Përjetësi » Mani
Kadri Mani - Tri vjersha për Takimet Poetike
E diele, 02.11.2008, 12:38 PM
Kadri Mani - Tri vjersha për Takimet Poetike
Kadri Mani
"Kepi i Shpresës së Mirë- Fahredin Gunga"
në Mitrovicë, më 31.10.2998
TRI GOTA SHERBET TË PLOTA!
Enver Gjerqeku na ngopte me të ëmbla sonete
Latif Berisha qe emri i personifikimit të urtësisë
Fahredin Gunga stabilizonte trysni permanente
Ju ngritët jehonën kushtrimtare të Pavarësisë!
Atdhedashës t’formuar për t’drejtat kombëtare
Strategë në synime të larta si dhe n’ orientime
Në kacafytje të përhershme me botën barbare
S’kursyet shëndetin për të sotmet të mbërrime!
Ju po fugonit cakut të dritës ndër ndeshtrasha
Ishi frymëzim depërtues dhe ndër qelitë kritike
Mësues e pedadogë fëmijësh e çuna e vasha
Derisa arritëm sot këtu në ditët tuaja poetike!
E me tri gota të plota jeta-vdekja sherbetohet
Varrezave të vendlinjeve ju keni shtuar vlera
Nga stina n’stinë gjenerata për ju do kujtohet
O lule të ardhangta ndër mote ndër pranvera!
Metaforat tuaja përjetoheshin si fuqi e Anteut
Dhe edhe nën shtatë dryrë fluturonim n’hava
Përveç atyre që i kishin ra hasha dhe atdheut
Për ca kacidhe të pista bredhëritës va pa va!
Prishtinë, më 30.10.2008
Ranko Paniç
protestat pro Karaxhiçit
Ranko Panik- panik ndolli
Vdekjen vetes se si ia solli
Sikur lejleku këtu e përcolli
Nëna apo lopa e zezë e polli?
Aleksandër ti qofsh i zi
Pse për viçin lyp përgjegjësi?
Në arë të huaj i cili ka hy
Dëm ka bërë në fqinjët e ti!
Të gjithë ju që mbani zi
Për ato bisha plot egërsi
Njolla të zeza në histori
Turpi botës në përgjithësi
Sa ka dushk e sa ka bima
Keni bërë aq shumë viktima
Me barot me topa e mina
Historia ju njeh si stërvina
LAVRO(V)
Lëvro vemja nëpër gjethe
Prandaj është aq e gjelbër
Porse dridhet krejt në ethe
Si t’i qesësh në sytë piper!
Vemja keq të paska pështy
Vemja e kumbullës, rrushit
Vemja sa keq të paska shty
Në sunam në mes të prushit!
Ti trazoje preparatin gurkali
Që të stepen stepat e stepës
Që të triumfojë i juaji ideali
T’i vihet fre kalit dhe tenjës!
Vemja e dushkut e panxharit
Është sëmurë nga mishi çivit
Rrëshqiti gjak tehut hanxharit
Dhe përjetë mushkëritë plevit!
LATIF BERISHA