E marte, 18.02.2020, 12:38 PM (GMT)

Kulturë

Lekë Mrijaj: Vinçenc Malaj - Kuvendi i Arbënit

E enjte, 16.01.2020, 08:42 PM


Analizë e librit "KUVENDI I ARBËNIT " të autorit dr. patër Vinçenc Malaj

(Analizë e shkurtër përmbledhëse e këtij libri, është bërë në kuadër të 317 vjetorit të mbajtjës së Kuvendit të Arbënit. Falenderim i posaçem për librin e dhuruar ecën për meshtarin e çmuar, don Fran Sopi)

Shkruan: Lekë Mrijaj

Libri "Kuvendit të Arbënit", i autorit dr. patër Vinçenc Malaj është një libër i kompletuar i cili përmban në vehte aktet finale dhe vendimet pikë për pikë të marra në kuvend të mbajtur me 14 e 15 janarin e vitit 1703 në Kishën e "Shen Gjonit" në katundin Mërqî, që është tri kilometra në veri të Lezhës së Shqipërisë e që u mbajt nën drejtimin e Imzot Visk (Vinçenc) Zmajeviçit (kryeipeshkëv i Tivarit (1670-1745) e personalitet i shquar kishtar i shekullit të XVIII, me origjinë kroate, i cili ruajti rol të rëndësishëm në historinë e Kishës shqiptare e sidomos në organizimin e Kuvendit Kishtar të Arbërit më 1703).  Autori dr. patër Vinçenci, në këtë libër me një mjeshtëri të rallë ka nxjerrë në pah të gjitha konkluzat e përgjithshme të Kuvendit të Arbënit, që do të thotë se ky françeskan e autor i librit vertetë mbetët një personalitet i rrallë në historiografinë dhe kulturën tonë kombëtare. Çështjet e trajtuara në librin "Kuvendi i Arbënit" që në fillim e shohim fjalën e prof. dr. Gjergj Rrapi, i cili për botuesin e librit, veq tjerash thotë se vepra e dr. patër V. Malës, sygjeron për njohjën e vlerave të mirëfillta të kulturës dhe historisë sonë kombëtare, është më së e domosdoshme që burimët shkencore të tyre të studjohën-merrën që nga dora e parë e jo nga interpretimët e të tjerëve.  E themi pa ngurrim se me leximin e kësaj vepre të këtij autori, lexuesi dhe opinioni intelektual dhe kulturor do të bindët për njohjën e vlerave faktike të historisë sonë kombëtare dhe se burimët historike kombëtare mund ti njohë përmes burimeve historike tē Kishës Katolike Apostolike Shqiptare tha në mes tjerash për botuesin, prof.dr. Gjergj Rrapi. Ndërsa në parathënien e tij, Wili Kamsi, ambasador i Shqipërisë nē Vatikan, veq tjerash potencon duke thënë se historia e Shqipërisë, është e përshkruar prej ngjarjësh të mëdha e të vogla, në çdo kohë ajo ka pasqyruar ngjarjet e ndryshme drejpërdrejt deri të shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë si dhe rritjës së pergjithshme të binomit për Fe, Atdhe e Kulturë. Pikërisht në mes tjerash, Willi Kamsi tha se ishte lufta e fundit austro-turke e mbeshtetur nga shqiptarët e popujt tjerë ballkanik e cila me terheqjën e ushtrisë austriake solli hakmarrjën ndaj popullit tonë duke arritur ta nxjerrin nga varri-zhvarrosin imzot Pjetër Bogdanin për t'ia hedhur trupin e tij qejve të Prishtinës, gjë qe e njëjta gjë perseritët (nga regjimi i kuq enverist shënimi im) edhe pas tre shekujve duke ia hedhur në lum eshtrat e këtij poeti me përmasa të fuqishme kombëtare, At' Gjergj Fishtës. Ishte ipeshkvi i Tivarit, imz. Vinçenc Zmajeviç e Papa Klementi XI i familjës Albani për ti dhënë shkas për mbajtjën e Kuvendit të Arbënit me 14, 15 janarin e vitit 1703, gjë qe punimet e këtij kuvendi u botuan latinisht dhe shqip me 1706 e qe konsiderohën si vlerë jo vetëm fetare por edhe kombëtare. Ambasadori, Wili Kamsi veq tjerash thotë se ky studim me një pershkrim në këtë libër i paraprinë punës së shkrimtarëve. Veq kësaj Kamsi thotë se si thotë dr. patër Malaj, mbrojtja e krishtërimit merrte, me perpjekjët e tyre, "një kuptim politik tue kthye në nji mbrojtje të pavarsisë shpirtërore të popullit kundër pushtuesit". Kështu që "në shkatërrimin thujse të plotë fetar, politik, kulturor të Shqipërisë pas pushtimit islamik, vetëm tradita kishtare trashugoi e perhapi kultin e fesë së të parëve tanë, tē mësueme e të mbrojtun me gjuhën e zemrës e të votres shtepiake hallkë e vetme e fisit të ndamë e të shprishum, dhe mjet i vetëm e simbol i njisisë etnike". Në fund të parathënies Wili Kamsi thotë se ky libër është dashur të botohët që në kohën kur u hartua , megjithatë mbetët një vepër e rëndësishme për vetë mënyrën si është ndertuar, dhe në krahasim me studimët e mëvonshme tha studiuesi Wili Kamsi, ambasador i Shqipërisë në Vatikan.

Në fillim të këtij libri pershihën: Bibliografia – Burimet e botuara dhe të pa botuara, vepra studime, fjalorë dhe enciklpeditë, burimet periodike etj. Libri  është i konceptuar në dy kapituj.

Në kapitullin e parë trajtohën këto hulumtime e studime:

Inkuadrimi i koncilit kombëtar shqiptar i vitit 1703.

Situata politike.

Kushtet kulturore.

Kushtet fetare.

Ndërsa në kapitullin e dytë përfshihën:

Vizita apostolike e mons. Vinçenc Zmajeviç dhe thirrja e Koncilit në Mërqi.

Papa Klementi XI (Gjian Feancesku) Albani dhe vizitatori apostolik Vinçenc Zmajeviç, arqipeshkëv i Tivarit .

Dorëshkrimi i vizitës dhe rëndësia e saj si burim historik mbi Shqipërinë e shtatqindëshit.

Gjendja e dioëezave, e famullive, e klerit dhe misioneve françeskane në Shqipëri si dhe njoftime të ndryshme mbi kushtet e jetës fetare, shoqërore dhe ekonomike të popullit, nxjerrë nga dorëshkrimi i vizitës.

Arqidioëezi i Tivarit.

Arqidioëezi i Durrësit.

Arqidioçezi i shkupit

Përmbajtja e Koncillit Shqiptar

Njoftime të ndryshme mbi traditat, ritet, zakonet, dhe doket nxjerrë nga teksti i Koncillit

Grafia dhe ortografia

Vezhgime gramatikeor, fonetike,morfologjike e tjera

Shënime

Shënime biografike për autorin

Shenime biografike:

Dr. Patër Vinçenc Mala, u lind me 1 dhjetor të vitit 1928 nē Lare tē Krajës së Tivarit. Shkollën fillore e nisi në vëndlindje dhe e kreu në Tivar, ndërsa të mesmen, drejtimin klasik në Shkodër, Split, e Pazin ku edhe u laurua me diplomë. Ndërsa në vitin 1945-1946 kreu vitin e Noviciatës apo shkollës fetare në Trishan afër Lezhës. Meshtar shugurohët në vitin 1957 në Dubrovnik ku edhe sherbeu si biblotekist e kapelan i spitalit. Gjatë vitëve 1966-1972 , studioi letërsin italiane në Universitetin Shtetëror "La Sapienza" të Romës ku edhe u diplomua. Me 20 mars 1973, nën udhëheqjën e komisionit në përbërje prof. Dr. Ernest Koliqi, korelator, prof.dr. Guiseppe Schiro dhe prof. dr. Giseppe Gardilone, para komisionit të përbërë nga 11 profesor, mbrojti me sukses të shkeqyeshëm tezën shkencore të disertacionit me titull: "Kuvendi i Arbënit-1703", Conciloi Nazionalne Albaneze del 1703. Iquadramento storico, testo albaneze e glossario ( Kuvendi i Arbënit. Mbledhja Kombëtare Shqiptare e vitit 1703. Shqyrtim historik, glosari dhe teksti shqip). Ka marr pjesë në shumë simpoziume shkencore në lëmi të ndryshme: albanologjike, historike, letrare, folklorike në qendrat shkencore evropiane si në Palermo, Romë, New York: "Zgjimi" - Rizveglio, Cosenza; "Dielli ", Wocester; "Koha", Titograd; "Koha e jonë ", Paris, "Kačić" Split, "Albanian ChatolicBulletin", Santa Clara Californi etj. Njëkohësisht ishte edhe mbledhës i pasionuar i shumë njësive bibliografike mbi heroin kombëtar Gjergj Kastriotin-Skënderbeun i cili në kuadër të studimeve të tij ka gjetur dy vepra muzikore mbi jetën dhe veprën e Skënderbeut. Autor i veprës së parë është Antonio Vivaldi, 1718 Firencë, ndërsa e dyta është shkruar nga dy kompozitor francezë, Rebel e Franceur në 1735 në Paris. Është themelues i Shoqatës Themelore "Don Gjon Buzuku" me veprim në Ulqin dhe Tuz. Vlen të potencohët se dr. patër Vinçenc Malaj ka qenë piktor dhe skulptor. Punimet e tij u përmblodhën në albumin e posaçëm. Për shoqatën tonë skulptura më e rëndësishme eshtë e BUZUKUT e punuar në gur. Vdiq me 4 shkurt të vitit 2000 dhe u vorros në Tuz të Malit të Zi.

Libri i “Kuvendi i Arbënit” i dr. patër Vinçenc Malaj, të bën të mendosh për sot dhe për të ardhmen e brezave  tanë ,vertetë  është një libër studimor me vlera multidimenzionale që ia vlenë ta ketë secili prej nesh e që do ti bënte nder çdo studiuesi, lexuesi, atdhetari, intelektuali apo qoftë edhe kryefamiljari në rikthim të së vertetëse duke i dhënë dritë Shqipërisë e trojeve të saja, që janë pjesë e Arbënisë dhe Evropës së emancipuar e moderuar, ku është obligimi i secilt prej nesh që të vrojtoj mirë dhe të ecën para, pa haruar e tejkaluar asnjëherë udhën që e kemi përshkruar si lumenj vuajtjesh, lotësh, e gjaku nga ana e përandorive të ndryshme otomane e sllavo ortodokëse.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT