Mendime
Bardh Uka: Ndërtimi i objekteve fetare te ne
E marte, 28.07.2020, 06:17 PM
ME SHKAS
Ndërtimi
i objekteve fetare te ne
Shkruan
Bardh Uka
….“Për
kombin dhe lirinë” !?… Kështu lexova, këto ditë, në një portal, komentimin e
një lexuesi i cili e arsyetonte qëndrimin e tij pro ndëtimit të xhamisë së
madhe në Prishtinë … ! Tingëllon bukur “an face”(në dukje) por, në esence(në
brendi) apo dhe nëse lexohet mes rreshtash dhe përnjihet sfondi gri nga ku del
kozmetika e bukur,… nuk është ashtu si thuhet! Për fat tone të keq, kjo ka të
bëjë me manipulimin e njërës palë dhe aftësinë manipuluese të palës tjetër që,
së pari, na e lajnë trurin e pastaj veprojnë si “dirigjenti në sallën e
koncertit të madh”, duke investuar në objekte fetare e ku, faza e tretë, që do
të vijë, është rekrutimi i të mjerrëve(“les miserable”) hazërxhinj të thekur,
të cilët kënaqen e madje bien edhe në delirin e sojit të vet, vetëm sepse
përmendet feja dhe përkushtimi ndaj zotit( ky slogan shfrytëzohet si mjet
narkotik i kirurgut tek pacienti i sëmurë, si rëndom, çdo pushtues i huaj e ka
përdorur te ne për të mbërritur atë që e synon ai…) duke ngritur kështu godina
betoni e duke u lëshuar në garim se cili ndërtim do të jetë më ekskluziv dhe më
i shtrenjtë me përzierje(miksim) të stileve klasike e moderne, në një veprim që
bie ndshesh me natyrën tonë saqë nuk bëhen “përshesh”…! O “milet”, mëvetësia e
kombi dhe liria e shtetit kombëtar bien ndesh me ideologjinë fetare dhe
ndërtimin e objekteve fetare të cilësdo fe a konfesion qofshin ato! Sepse, në
fe dhe nëpër objektet fetare mësohet, diskutohet e propagandohet për fenë dhe
besimin në atë fe dhe jo për kombin që e lidh gjaku, gjuha e atdheu i
përbashkët…?! Pra, feja është universale; e njëtë pët të gjithë besimtarët e
saj që e praktikojnë atë kudo qofshin gjeografikisht ata, pa përcaktim
kombëtar, gjuhësor e politik. Kurse kombi, i ngjason një “Lisi me Rrënjë, Trung
e Degë që veç një Farë unikale pjek ”, i lindur në token mëmë dhe përkëdhelur e
rrahur në klimën e viseve të fiseve në nënqiellin te vet, ai është i veçantë
sepse ka karakteristikat e veta nacionale, historike, gjuhësore, etnologjike e
etnografike të zakoneve, të dokeve dhe traditës popullore si dhe shumëçka
tjetër…). Nga fakti që populli shqiptar praktikon më shumë fe dhe konfesione
njëkohësisht të cilat kohabitojnë (bashkëjetojnë) mes vete…por ama ka veç një
atdhe që është Shqiptaria, një gjuhë që është gjuha shqipe, një culture që
është ajo shqiptare dhe një histori që është ajo
pellazgo-ilire-arbërore-shqiptare e pashkëputur, në vazhdimësi që nga lashtësia
parahistorike e deri në ditët e sotme, pa marrë parasysh se sot cilën fe e
praktikojnë në jetën e tzre pjesëtarët e këtij kombi të stërlashtë, themelues e
ndërtues i shumë qytetërimeve, themelues i dinastive e mbretërive të ndrzshme
botërore, krijues i Kulturës Mesdhetare dhe asaj Evropiane dhe jo kaq…! Garimet
ndërshqiptare nga pozicionet e fortifikatave fetare…se, cili komunitet
fetar(elementi shqiptar aspak i rëndësishëm ndërsa elementi fetar shumë i
theksuar…që është për të ardhur keq…!?) do të ndërtojë sa më shumë objekte
fetare dhe sa më të mëdha e madje dhe më ekskluzive....kjo, pra, nuk e forcon
as kombin dhe nuk na e sjell as lrinë kombëtare, përkundrazi këto gjëra e
mbërthejnë kombin shqiptar në “oborrin e mallkur” dhe e ngujojnë në
fortifikatën konfesionale duke u kthyer kështu, ky popull i lashtë që i dha
dritën botës … e vetë të getoizohet në prag të mileniumit të 21-të, por tani me
dorën e vet… si kryerës argat i punëve fizike të kërkuara e urdhëruara perms
duarve të zgjatura që janë në shërbimin “pronto” të porositësve e financuesve
padronë me maskë bamirësie e me qëllime djallëzie për ta përmbushur e realizuar
atë që nuk e arritën me pushtimet e tyre gjakatare ndaj neve… tani po e arrijnë
me investimet e projektuara dhe aminin delirant tonë prej kurbani manifeston
publikisht kënaqësinë që po flijohet në emër të fesë për adhurimin deri në
idhujtari ndaj padronit të tij….?!
Kjo
nuk e forcon kombin por për kundrazi e përçanë atë, si mos më keq, sepse shkon
në dobi të atyre që i nxitin dhe financojnë projektet e këtilla….e ata kanë
kush janë sot? Ata janë pasardhësit e pushtuesve tonë shekullorë në të kaluarën
që nuk na e pranuan dhe as na e lejuan ta flasim e shkruajmë dhe mësojmë nëpër
shkolla gjuhën e nënës pra gjuhën shqipe dhe as të deklarohemi e regjistrohemi
si komb shqiptar, por vetëm si “milet” i ndarë në përkatësi fetare duke e
llogaritur çdo pushtues atë populate sit ë veten dhe e regjistronte dhe
numëronte si “nofus” të kombit të vet…kjo është e vërteta e që fjet me gojën e
fakteve të shkruara në kartë, të rasteve të vrasjeve dhe djegieve të gjallë të
patriotëve shqiptarë që kundërshtonin politikën asimiluese të pushtuesit të
shqiptarëve… Këtu, për këtë shkrim, mora shkas nga debatet që po bëhen këto
ditë nëpër portalet që ngase thirren shqiptare por përveç gjuhës që flitet
shqip në këto debate tjetra është shumë e dyshimtë se kush po i rri pas… me:
ideologji, strategji dhe mjete financiare? Pra, sërish, po them se e kam fjalën
jo veç për pronarët e: xhamive të muhamedanëve, të teqeve të bektashijve, por
edhe të katedraleve të katolikëve dhe kishave e manastireve të orthodoksëve…e
që, populli im i lashtë, me njeriun e parë të bardhë si Agu i ditës, të dalë
nga vetë rrezja e dritës së Diellit At e Zot i trungit
pellazgo-ilir-arbër-shqiptar … që i mba lavar, ngarkuar mbi shpinë në të vetin
kalvar..!
Po
mjaft më me këtë injorancë prej torrollaku se, nuk shkohet në parajsë(xhehnnet)
me shpirtin e dhënë me qira dhe zemrën e ndezur për një zjarr të huaj i cili
nuk të ngroh por veç të djeg:!