Kulturë
Jusuf Zenunaj: Osman Geci
E hene, 25.05.2020, 06:32 PM
Jusuf Zenunaj
OSMAN
GECI
(Këngë)
Osman
Geci burrë Llaushe
ia
lëmon tytën asaj pushke,
që
e pat ruajt për ditë të bardha,
per
me i dalë shkaut përpara,
për
me i dalë armikut në pritë
siç
ka qenë zakon në Drenicë.
Kaloi
fushë, arë e mal
pa
ra terri mbrriu n' Prekaz.
N'
emër thërret Shaban Jasharin
i
madh e i vogël para i dalin.
U
gëzuan fëmijët , gra e burra,
si
t'ish dasëm u mbushë kulla.
I
zoti i shpisë në ballë të oxhakut
mirë
po ndjek rregullat e konakut.
Ia
jep fjalën mikut të shpisë.
Osman
Geci llafin nis,
kur
po i dalim përballë Serbisë?
Ajo
ditë s'është larg, more dajë,
buzagaz
ia pret Hamzai.
I
madh e vogël gati jemi,
dajës
Os i thotë Ademi.
Koha
rridhte si ujë lumi,
por
askend s'e zinte gjumi.
Pa
u nda nata me ditën
rreth
e qark armët krisën.
Luftë
tri ditë e net me radhë
me
armikun ballë përballë.
Për
liri ranë i madh e vogël
e
çuditën mbarë Evropën
si
n' Prekaz s'kish ndodhë n'krejt botën !
J.Z. , më 24 maj 2020