E shtune, 05.12.2020, 11:27 AM (GMT)

Komente

Enver Bytyçi: Ku bashkohem dhe ku ndahem me Baton Haxhiun?

E diele, 07.06.2020, 08:51 AM


Ku bashkohem dhe ku ndahem me Baton Haxhiun?

Nga Enver Bytyçi

Të dy themi se do të ketë ndryshim kufijsh midis Kosovës dhe Serbisë. Të dy ne përdorim të njëjtën hartë, në të cilën janë shënuar vijat kufizuese të ndarjes së Kosovës, edhe pse Milaim Zeka e konsideron atë hartë si të Beogradit. Por dallimi është se:

1. Ai e përsërit këtë më shpesh sesa unë. Dhe e sheh hartën e ndarjes së Kosovës si të padiskutueshme, të pakundërshtueshme, plotësisht të realizueshme.

2. Se ai është entuziast dhe e ndjen si mrekulli atë që t'i japësh territor Serbisë, ndërsa unë e shoh me trishtim një opsion si ky. Për Batonin dhe shefat e tij në Beograd, Prishtinë e Tiranë e ardhmja e shqiptarëve (si Batoni) varet nga bashkim-vëllazërimi me serbët dhe plotësimi I interesave serbe në Ballkan. Për mua e ardhmja e shqipotarëve varet nga liria, demokracia dhe pavarësia, si dhe aleancat me perendimorët!

3. Se Batoni shpreh dhe agjiton për "të mirat" që i vijnë Kosovës nga shkëmbimi i territoreve. Ndërsa unë jam i bindur se gjithçka e keqe i vjen Kosovës dhe shqiptarëve nga ndryshimi i kufijve.

4. Se Batoni bëhet gramafon i argumentit pro ndryshimit të kufijve me urdhër të Vuçiqit, Thaçit dhe Ramës, ndërsa unë, përkundrazi ,u kundërvihem këtyre tre aktorëve dhe autorëve të aktit destabilizues të ndarjes së Kosovës.

5. Se Batoni kur flet për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë shpreh një siguri të plotë, pasi ai ka shumë besim te forca e Rusisë, Serbisë dhe lobit serbo-rus në SHBA, me të cilët ai, Thaçi dhe Rama bashkëpunojnë. Ndërsa unë kam ende shpresë te reagimi i shqiptarëve, i politikës antindarje, i Berlinit dhe Londrës si dhe te reagimi kundër i Maqedonisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës! Madje kam besim edhe te reagimi kundër i disa prej vendeve europiane, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, sepse ndarja e Kosovës do të ishte për to më shumë problem, sesa pavarësia e shtetësia e saj.

6. Batini i gëzohet bashkimit të Kosovës me Shqipërinë pas ndarjes, ndërsa unë do t'i gëzohesha këtij bashkimi pasi Kosova të njihej ndërkombëtarisht si shtet sovran në kufijtë që ajo ka sot!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora