E marte, 19.03.2024, 08:39 AM (GMT)

Kulturë

Namik Selmani: Ditëlindjet e poetëve

E merkure, 15.01.2020, 07:09 PM


Ditëlindjet e poetëve

-Urim për ditëlindjen tuaj Neki Lulaj-

Nga Namik Selmani

Ditëlindjet e poetëve janë ditëlindjet e festave të kombit. Se kush më shumë se ata ia bëjnë nderin shpirtit të çdo kombi. Sot këtë nder e ka. poeti, atdhetari, njeriu i mirë fjalëëmbli, tribunali, dollingritësi. Neki Lulaj thotë se jeta i ka dhënë një lumë njerëzor që e nis ditën e natën e tij atje në ata jastëk që lahen me ujin e një toke kaq vitale si Gjermania. ka shpirtin poetik i ka dhënë besën ndaj shkronjës shqipe. Edhe shijen e birrës Peja  dhe ajrin e pastër te Belles legjendare mos e harroni.

Sot ai mbush 65 vite jetë.

Mos pyesni kurrë poetët se sa vite jete kanë. Mos i pyesni! Se do të bini në sinorët e mëkatit. Poeti jeton dy jetë brenda vetes, jeton frymën e lavdishme të rrugës të heronjve, të vendeve të grykave të lëçitësve të shkronjave. Shikoni se me kë mburren sot kombet e mëdhenj! Mes tyre janë dhe poetët, ata arkitektët e fjalës së tyre.

Gëzuar! Në pamundësi për ta pirë një gotë vere për ditëlindjen tënde që gëzon të gjithë bashkëkombasit dhe shtetet ku fisi është shpërndarë Evropë, , do të sjell një kupë me vargje. Uroj që të jenë ëmbëltorë dhe aspak nostalgjikë për vitet që ke kaluar. Shih para, vetëm para, miku im. Hej sa ëndrra vargërore kemi ende! Hej, dhe ti do të jesh sërish prijatari i këtyre ditëve i këtyre betejave të reja të kombit tonë .

Asnjëherë nuk e ka parë poeti jetën me sy të shtrembër. Është gati që t’u thotë miqve atë fjalë monument “Shihmë në sy!” Është dhe një fjalë e urtë frankofone, mbase gjermane. “Shihmë në sy! Ja ku jam!” Edhe kur i është dashur të mbrojë idealet e kombit, edhe kur ka patur një mik të nderuar e i është dashur që ta shtrojë një pjatë gjellë më shumë dhe një gotë më shumë verë, nuk ka parë me sy të shtrembër. Madje as do shohë.

Ai merret vetëm me thelbin. I keni parë besoj ato arra që shiten jo për ngjyrën e lëvozhgës, por për thelpinjtë e saj që duhet të dalin sa i kap me dorë. Përndryshe, aha, do zemërohesh me atë që i ka shitur apo me atë vend nga kanë ardhur.

E e njeh thelbin e asnjëherë nuk e ka të kalbur

O poet, ç’ma trazove sot fjalën. Fort bukur ma trazove Neki Lulaj! Gëzuar!

Një ditë e bukur për ju, por edhe për miqtë tuaj në Shqipëri  e jashtë ne mergatë e në të gjithë Gëzuar ditëlindjen! Gëzofsh jetën nganjëherë edhe si të vijë. Ke në dorë motivin, për të cilin jeton. Ke fjalën që shkruan dhe lexon. Ke në dorë durimin. Mos qofshi vetëm nostalgjikë ku të fut pa dashur kjo ditë e vecantë për atë që keni bërë po më shumë largpamës për atë që do të bën qoftë edhe si fitimtarë sfidash. Shëndeti qoftë prijatari i ditëve të mbushura me urime.

Me shumë mirënjohje, gëzim dhe respekt Namiki.!

-Mes Janari 2020-



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora