E marte, 04.08.2020, 10:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Kadri Mani: Ramadan Rexha

E premte, 10.10.2008, 08:12 AM


Ramadan Rexha

(11.3.1921)

 

Nga Kadri Mani

 

Lexuesve mbase ju kujtohet Libërlidhësi i Kooperativës së Studentëve në Prishtinë, zotni Ramadan Rexha: i qeshur dhe i dashur e fort i afrët me rinininë studentore?

Tash i biri i tij, zotni Luan Rexha, e ka marrë zanatin e babait dhe e ka Shtyshkronjën “NGB GRAFOPRINTnë Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.

Kur i vizituam dje, më 15.9.2008, në shtëpinë e tyre private luksoze te Pallatet e Bardha, në anën kah Mati, tek ata ishin mysafirë të ftuar dy shokë të Luanit: Jakup Mehmetin, i cili i njeh bijt tanë, dhe Agim Kelmendin, i cili tha se e ka të afërm Ibrahim Kelmendin.

Zotni Ramadan Rexha (11.3.1921): Është nga Mitrovica, më 1945 e kanë burgosur dhe e kanë dënuar 15 vjet burgim, burgun e ka vuajtur në Mitrovicën e Sremit. E ka botuar librin voluminoz: KUJTIMET E MIA, tash edhe në këtë moshë mbahet mirë dhe jeton në kushte fort të mira, por me probleme të sklerozes.

Banesat shkëlqejnë nga pastërtia, oborri parajsë tokësore-lulishte, e ngritur me projekt nga specialisti, si në Zvicër!

 

Publikuar ne  www.uni-pri.edu
(Akademia ë Shkencave dhe Arteve të Kosoves)


Me 29 Dhjetor 2004
në ambientet e Akademisë Kombëtar në Prishtinë (Universitetin e Prishtinës) është përuruar libri "Kujtimet e mia" i autorit Ramadan Rexha.

Libri "Kujtimet e mia" i autorit Ramadan Rexha, radhitet në grupin e monografisë ku autori përmes kujtimeve të tij shpalosë dëshmi historike nga fillimi e deri në mbarim të luftës së dytë botërore, u tha sot me rastin e përurimit të këtij libri që u bë në ambientet e Akademisë Kombëtar në Prishtinë.

Në librin "Kujtimet e mia" dëshmi historike e autorit Ramadan Rexha përmes kujtimeve të tij dhe penës së mprehtë shpalosë një varg ngjarjesh me dimenzion historik që nisin nga ditët e para të luftës së dytë botërore, e deri në ditët e pas luftës. Ky libër është një monografi e cila na jep kënaqësinë që përmes tij të promovojmë edhe kujtimet historike, politike dhe kombëtare të autorit, i cili njiherit ishte edhe protagoinst i të gjitha këtyre zhvillimeve të përshkruara në këtë libër, është shprehur recenzenti i këtij libri Selim Daci:

"Janë këto kujtime me plot fakte, me plot dramaticitet me ngjarje të bujshme për kombin, ndërsa duhet veçuar edhe origjinalitetin e këtyre kujtimeve dhe fakteve".

Autori në librin e tij prezanton një varg të dhënash që dallohen për nga qëndrushmëria e tyre, origjinaliteti i cili i nxitur nga bashkëkohësit e tij dhe intelektualë i ka hyrë kësaj pune që të nxjerrë në letër kujtimet e tij duke qenë i vetëdijshëm se kjo është mënyra për të sjellë një drejtëpeshim në vlerësim të disa figurave në këto ngjarje është shprehur me këtë rast recenzenti i botimit Fazli Hajrizi:

Mbarshkrimi i tekstit të këtij libri ndërkaq është bërë duke i sistemuar kujtimet sipas përmbajtjes dhe kronologjisë, në bazë të pyetjeve të bëra dhe përgjigjeve në formë dialogu. Ndërkaq teksti i kësaj monografie është ndarë në 12 kapituj në mënyrë që lexuesit të orientohen për çështjet që u interesojnë.

P.S.: Monografia e vetarint të luftës nga zotni Ramadan Rexha: “KUJTIMET E MIA” gjendet në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Republikës së Kosovës, në Prishtinë. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora