
Ohio, Pennsylvania, Rhode Island dhe West Virginia.
Ndikimi neto, tha
Matthews, në fund të fundit favorizon GOP, pasi pesë nga shtatë shtetet që
fituan vendet votuan për kandidatin dhe sot Presidentin Donald J. Trump në
zgjedhjet e vitit 2016.
Teksasi, për shembull, tani ka fituar mbrojtësit
e Golden State dhe po kthehet gjithnjë e më shumë në proces.
Kjo ishte hera e
parë, që ndonjëherë California të ketë humbur një vend, i cili, tha ai, është
"një përgënjeshtrim i heshtur i taksave dhe politikave mbi më të
larta në Californi."
Më në fund, Matthews
paralajmëroi se ndryshimi mund të jetë ndaj asaj që do të vijë. "Eksodi
i shtetit blu është vetëm një fotografi se çfarë pakënaqësie do të shfaqet nëse
ato politika të shtetit blu marrin përsipër Shtëpinë e Bardhë." tha
ai. (Shawn Langlois, 18 Janar 2020)