Mendime
Zenel Çeliku: Reforma Zgjedhore, luftë shtrigash
E shtune, 06.06.2020, 12:15 PM
Reforma Zgjedhore, luftë shtrigash
Nga
Zenel Çeliku
Dy
ditë më parë BE-ja dhe SHBA-të pas një maratone meskine politike alla
shqiptarçe, kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur në mes mazhorancës dhe
opozitës. I ashtu quajturi Këshilli Politik i përbërë nga përfaqësues kukulla
të PS & PD & LSI dhe opozita parlamentare, mësëfundmi më detyrim e
përcaktim “përqafuan” njeri-tjetrin me një dakordësi hipokrite. Por, i gjithë
opinion ndërkombëtarë dhe ai vëndas e kanë mirë të qartë se këta kukulla
politike nuk kanë asnje koompetenca për të marë vendime, ata vetëm përcjellin
politikat e mbrapshta të shefave të tyre, dhe më në fund ishin “ata që bënë
çudinë”, e pranuan Reformën Zgjedhore. Për misionin qesharak tw Këshillit
Politik, është për të qeshur e për të qarë, por gjithsesi ata e luajtën pjesën
e tyre mirë. Loja politike “alla shqiptarçe” e kukullave mori fund në prani të
Ambasadorit të BE-së-Luigi Soreca, të Ambasadores së SHBA-ve-Yuri Kim dhe t ë
Ambasadorit të Britanisë së Madhe-Dunan Norman, pas një lufte të paprecedent
Këshilli Politik mundwn tw ncjerin tymin e mbardhë mbi kullën një politike
destruktive. Fakti është se këtë Reformë e kanë sabotuar deri minitën e fundit,
tre mëskëtjerët-Meta, Rama e më pak edhe Basha, të cilët në fund të fundit u
“ulën në gjunj” përpara presionit ndërkombëtar, e në vecanti përpara presionit
amerikan. Turpi është në derën e politikanëve tanë të cilët me qëndrimet e tyre
bënë që të angazhohen maksimalisht ambasadorët më të fuqishëm të akredituar në
Shqipëri, të cilët luajtën rolin më kryesor në dakordësinë mes palëve. Pas përfundimit
të këtij filmi serial hipokrit, Ambasadori I BE-Soreca, Ambasadorja
Amerikane-Kim dhe Ambasadori I Britanise se Madhe-Norman, thekson se
përshëndetën më kënaqësi marrëveshjen e firmosur nga kukullat e tre partive më
të mëdhaja në vënd. Ata deklaruan se përmes kësaj reforme do të garantohen
zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat do i garantojnë shqiptarët
integrimin e Shqipërisë në BE. Shqiptarët ashtu si edhe ndërkombëtarët e kanë
mirëpritur me mjaft interes marrëveshjen për Reformën Zgjedhore në Shqipëri, e
cila mundet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, e përrjedhojë do ta
çoi Shqipërinë drejt familjes europiane atje ku shqiptarët më 1990 thërrisnin;
e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Mbasi kësaj loje politike të pa precedent,
tashmë Shqipëria do të jetë shumë afër bashkësisë europiane. Të gjitha palëve
iu desh të bënin lëshime në mënyrë që populli shqiptar të mund të përftojë
garanci të reja, të tilla si identifikimi elektronik i votuesve, tashmë do të
kemi më shumë siguri, më shumë transparence dhe pavarësi më të madhe të
personelit të zgjedhjeve i cili mbron integritetin e kutisë së votimit.
Por
?far po ndodh tani, menjëherë mbasi dakordësisë
për Refomën Zgjedhore pozit-opozitë, opozita parlamentare me një xhelozi të
hapur, rrebelohet dhe deklaron se nuk do ta votoi këtë marëveshje e cila duhet
pa tjeter që të kaloi në Parlament për miratim kushtetues. Ky qëndrim I tyre ka
bërë që Ambasadorja Amerikane-Yuri Kim, thirri në rezidencën amerikanenë një
takim urgjent me përfaqësuesve të opozitës parlamentare dhe konkretisht, me
deputetët Myslym Murrizi, Edmond Stoiku dhe Nimet. Qëllimi I këtij takimi I
organizuar nga Kim, është plotësisht I qartë, edhe “rrebelët” parlamentar
opozitar, me siguri do të ndjekin rugën e opozitës dhe mazhorancës të dy ditëve
më pare, duke iu bindur tërësisht Rrugës Elbasanit.
Cfar
po ndodh me disa figura politike dhe publike, ata hedhin baltë mbi
ndërkombëtarët. Cudia më e madhe është se mbas një pune dhe impenjimi maksimal
të ambasadorëve europian, amerikan dhe britinaik, pikërisht në këto moment
shumë të rëndëshime për Shqipërinë e cila do të skanohet pas pak ditësh nga BE,
dalin “trima public dhe publik” që anatemojnë, baltosin dhe akuzojnë pa asnjë
emocion qëndrimet shumë dashamirëse të ambasadorëve per shqiptarët, se gjoja
ata kanë ndërhyre në politikën shqipatre. Ambasadoret në fjalë kane investuar
maksimalisht nga të gjitha drejtimet që mbas disa ditësh Shqipëria të marë
zyrtarisht hamjen e nogociatave me BE, që do të thotë se tashmë Shqipëria
realisht do të jetë në paradhomen e BE, një aspiratë e hershme e shqiptarëve,
por jo e politikanëve të cilët I frikësohen BE, se ashtu politikanët do të kenë
mbikqyrje të rrepte për cdo hak që ata do të hedhin.
Përfundimisht,
konsensusi për të miratuar Reformën në Drejtësi u arrit dy ditë më parë, ku
përfaqësuesit kukulla të Keshillit Politik nënshkruan edhe marrëveshjen në
prani të Ambasadores Amerikane-Kim. Nga deklerate e nëshkruesve vërejmë se nuk
janë kënaqur të gjithë, por tashmë shqiptarët ndjehen shumë pranë Europës për
të cilën kanë ëndërruar tërë jetën.