E premte, 26.04.2024, 11:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Elvi Sidheri: Bashkëbisedim me Fritz Radovanin mbi romanin ‘Erdha, Pashë, Dashurova’

E diele, 12.07.2020, 12:28 PM


(Nga Elvi Sidheri):

Me Fritz Radovanin gëzojmë një njohje tashmë jetëgjatë, ndonëse të largët sa i përket largësisë kontinentale, por tejet të afërt shpirtërisht e miqësisht, duke bashkëndarë shumë pikëpamje e këndvështrime lidhur me jetën, përkundër brezave të ndryshëm të cilëve ne u përkasim.

Fritz Radovani, për nga trashëgimia familjare, për nga jeta e tij, për nga kultura dhe formimi i tij njerëzor dhe vlerat që ai mishëron për Shkodrën dhe shqiptarësinë e sotme dhe të shkuar, është një nder për popullin e tij, njeri që vijon të shkruajë në mënyrë të palodhur për ngjarje të kaluara që nuk nevojitet kurrsesi të harrohen, duke u shndërruar në dëshmi të vyer dhe të gjallë për kujtesën historike të shqiptarëve, mbi të shkuarën e mugët moniste, por edhe plot reminishenca të shndritshme të qytetarisë dhe fisnikërisë shqiptare.

Fritz Radovani gjithashtu shkruan kthjelltësisht edhe për ngjarje të sotme të një diapazoni të gjerë, nga aktualiteti politik, historik e shoqëror, gjer te sporti, një pasion i tij i vlerësueshëm (edhe tenisi na bashkon si shije gjithashtu, ndonëse “dyshoj” se preferojmë tenistë të ndryshëm, z. Fritz pëlqen Roger Federer, ndërsa unë Rafa Nadal, si shumëkush tjetër ndër tenis-dashësit planetarë sidoqoftë).

Mbas gjithçkaje që vura në dukje, është e tepërt të pohoj se është krenari për mua, që syri i mprehtë dhe përvoja kaq e shumanshme jetësore e z. Fritz, ndërlidhet edhe me romanin tim të ri “Erdha, Pashë, Dashurova”, duke i bërë një lexim të shtjelluar, të vëmendshëm dhe shterues, duke nxjerrë në pah disa ndër pikat thelbësore të këtij romani, dhe duke ditur të kapë pikërisht thelbin e këtij krijimi timit letrar.

Fundja, kjo është hijeshia madhore e letërsisë, që arrin të bashkojë brezat, shpesh edhe kontinentet si në këtë rast, dhe nga Melbourne i largët në hemisferën australe (jugore, prandaj emri Australi), sjell këtë thellim:

(Nga Fritz Radovani):

“I dashtun Elvi,

E perfundova leximin e librit “Erdha, pashë, dashurova”. Asht mirë me të diftue që në fillim se nuk i perkas elites kritike të letersisë, ndonse librin e kam lexue me sy kritik, si ma kerkove. Nuk asht e thjeshtë me e kuptue esencen per të cilen ju i keni kushtue jo vetem kohë, po edhe mjeshtri të rrallë, gja që shperthen në pjesen e fundit, kur “familja e re mendon vetem per t’ ardhmen dinjitoze e të lumtun”.

Romani per mendimin tim, nuk asht “vetem pashë dhe dashurova”... Por, fillon me “ardhjen”, fillon me një bagazhë kulturor e historik, gja që gjatë leximit, të duket se i ke parasyshë liqejtë, detin, urat, kishat, rrugat, dhe të gjitha tjerat që janë dikund aty perballë... Të njoftuna dhe të percaktueme me vite ndertimi apo epoke kur ato vepra arti hyne në vlerat historike, që pjesa ma e madhe nuk i ka ndigjue as emnat e tyne.

Nuk asht thjeshtë me folë me data dhe vite kur në një pershkrim si ky, në sejcilin hap ke një veper arti që nuk pranon “hamendje”... Saktësia e shkrimit Tuej asht vlerë jo, vetem e madhe, po gati gati e rrallë dhe e panjohun në brezninë Tuej, gja që të jep ate ma kryesoren: “Pamjen e një Miku Shqiptar me kulturë moderne!”

Shkrimi i Juej merthehet per kulturat klasike të Europës dhe gropës Mesdheut!

Zhytet në thellsitë e brigjeve t’ Adriatikut, Jonit, Egjeut e del nder ishujt grekë... Tue mos u ndalue deri tek Tokat e Shenjta, gati me harrue se je tue lexue veper fetare... Veç, kur të kujtohet nder rreshta “revolucioni kultural i 1967”, tue sheshue Kishat e Atdheut Tand, që nuk i lenin gja mangut atyne monumenteve atje... E perballë të del “Ylli”... Bash ai yll që drejtonte jeten, shkollen, kulturen komuniste deri në krim.

Ajo që freskon tek lexuesi trunin asht perdorimi i shumë epiteteve nga ana e Juej, të cilat zberthejnë sekretet dhe bukurinë artistike krejtë të panjoftuna nga brezi i ri, por gjithmonë, tue të shty drejtë të një së panjoftunes gati t’ harrueme “sinqeritetin” tek dy dashnorët... Veti shpirtnore që gjallon shpresen, e “shpresa asht jeta”!

Krejtë të perballun rastësisht dhe pa asnjë nderlidhës. Gjetje e bukur origjinale!

Lexuesi pret kur po fillojnë dy të rijtë rrugen e njohjes... Po, gjithshka asht e gjetun, e peshueme dhe e mendueme me mjeshtri pa ra në të zakonshmen e neveritun...

E kjo mënyrë perputhet sakt me vajzat Shqiptare të viteve të shkueme të rinisë sonë.

Brezi i Vajzave tona ishte brezi i një “Artemisi”, së ciles i mungon vetem streha per me krijue Familjen e Bekueme... Edhe ate Bota kulturore e Ytja e ka mendue... Gjindet aty një Prift që i jep edhe “ate që i mungon – Bekimin”! Lidhje e gjetun e kohore.

Dy vjehrrat mirkuptohen po edhe të duket se “nuk janë të padijtuna”, sejcila din ku me prekë per t’ ardhmen e djalit dhe të vajzës së vet... Gjithshka per t’ miren e tyne.

Ato e njohin jeten mirë, po dijnë edhe sesi me u sjellë në praninë e Familjes së re...

Asht gjetë bukur mënyra e komunikimit të dy të rijve me dy Nanat e panjohuna fare njena me tjetren, po edhe nga dy vende të ndryshme e mentalitete të tjera...

Dy të rijtë dijnë me ruejtë mirë ekujlibrin në traun delikat të Familjes, e ndoshta...

Duhet kerkue mirë tek Autori i librit, mentaliteti qytetar, kulturor dhe “ai Fetar”!

Nuk dyshoj fare tek qytetaria e Juej Elvi! Kultura kuptohet... Ajo kuptohet edhe nder mënyrat e paraqitjes së virtyteve dhe cilsive të papelqyeshme, që s’ mbyllen me krim.

Personazhet e krimit asfiksohen nder duertë e njeriut jo vrastar... Zhduken nga skena.

Libri nuk asht shkrue per kriminela. Brezi i tyne asht mbyllë e nuk ka as fëmijë...

Dashunia lind aty ku njeriu kupton se asht tue shkelë në Token e Shenjët... Pikrisht

ku pak ma ndej a po këndej ka ecë Shpetimtari i Njerzimit me pasuesit e Tij...

E këta pasues ruejn Rrugen e Tij me virtytet e tyne të Beses dhe Dashunisë...

Ashtu si Autori ruen në Shpirtë “gjanë ma me vlerë të Jetes: Dashuninë e besen...”!

Ju uroj krijimtari të pashterrshme me një jetë të gjatë, të lumtun dhe të paster!

Vllaznisht, ju pershndes dhe ju perqafoj, Fritzi”.

Melbourne, 7 Korrik 2020.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora