E premte, 26.04.2024, 07:55 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Kosova dhe vullneti i saj politik në Hagë...

E marte, 14.10.2008, 10:02 PM


Skender Korça
Kosova dhe vullneti i saj politik në HAGË... 

Nga Skender KORÇA

Asesi nuk arrijmë ta kuptojmë politikën e Serbisë as ne vendorët në Kosovë, as  ndërkombëtarët në vendet e tyre, as ata që ndodhen me vite në Kosovë. Nëse është kështu themi se Serbia ka gjetur një stadium satirik, një vend cirku, për të lujatur lojrat e saj sa herë që ballafaqohet me këtë ritëm ndërkombëtar e vendor. Kjo nuk është politikë e as promovim i vlerës demokratike në botë nëse një Serbi si kjo, tallet me të gjithë. Kjo tallje ka nisur të shfaqet filluar me OKB-në dhe nismën e saj për të cenuar të drejtën e nje populli dhe një vendi, Kosovës, që në fund fare në një shekull të ekstremiteteve teknologjike mezi arrin të deklarohet e pavarur.

Tërë Kosova  tash më është në Hagë, po gjykohet e drejta legjitime e saj ose që në start po përdhunohet karakteri i një shteti të ri i cili më së shumti ka nevojë për përkrahje se sa të merret me(pa)drejtësinë ndërkombëtare, e drejtë natyrore e saj për të qenë e pavarur.

Kush do na mbrojë në Hagë? Kush do jetë avokati i tërë popullit të Kosovës dhe vetë Kosovës? Sa do zgjasë ky gjykim i (pa)drejtë?

Janë një thes pyetjesh, nga vet fundi i vet thesit, nga vet gjaku që pa dashur duhet të mbesim me këtë temë.

Paradokset në Kosovë nuk janë të rralla kur edhe më keq se këto pyetje janë deklarimet e elitës në qeverinë e Kosovës: “ Nuk do na qojë asgjë peshë vendimi i Hagës” Ky është paradoks. Kjo është lojë nervash. Është mëri në historinë e formimit të shtetit tonë. Është shanci për të gabuar të gjithë, madje gabojnë edhe politikanët tonë, sepse paradokset i bëjnë vetë dhe nuk mërziten për domethënien e tyre.

Vetë procedura dhe problemi i të hedhuri në gjykatën e Hagës, të bënë të habitesh ne rrugën tënde, që për paradoksin politik të Kosovarëve ju duket sikur që po internacionalizojnë edhe më problemin e Kosovës. Këtu qëndorn një paradoks mbyllur. Nuk besohet në këtë vendim, a në anën tjetër qeveria  po përgaditë “ekspertët” e vet për të faktuar se ne jemi meritorët e kësaj pavarsie të mos lënë rehat. Turp për paradokset që po shkaktohen, turp për të gjithë ata që po mendojnë se nuk na pengon gjë ky “vendim”, turp për ata që nuk e shohin se përveç ushtarëve të Lirisë së Kosovës, tash në bankën e akuzës- drejtësisë është ulur tërë një popull, tërë një Kosovë, përderisa kriminelët serbë të luftës së fundit në Kosovë shëtiten ende të lirë dhe mezi pas 17 ose 18 viteve kapet njëri nga ata.     A nuk është ky paradoks?

Nëse kjo gjykatë që Kosova ka bashkëpunuar për të qenë faqe bardhë në të ardhëm për respektim të detyruar të të drejtës njezore, është ajo që Pavarsinë e Kosovës e shpallë si jo legjitime, të kuptojmë nga një rast konkret se hezitimet e shteteve që nuk e kanë njohur deri më tani Kosovën , vetëm sa do thellohen në dy segmente:

Segmenti parë është se procesi nuk do mbyllet shpejtë, si dhe segmenti i dytë është se ky prolongim nuk do jep shtytje shteteve qq nuk e njohën me marrë një hap të shpejtë për njohje.

Mos të hamendemi të marrim një shembull që pa nevojë ju ka dhënë popozitet medial si njohja nga : Mali i Zi dhe Maqedonia, sepse konceptet e njohjës janë të ndryshme.

Këty dy shtete që njohën Kosovën pas iniciativës serbe në OKB-ë dhe pas hedhjes së tërë Kosovës dhe vullnetit të saj në Hagë, në një formë po përmbushin standardet e veta dhe nuk po mërziten fare për Kosovën sikur që nuk janë mërzitë fare për 8 muaj pas pavarsisë së Kosovës, sepse rruga është e njejtë e shteteve të rajonit për integrime, madje këto shtete janë ato që njejtë janë ndarë nga një strukturë shtetore që me predominim ka qenë Serbi e jo ish-Jugosllavi.

Haga, Kosova dhe Serbia

Nëse në botë ka drejtësi, e drjeta e shteteve dhe popujvë duhet të jetë më se e theksuar në vetvendosje të popujve dhe vullneteve të tyre politike. Drejtësia do duhet të jetë në funskion të të kësaj logjike, jo të jetë akronim i kësaj e në parim të jetë tërë një tabllo tjetër sikur po ndodhë me Kosovën.

Sa lëndë do duhet të kishte Serbia në Hagë deri më tani qoftë për kriminelët e saj qoftë edhe si shtet për shumë motive:

Ka shkaktuar luftra në rajon
Ka bërë aneksime dhe gjenocid të vazhduar mbi popuj tjerë
Ka shkaktuar dëme që kushtojnë finaciarisht
Ka shkelur mbi varre dhe jetra njerzish
 

Janë shumë e shumë motive, por për dallim nga këto ajo sot po sillet sikur që asaj ju janë shkaktuar të gjitha. Ky është një paradoks jo vetëm që nuk e kanë parë ndërkombëtarët por edhe e kanë lejuar Serbinë të sillet kështu.

Teoritë e shteteve dhe te drejtës së popujve për vetvendosje janë teoritë që do mbesin vetëm teori në Kosovë, sepse aplikimi praktik në Kosovë nuk po ndodhë kurrë.

Është më se paradoksale që çmimi Nobel për Paqe bashkë me Kosovën që e mori këtë vit presidenti finlandez  Ahtisari, janë bashkë në bankën e drjetësisë në Hagë, sepse Kosova respektoi modelin e preferuar ndërkombëtar për një Pavarsi të mbikqyrur, kurse tash edhe me këtë pavarsi ne jemi në Hagë.

Të paramendohet nëse vetvendosja dhe e drejta e Kosovës do ndodhte ndryshe si duan të krijohen shtetet e tjera në botë, besojmë se kurrë lufta dhe Kosova në luftë nuk kishin me mbaruar....Ky është paradoski më se paradoks...

Avokatët e Kosovës në Hagë, do duhet kësaj rradhe të ishin NATO, Presidenti Ahtisari dhe vetë misionet në Kosovë UNMIK që ishte kryekëput i OKB-së dhe që ka mbështejtje në Rezolutën 12444, sikur ky EULEX që po instalohet,sikur  dhe të gjithë këta faktorë të dëshmojnë se Kosova është merita e jetës së lirë dhe të barabartë si të gjitha shtet dhe popujt në botë...që besojnë në teorinë e formimit të shteteve ose “rrëfimeve” për to...

Paradoks në vullnetin e tërë bashkësive të këtij populli që jeton në Kosovë,  të më shumë grupeve etnike sepse Kosova nuk u bë e pavarur vetëm për shqiptarët por për të gjitha etnitë e saj përbrenda saj...

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora