Mendime
Skënder Kapiti: Vjosa Osmani, kandidatura më e merituar për Presidente e Kosovës
E hene, 31.08.2020, 07:28 AM
Vjosa Osmani, kandidatura më e merituar për Presidente e Kosovës
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Nëpër
mediat e Kosovës po qarkullojnë pretendimet dhe hamendësitë se kush do të jetë
President i Kosovës. Nisur nga faktet dhe realiteti politik dhe duke marrë parasysh rezultatin e
zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019 si dhe peshën politike të individëve , ajo që do
të ishte më e duhura per President të
cilin e meriton Kosova, kjo kandidaturë do të ishte ajo e Vjosa Osmanit.
Në
Maj të këtij viti United Nation Development, program i Kombeve të Bashkuara për
të ndihmuar vendet e varfra dhe vendet në zhvillim, zhvilloi një sondazh për politikanët kosovarë.
Sipas
këtij sondazhi , ndër politikanërt kosovarë më e pëlqyera rezultoi të jetë
kryetarja e Kuvendit të Kosovës,
Zonja Vjosa Osmani me rreth 72%.
Ndërsa
Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi me
18%.
Pra
ky sondazh mbi “Kënaqshmërinë e
qytetarëve me institucionet kyçe të Kosovës” renditi të parën me meritë dhe me
vërtetësi Znj. Vjosa Osmani.
Mirëpo
ky fakt nuk i ka pëlqyer drejtuesve , lidershipit të LDK-së të cilët organizuan
një tip inkuizicioni politik brënda LDK-së, me anë të të cilit “Gjykata”
politike e LDK-së e përjashtoi dhe ia hoqi asaj funksionet e larta që kishte në
LDK.
Kjo besoj se ndodhi, edhe për faktin se aventurierët politik të
LDK-së dhe të qeverisë Hoti i paraprinë eleminimit të “rrezikut” të asaj se
Vjosa Osmani do të ishte kandidatja më e merituar për Presidente e Kosovës, dhe
duke qenë kandidatura e saj e tillë,
LDK-ja shikonte dhe e ndjente si rrezik zgjedhjen e saj si Presidente e
Kosovës, pasi ajo ishte dhe poliitikanja më e votuar në Kosovë në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019, si
dhe për faktin se ajo me shumë intuitë, me shumë seriozitet e përgjegjsi të
lartë politike e kombëtare , me profesionalizëm dhe me mjaft kompetencë e drejton Parlamentin e Kosovës.
Prandaj edhe sondazhi i bërë nga Programi i Kombeve të Bashkuara e nxori Znj.
Osmani si politikanen më të pëlqëyer në Kosovë.
Dhe
vetëvetishëm vjen edhe pyetja se a nuk është Znj. Osmani personaliteti më i
merituar për postin e Presidentes së Kosovës, pasi ajo aktualisht ka besimin
dhe mbështetjen më të madhe publike në Kosovë por edhe në rrafshin gjithkombëtar madje?! Nëse do të duhej një
President konsensual, nuk gjëndet një i
tillë më shumë i merituar dhe më i pranuar politikisht, intelektualisht
dhe demokratikisht se sa Znj. Osmani