Mendime
Llemadeo: Gazetari dhe gazetare te deshtuar!
E merkure, 08.10.2008, 07:02 PM
Shumica nga gazetaret qe e quajne veten gazetare sot ne Shqipri, kane deshtuar ne pasqyrimin e te vertetave qe kane ndodhur ne diktature, si dhe ne qendrimin e tyre per aktualitetin sot!
Gazetari dhe gazetare te deshtuar!
Nga Llemadeo
Gazetaret e sapo dale nga diktatura dhe ata qe u bene gazetare mbas diktatures ne Shqipri, te cilet vazhdojne te punojne ne shqipri si gazetare, kane deshtuar:
1 - Kane deshtuar ne denimin moral qe u duhet bere diktaures dhe drejtuesve te saje, denim moral, qe do te thote: ' qendrime te rrebta denoncuese para publikut, per te orinetuar shoqerine sa me mire, duke e ndare ate shoqeri nga diktatura, ate shoqeri te corientuar dhe te desinformaur nga diktatura... si dhe duke u distancuar vete ata gazetar nga ajo kohe, njekohesisht duke dhene mesazhe te qarta orientuese me energji pozitive-demokratik e drejt se adrhmes!
2 - Kane deshtuar ne orientimin dhe interpretimin njerzor te harmonise qe duhet te ekzistoje ne bashkjetesen midis brezave, midis shtreses se ashtuaquajtur qytetare dhe asaje fshatare, si dhe midis te persekutuarve dhe persekutorve, shtresa te cilat vazhdojne luften e ftohte apo deri dhe te nxehte kunder njera tjetres. Lufte me permasa raciste, ku jo rradhe here "qytetaret e Tiranes" i cilsojne si "maloke" ata qe jane detyruar te braktisn vendlindjet e tyre ne male, ku shteti nuk u ka siguruar as uje, as buke, as drita, as telefon, asgje jetike e te domosdoshme ne malet e verit apo te jugut, ashtu qe ata te detyruar nga ato halle te tmerrshme te jetes, ku u kane vdekur familjare deri edhe nga nje apendisit, jane detyruar ti afrohen Tiranes apo Durrsit etj. Ndersa vuajne urrejtjen e heshtur apo te perballshme te pseudoqytetarve te Tiranes, te pseudopolitikanve qe skane asnje dekade qe kane zbritur dhe ata nga fshatrat e shqiprise ne tirane...!
Ne ato deshtime gazetaret(nje pjese e madhe e tyre), ne shume raste jane bere shkaktare te nxitjes se grindjeve deri ne vllavrasje, me komentet e tyre servile ndaj njeres pale dhe me komentet e tyre plot urrejtje ndaj pales tjeter!
3 - Gazetaret dhe Mediat e shqiprise ne pergjithsi, kane deshtuar ne kritiken e forte dhe denoncimet qe duheshin bere here mbas here, kunder mafjes dhe korrupsionit, deri dhe qeveritar, ku shpesh ata i kane sherbyer me heshtjen e tyre, apo me maskimin qe i kane bere korrupsionit me shkrimet servile ndaj politikes e politikanve!
4- Gazatria dhe gazetaret e shqiprise jane te deshtuar ne misionin qe duhet te kryeje apo qe mban mbi supe cdo gazetare, sepse ata ne pergjithsi jane viktime e vetvetes, e mosformimit qytetare, duke mos patur asnje vlere apo cilsi te domosdoshme qe duhet te kete cdo gazetar i i mirfillte!
Po permendi ketu disa nga Cilsite kryesore qe duhet te kete nje gazetar:
a- Te mos jete servil i asnje kryetar partie apo shoqate, i asnje politikani apo mafjozi!
b- Te mos bashkpunoje me asnje grup politik apo shoqate te cilat punojne e veprojne thjeshte per interesat e vetem nje grupi apo krahu!
c- Te mbroje, te nderoje dhe vlersoje gjithmone te verteten dhe vetem te verteten, duke qene i gatshem qe deri dhe te flijohet per te Verteten!
Por dhe shume cilesi te tjera, qe kane te bejne me nivele dhe vlera qe duhet te kete cdo gazetare..., por thjeshte kaq sa per te ndihmuar ndonje qe akoma nuk e ka te qarte se gazetart dhe gazetaria ne shqipri ecin akoma ne hapat e deshtimit te tyre.
Per ate deshtim te gazetarve dhe Mediave, flet koha e stetrgjate e nje te ashtuaquajturi tranzicion, flet korruptimi i gjithanshem i shtetit, flasin mijra arratisjet e perditshme nga vendi, flasin krimet, dhuna e vrasjet, flasin padrejtesite dhe talljet ndaj njerzve te thjeshte, flasin policet apo pushtetart e pa kulture qe shahen e zihen e rrihen me njeri tjetrin per ceshtje banale interesash private apo mafjoze, ku deri dhe vriten...
Flasin shume problematika te cilat gazetaret nuk jane ne gjendje qe ti bejen ceshtje dite, muaji e viti, deri sa te zgjidhen, te shuhen si konflikte, apo si ngjarje mafjoze e kriminale!
Ashtu qe gazatria shqiptare bashke me shumicen e gazetarve qe ka, jane te deshtuar qe nga viti 1945 e deri ne vitin 2008!
Dhashte Zoti qe gazetart e vertete te punojne akoma me shume per te krijuar bindje te qarta ne formimin e gazetarve me te ri, qe ne te ardhmen te ndryshoje shoqeria, pasi gazetaret jane forca qe vene ne levizje nje shoqeri, duke kritikuar gjithnje te metat qe ka dhe duke denoncuar cdo te lige te shoqerise, me qellim qe te gjendet sherimi sa me i shpejte!
Semundja me e rrezikshme per nje gazetar eshte Servilizmi!
Mjerisht shume gazetare ne shqipri vuajne nga ajo semundje qe kundermon ere te te rende dhe tejet infektuese!