Përjetësi » Mani
Kadri Mani: A e di se kë shpëtove?
E marte, 14.10.2008, 10:45 PM
Kadri Mani
Kadri Mani
A E DI SE KË SHPËTOVE?
/Dr. Silvana Balajt/
O mjeke e dashur Silvana
A e dini se kë e mjekove?
Të lumët na e lumja nana
Një burrë Kosove shpëtove!
Duke bërë punët e këndshme
Të përdistshme sikur zakonisht
Ti bëre punë të jashtëzakonshme
Që e shpëtove një jetë të brishtë!
Burrin e Gjygjevikut- Ademin,
Me gjysmë mushkërie e solle n’jetë,
Me mjeshtri Ti i gjete melhemin,
Shqiponja jonë fluturo përpjetë!
Jetë e brishtë po shpirt gjigand
Fjalëëmbël por që zemrat trand
O të kthen të bën për vete
O vdes e s’të lë ndër kiamete!
Mjeke nderi Ti paç uratën
Ti që e bëre vrik mjekimin
Nga zenrat shporre shtrëngatën
Për jetë e mot Ti paç amshimin!
Do të vini në Rahovecin me rrasapeta
Që fort ngjan në qytetin Gjirokastër
Te Adem Berisha rritur në cergë e hasër
O shqiponja jonë Silvana ty tungjatjeta!