E premte, 26.04.2024, 01:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Krijues nga diaspora në Shkup e Tetovë

E merkure, 05.11.2008, 09:59 AM


Krijues nga diaspora në Shkup e Tetovë


Në faqen e parë dhe të dytë të  gazetës"Fakti" por edhe në gazetën tjetër shqiptare të Shkupit "Lajm",  me datën 17 tetor, janë botuar shkrime për vizitën, takimet e bisedat që bënë këto ditë në Maqedoni, të ftuar nga Shoqata e krijuesve shqiptarë të Shkupit "Pushkin", të një grupi të revistës letraro artistike të krijuesve të kudondodhur në diasporen shqiptare në Botë "Pelegrin" revistë e cila ka drejtor botues shkrimtarin Nase Jani. Në këtë veprimtari grupi i krijuesve u prit nga Kryetari i Komunës së Çairit të qytetit të Shkupit Izet Mexhiti, u zhvillua gjithashtu një bisedë për probleme të krijimtarisë me petagogë e studentë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, si dhe u prit në një takim ne rektoriatin e Universitetit të Europës Juglindore, ku u njohen me veprimtarinë e këtij universiteti modern me dimension europian. Ata zhvilluan një bisedë një orëshe në Radio si dhe ne një emision në Televizionin Maqedonia kanali 2, që jep programe shqip. Më poshtë po botojmë njërin nga shkrimet që kanë autore Mevlude Thaçin.

Takim ku nuk munguan edhe lotët

Në organizim të Shoqatës së artistëve"Pushkin", një grup krijuesish dhe aktivistësh për çeshtjen shqiptare në Diasporë vizituan Komunën e Çairit, ku u pritën nga kryetari i kësaj komune, Izet Mexhiti. Në mesin e krijuesve kishte poetë, shkrimtarë, publiçistë, gazetarë si Iliriana Sulkuqi, Dilaver Baxhaku,Vitore Sallaku, Kolec Traboini, Bardhyl Kuka, të cilët ishin shoqëruar nga shkrimtarja e njohur nga Maqedonia Puntorie Muça Ziba. Sipas Valbona Zunçe, antare e shoqatës së krijuesve "Pushkin", kjo vizitë e krijuesve shqiptarë nga diaspora bëhet në kuadër të aktiviteteve kulturore që pa nderprerje i organizon shoqata "Pushkin". Ky organizim u bë me qellim që krijuesit dhe veprimtarët nga diaspora të njihen me udhëheqesit e institucioneve shqiptare në Maqedoni si dhe të shkembejnë ide dhe mendime me krijuesit shqiptarë këtu", thekson Zunçe.
 Kryetari i Çairit Izet Mexhiti takimin me krijuesit shqiptarë nga diaspora e cilësoi si një takim shumë të ngrohtë ku fjalët shkembehen si midis miqëve. Mexhiti i njohu krijuesit nga diaspora me aktivitetin e komunës që ai udhëheq ndërsa falenderoi shoqatën "Pushkin" për organizimin e këtij takimi dhe e quajti "një shoqatë i cila i jep komunës një dimension të ri kulturor, dimension i cili ka munguar nëpër komunat urbane deri më tani."
Sipas krijueses Iliriana Sulkuqi, aktualisht kryeredaktore e revistës letrare "Pelegrin", vizita në Maqedoni ka qënë një udhëtim malli e dashuri pa motivin e të cilës nuk mund të bëjmë as dhe një hap, nuk mund të kaperdijmë as dhe një kafshatë buke, apo një gdhënjkë ujë. "Kam një gëzim sepse jam në mesin e njerëzve të një gjaku dhe bëmë një udhëtim shumë komod sepse në mesin tuaj sollën librin", theksoi Sulkuqi, e cila nuk ngurroi të kritikojë kufijtë, burokracinë që prishin rehatinë e udhëtimit të kulturës nga një vend në tjetrin. Sulkuqi, një aktiviste e dalluar në diasporen shqiptare në Amerikë, nuk e fshehu merakun e saj për fëmijët e lindur në tokën e huaj, për brezin e ardhshëm shqiptar në diaspore mesazhi që transmeton kjo poete, shkrimtare, nënë, gjyshe; është " Mësojuni fëmijeve gjuhën e Mëmëdheut, gjuhën shqipe, trashëgoni traditen, zakonet e vlerat me të mira kombëtare shqiptare!" I emocionuar, i cili nuk mundi t'i fshehë edhe lotet u shpreh Kolec Traboini, një emigrant shqiptar që rrugën e kurbetit e "shijoj" për herë të parë në Greqi menjëherë pas shëmbjes së bustit të ish diktatorit Enver Hoxha. Siç kujtoi Traboini, në Greqi u përball me propogandën antishqiptare greke dhe si intektual në Athinë punoi në ndërtim, si mekanik, pastrues e soj e soj punësh. I revoltuar nga propoganda greke antishqiptare, kursimet e veta të pakta që kishte i investoi në hapjen e gazetës së parë për emigrantët "Egnatia".
 "Nga ajo propogandë antishqiptare mediatike, ku ne shqiptarët paraqiteshim si vjedhës, banditë, terroristë, më së tepermi skuqesha nga kalamajt e mi ngase për herë të parë dëgjonin asi epitetesh për shqiptarët. Fillova gazetën me arsyen për t'u treguar grekëve se ne shqiptarët jemi edhe intelektualë e aq më tepër për t'u kthyer dinjitetin intelektualeve shqiptarë qe në atë kohë filluan të turpërohen se janë shqiptare", theksoi Traboini, i cili u gëzua që arriti të zhduket diversiteti kufitar ngase realizoi ëndrrën e tij të rinisë, që të vizitojë shqiptarët në Kosove dhe shqiptarët e Maqedonisë dhe të njejtët të vizitojnë Shqiperinë.
Ndryshe edhe Bardhyl Kuka, antar i akademisë amerikano-shqiptare njoftoi kryetarin e Çairit, Mexhiti për formimin e degës së Akademisë edhe në Shkup. "Në Amerikë çdo lobi ka krijuar akademinë e vet."


Gazeta Ndryshe 22 tetor 2008


Kthjelltësia është vuajtja që ndodhet më pranë diellit - René Clair  BLOG-PORTA 




Gazeta Fakti 17-18 tet 2008 Shkup1

Pas nje bisede ne Radio TV ne Shkup


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora