E hene, 18.01.2021, 07:04 AM (GMT)

Lajme

Mandela, i burgosuri simbol që shkatërroi aparteidin

E hene, 25.06.2007, 07:23 PM


Legjenda e vërtetë e Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, i cili ka luftuar kundër shtypjes raciale, është pa dyshim një ndër liderët më të mëdhenj dhe shpirtërorë të të gjitha kohërave. Ai është i njohur kudo në mbarë botën si një forcë vitale në luftën për të drejtat e njeriut dhe barazisë gjinore. Nelson Mandela ka qenë nga viti 1994 më 1999 presidenti i parë afrikanojugor i zgjedhur në mënyrë demokratike, i cili ka çuar popullin e tij në zhbërjen e pushtetit të një minoriteti dhe në fitoren e respektit të komunitetit ndërkombëtar nëpërmjet procesit të Pajtimit.Që prej largimit të tij nga politika, bën pjesë në një numër organizatash me karakter social dhe humanitar. Në vitin 1993, ai fitoi bashkë me presidentin afrikanojugor të asaj kohe, Frederik Willem de Klerk, Çmimin Nobel për Paqen për veprimet e tij në favor të përfundimit të diskriminimit racial dhe të vendosjes së demokracisë në vend. Më 1979, ai mori Çmimin Nehru për Paqen dhe në vitin 1989, çmimin Kadhafi të të Drejtave të Njeriut. Si pasojë e këtij sulmi dhe atij të kryen aktualisht kundër SIDA-s, është një personalitet shumë i njohur, veçanërisht në Afrikë.

Familja dhe studimet
Rolihlahla Mandela ka lindur më 18 korrik të vitit 1918 në një fshat të Qunu, pranë lumit Mbashe në Transkei, Afrikë e Jugut. I ati i tij, Hendry Mphakanyiswa Gadla, ishte kryetar i fisit Xosa. Në moshën 7-vjeçare, Rolihlahla Mandela bëhet i pari person i familjes që ndjek studimet. Ishte pikërisht një profesor metodist që e pagëzoi me emrin Nelson. I ati i tij vdiq i sëmurë nga tuberkulozi kur Nelson ishte vetëm 9 vjeç. Në atë kohë Nelson Mandela u dërgua me mision në Wesleyan. Sipas zakonit Xosa, ai filloi të studiojë në moshën 16-vjeçare dhe vijoi studimet me sukses në Clarkebury Boarding Institute. Ai mori diplomën brenda dy viteve (në vend të tre viteve që merrej normalisht). Në vitin 1934, Mandela regjistrohet më Kolegjin Wesleyan të Fort Beaufort. Pasi diplomohet, ai shkon në universitetin Fort Hare, ku njihet me Oliver Tambo, i cili bëhet më pas miku dhe kolegu i tij. Në përfundim të vitit të parë, anëtar i Këshillit Përfaqësues së studentëve, ai u përfshi në bojkotin e rregullores universitare. Në atë kohë e përjashtojnë nga universiteti. Si pasojë e një martese të bërë me mblesëri, dhe jo me pëlqimin e tij, ai transferohet të Johanesburg, ku përfundon diplomën me korrespondencë në universitetin e Afrikës së Jugut (UNISA), ndërsa më pas nisi studimet për drejtësi në universitetin Witwtersrand.

Aktiviteti politik
Ishte pikërisht viti 1942, kur Nelson Mandela bëhet anëtar i Kongresit Kombëtar Afrikan (ANC), anëtar i Ndërkombëtares Socialiste, me qëllim luftën kundër dominimit politik të minoritetit të njerëzve pa ngjyrë. Në vitin 1944, me Walter Sisulu dhe Oliver Tambo, themeloi ligën më dinamike të të rinjve të ANC. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1948, fitorja e Partisë Kombëtare Afrikane nisi zbatimin e politikës së saj të re që kishte si qëllim aparteidin. Në vitin 1952, Mandela, ndër të tjera avokat, e shton fushatën e mosbesimit kundër qeverisë së Daniel Malan. Në vitin 1955, në kohën kur Partia Kombëtare dukej se do t’i rezistonte qeverisë, Mandela mori pjesë në redaktimin e hartës së lirisë, ku programi themelor ishte lufta kundër aparteidit. Në këtë epokë, Mandela dhe Tambo u bashkuan në kabinetin e tyre dhe u dhanë këshilla juridike falas njerëzve me ngjyrë më të varfër. Më 5 dhjetor të vitit 1956, Mandela dhe 150 persona të tjerë u ndaluan dhe u akuzuan për tradhti. Pas disa verifikimeve ata u lanë të lirë falë mbrojtjes nga avokatët dhe ligjet e përpiktë të gjykatave afrikanojugore në vitin 1961. Pas masakrës së Sharpeville në vitin 1960, ku gjetën vdekjen 79 persona dhe u plagosën 178 tjerë, thirrjet për luftë të armatosur ishin shumë të shpeshta, në të njëjtën kohë që ANC edhe Kongresi Panafrikan nuk lejoheshin dhe liderët e tyre ishin në burg ose jo të pranishëm në rezidencë. Strategjia jo e dhunshme e ANC u braktis nga Nelson Mandela, i cili themeloi rrjetin Umkhonto we Sizwe, duke përkrahur veprimin e armatosur.

I burgosur politik
Nelson Mandela u dërgua në dhomat e paraburgimit në vitin 1962 dhe u burgos me pesë vjet burg më 1963, dhe pas një procesi, ku kontestoi drejtësinë e aparteidit, i dënuar për shkak të aktiviteteve politike klandestine u bë nga viti në vit një ndër të burgosurit politikë më të shquar dhe më të përfolur. Ai u lirua më 7 dhjetor të vitit 1988 dhe u la në arrest shtëpie. Më 5 korrik të vitit 1989, ai u takua në vendin e tij nga presidenti Pieter Botha. U lirua përfundimisht më 11 shkurt të vitit 1990 me urdhër të Frederik de Klerk, i cili për arsye politike, i dha fund klandestinitetit të ANC dhe kërkoi mbajtjen e paqes civile në Afrikën e Jugut. Të dy këta punuan së bashku për t’i dhënë fund diskriminimit racial dhe regjimit të tranzicionit.

President i Afrikës së Jugut
Në vijim të zgjedhjeve të para demokratike të 27 prillit të vitit 1994, të fituara me rezultat të dukshëm nga ANC, Nelson Mandela u zgjodh president i republikës së Afrikës së Jugut dhe u betua në Pretoria më 10 maj të vitit 1994 para gjithë personaliteteve të politikës ndërkombëtare, nga Al Gore te Fidel Castro. Ai drejtoi qeverinë e parë jo raciale të vendit, një qeveri të bashkimit kombëtar ndërmjet ANC, Partisë Kombëtare dhe Partisë Inkhata. Këta dy zëvendëskryetarë ishin Thabo Mbeki dhe Frederik de Klerk. Në përputhje me negociatat e periudhës së tranzicionit, një komision i quajtur “E vërteta dhe Pajtimi” u krijua për të mësuar rreth akteve të dhunës dhe krimeve të kryera nën aparteid nga qeveria, forcat e sigurisë, por në të njëjtën nga lëvizjet e lirimit. Bëhej fjalë për të përballur të kaluarën me qëllim që të kthehej faqja e dhimbshme e historisë dhe jo të gjykohen krimet dhe aktet e dhunës së konstatuara, të cilët në mungesë të keqardhjeve së protagonistëve, ishin gjithmonë në marrëveshje me gjykatat penale. President, Nelson Mandela është më shumë një kryetar shteti sesa një kryetar qeverie: ai ia beson këtë rol Thabo Mbeki. Duke përkrahur pajtimin kombëtar, ai kthehet në Orania për të takuar Madame Hendrik Verwoerd dhe organizoi një festë në Pretoria, duke mbledhur bashkëshortet e ish-kryeministrave dhe presidentëve të vendit me bashkëshortet e ish-të burgosurve të Robben Island. Historikisht, ai i ridha një legjitimitet Afrikës së Jugut, duke dhënë një shembull në fushën e Pajtimit kombëtar. Autobiografia e tij “Një rrugë e gjatë drejt lirisë” u publikua në vitin 1995 dhe tregon për fëmijërinë e tij, angazhimet në fushën e politikës, vitet e gjatë të punës dhe ardhjen në pushtet. Në vitin 1996, Partia Kombëtare braktisi qeverinë pak pas miratimit të Kushtetutës së re. Ai pranoi të ishte ndërmjetës i shumë negociatave të paqes. Në vitin 1997, Mandela braktisi kryesinë e ANC. Në përfundim të mandatit të tij, disa radikalë kritikuan mungesën e efikasitetit të politikës së qeverisë së tij në luftën kundër SIDA-s, në luftën kundër pabarazive raciale, si dhe ngadalësinë e procedurave të dëmshpërblimit të njerëzve me ngjyrë të prekur nga diskriminimi racial. Në vitin 1999, Thabo Mbeki e zëvendëson Mandelën në postin e presidentit të republikës. Edhe pse u angazhua gjatë zgjedhjeve, Nelson Mandela nuk ishte më kandidat për një mandat të dytë dhe e lë jetën politike. Për të vazhduar së luftuari për vlerat që i kishte shumë për zemër, ai krijoi Fondacionin Nelson Mandela.

Fondaconi Nelson Mandela
Fondacioni Nelson Mandela është një organizatë joqeveritare e krijuar në vitin 1999 në Afrikën e Jugut për t’iu përgjigjur një nevoje gjithmonë e në rritje dhe urgjente të Nelson Mandelës, i sapotërhequr nga presidenca, në vazhdimësinë e punës së ndërmarrë sikur ishte në krye të vendit. Duke u nisur nga ky objektiv logjistik, fondacioni ka evoluar për të vënë në praktikë idealet dhe vlerat e tij. Në linja të përgjithshme qëllimi i këtij fondacioni është përmirësimi i kushteve të punës së popullsive më pak të pafavorizuara në Afrikën e Jugut dhe më gjerë në botë, në fusha po aq të ndryshme si varfëria, liria, sëmundja apo shtypja raciale. Konkretisht kjo organizatë vijon dy qëllimet kryesore që janë lufta kundër epidemisë së SIDA-s dhe përmirësimin e arsimit në zonat rurale. Për të arritur qëllimet e tij, fondacioni zgjodhi të punojë shumë në bashkëpunim me liderët tradicionalë kombëtarë. Ky afrim ka bërë të mundur hartimin e një bilanci shumë të saktë deri në zonat më të varfra, lidhur me gjendjen aktuale kundër SIDA-s dhe mbi nevojat e shkolla. Studimi ka vënë gjithashtu në dukje mangësitë në programet shkollore. Duke marrë parasysh komunitetet rurale, shpesh të panjohur, u bë e mundur të kuptohen më mirë fushat që duhet të mbulojë arsimi. Qëllimi përfundimtar i organizatës nuk është vetëm t’i sjellë një dije popullsisë. Në fushën e arsimit, si dhe në luftën kundër SIDA-s, është e nevojshme që kjo dije të jetë mjaftueshëm konkrete për të bërë të mundur një përmirësim të kushteve të jetës të të gjithë komunitetit. Të përhapësh vlerat e Nelson Mandelës gjatë gjithë jetës së tij, është një ndër prioritet kryesore të misioneve të fondacionit.

Misionet dhe objektivat
Fondacioni Nelson Mandela kërkon të promovojë vlerat që kanë udhëhequr punën dhe gjithë jetën e Nelson Mandelës. Duke krijuar aleanca strategjike, fondacioni rishpërndan burimet dhe njohjet e tij në iniciativa lokale për të sjellë zgjidhje dhe mundësi të reja. Fondacioni është atashuar për t’i dhënë mundësi zhvillimit të idesë së Pajtimit dhe vlerave sociale. Punimet e tij janë një homazh për jetën e Nelson Mandelës, që ka punuar gjithmonë në këtë pikëpamje. Pikërisht në këtë aspekt Will Smith bëri një deklaratë të tillë gjatë koncertit të dytë të organizuar nga fondacioni: ”Kam bërë filma dhe muzikë dhe kam përshtypjen se nuk është e mjaftueshme. Dua të luftoj dhe të mundem për llogari të Nelson Mandelës”. Fondacion Nelson Mandela është një organizatë që ka “rrënjët” e saj në Afrikë dhe ka ndikime globale, duke përhapur vlera të themeluesit të tij. Nëpërmjet një afrimi që bashkon njohuritë teorike dhe praktike, ky fondacion inkurajon iniciativat lokale që veprojnë për të mundësuar një zhvillim të vlerave sociale, morale dhe njerëzore. Një tjetër qëllim utopik i fondacionit është përhapja e vazhdueshme e ideve dhe vlerave të Nelson Mandelës me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së popujve në vështirësi.

Pas presidencës dhe lufta kundër SIDA-s
Në shkurt të vitit 2003, Mandela deklaroi që Shtetet e Bashkuara ishin “një kërcënim kundër paqes në botë” dhe që presidenti i saj George W. Bush kërkonte “të zhyste botën në holokaust”, duke e akuzuar se nuk donte të njihte Kombet e Bashkuara. Në shtator të vitit 2004, ai u zgjodh si personaliteti i parë afrikanojugor. Nelson Mandela i përkushtohet edhe në ditët e sotme luftës kundër SIDA-s. Më 6 janar të vitit 2005, ai njoftoi publikisht vdekjen e djalit të tij, Makgatho Mandela, 54 vjeç si pasojë e sëmundjes së SIDA-s. Me këtë gjest, ai kërkoi të tregonte se kishte ardhur koha të thyente tabunë që rrethonte këtë sëmundje në shumë vende. Ai deklaroi në lidhje me këtë: «Ne nuk duhet të fshehim shkakun e vdekjes së anëtarëve të familjeve tona, që ne respektojmë sepse është e vetmja mënyrë me anë të cilës populli mund të kuptojë që SIDA është një sëmundje e zakonshme. “Kjo është arsye që unë deklaroj sot publikisht që im bir ka vdekur nga SIDA”, u shpreh ai. Shumë personalitete dhe politikanë kanë parë pjesëtarët e familjeve të tyre të vdesin nga SIDA, por e kanë fshehur këtë fakt sepse kjo sëmundje konsiderohej si një turp. Në komunitetin mbarëqytetar ndodh shpesh që personat e prekur nga kjo sëmundje shpërfillen nga mjedisi përreth dhe janë të destinuar të vdesin të vetmuar dhe të izoluar.

Nelson Mandela, i mishëruar në film
Morgan Freeman do të mishërojë ish-presidentin e Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, në filmin “Faktori njerëzor”. Bëhet fjalë për një film që e merr “frymëzimin” nga romani biografik i John Carlin,  "Faktori human: Nelson Mandela dhe Loja që ndryshoi Botën." Morgan Freeman prodhoi projekton me anë të shoqërisë së produksionit, “Revelations Entertainment” dhe me partnerët e tij Lori McCreary dhe Mace Neufeld. Në kohën kur u publikua filmi, Mandela ishte në pozicionin e kreut të shtetit dhe e shfrytëzoi këtë ngjarje për t’i dhënë fund viteve të urrejtjes dhe mosbesimit mes njerëzve me ngjyrë dhe atyre pa ngjyrë. Freeman dhe McCreary vizituan Mandelën në Afrikën e Jugut për të diskutuar me të për këtë projekt. "E njoh personalisht Nelson Mandelën që prej shumë kohësh dhe më duket gjë e madhe prania e tij në botë. Mundësia për ta paraqitur në këtë film është një nder i madh", pohoi Freeman.
 
Jeta private, martesat
Nelson Mandela është martuar tri herë në jetën e tij, ka gjashtë fëmijë, 20 nipër dhe mbesa.

Martesa e parë
Nelson Mandela u martua fillimisht me Evelyn Ntoko Mase, e cila ashtu si Mandela ishte nga Transkei, zonë e Afrikë së Jugut, megjithëse ata të dy u takuan në Johanesburg. Çifti pati dy djem, Madiba Thembekile (Thembi), i lindur më 1946) dhe Makgatho, i lindur më 1950, si dhe dy vajza, të dyja të quajtura Makaziwe (të njohura si Maki; përkatësisht të lindura më 1947 dhe 1953). Vajza jote e tretë vdiq kur ishte vetëm 9 muaj. Çifti u nda në vitin 1957 pas 13 vjetësh, duke u divorcuar. Të gjithë fëmijët e tyre u arsimuan në Waterford Kamhlaba. Evelyn Mase vdiq më 2004.

Martesa e dytë
Bashkëshortja e tij, Winnie Madikizela-Mandela, ishte gjithashtu nga zona e Transkeit, megjithëse edhe ata u takuan në Johanesburg, ku ajo ishte punonjësja e parë sociale me ngjyrë. Ata patën dy vajza, Zenani (Zeni), e lindur më 4 shkurt të vitit 1958 dhe Zindzisëa (Zindzi), e lindur më 1960. Martesa me të përfundoi në ndarje në prill të vitit 1992 dhe divorci u zhvillua në mars të vitit 1996. Mandela ishte në burg kur vajza e tij Zenani u martua me princin Thumbumuzi Dlamini në vitin 1973. Si pjesëmarrës i martesës, asaj iu dha mundësia të vizitonte të atin gjatë burgosjes më Afrikën e Jugut, kur pjesa tjetër e familjes nuk lejohej të kishte akses.

Martesa e tretë
Mandela u martua sërish në vitin 1998, në moshën 80-vjeçare, me Graça Machel, mbiemri i vajzërisë Simbine, e veja e Machel, ish-president i Mozambiku, i cili u vra në një aksident ajror 12 vjet më parë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora