E premte, 26.04.2024, 01:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Helena Halilaj: Kosovë të dashurova me sy fëmije

E marte, 18.02.2020, 09:00 PM


Kosovë të dashurova me sy fëmije

Nga Helena Halilaj

Prej teje mësova që fëmijë dashurinë për lirinë. Në qytetin tim të vogë që u bë prehër i madh.Pë ty kujtimet më të forta i ruaj në qendër të zemrës e i takoj shpesh sa herë shkoj në Kukës, sa herë fryjnë mbi ballin tënd erërat e mallit. Më merr malli për fëmijërinë time kur ne jetuam sëbashku, sa mirë ishim dhe pse ishte kohë lufte, pritjeje. E kujtoj gjithmonë atë pranverë që celi lirinë tënde. Sot Kosovë, a po lodhesh Kosovë, bija ime e mundueme, e rritur pa gjirin e nanës, por me vajin e saj mbete gjallë. Kosovë flas shpesh për ty, e më rri në mendime si dashuria të cilës s'kisha kurrë me i ik, as me ju trembë, ti je dashuria e çdo indi ku flenë trimat. Me të dashtë ty duhet guxim, po aq guxim sa me të pa buzëqeshjen e lirshme në shtatin tënd të bukur. Kosovë a mundesh më e fortë me u bë nesër, po mundesh, kur varret lule kanë me lulëzue për sytë e fëmijeve që gezojnë sot. Ti na mësove çfarë arome të rëndë ka liria, të mbërthen shpirtin e nuk t'a zëvendëson asgjë. Me ty nisën udhëtimet tona më të bukura, të pafundme, të pandashme. Kosovë të du si para njëzet vitesh kur të dashurova me sy fëmije.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora