E premte, 26.04.2024, 05:08 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Budallaku dhe pashpirtësia e Xhavit Halitit apo loja e treshes se PDK-së

E merkure, 08.10.2008, 07:34 PM


Selim Hasanaj
BUDALLAKU DHE PASHPIRTËSIA E XHAVIT HALITIT APO LOJA E TRESHES SË PDK-SË

Nga Selim Hasanaj

Kriza ekonomike botnore këto ditët e fundit po e dridhë boten bankare dhe qeveritë e shteteve po detyrohen të nderhyjnë në thesarin shtetnor per ti shpetue disa banka nga bankrotimi e me këtë edhe shtetet nga kolapsi total ekonomik. Sot shumë më trishtojë teksti i TV-së NRK të Norvegjisë kur lexova se Kryeministri i Islandes ka kerkue  nga Rusia (dhe kerkesa ju ka aprovue ) diku mbi 35 miliard krona ndihem per shpetim nga kolapsi ekononomik të Islandes. Per mue që fare nuk marr vesh në ekonomi dhe sistemet bankare asht shumë domethanse dhe ogurzezë fakti se kryeministri i Islandes këtë ndihem ma parë e kishte kerkue nga vëllaznit nordik , pra nga Suedia, Danimarka, Finlanda dhe Norvegjia, dhe se vetem Norvegjia i kishte ofrue diku 5-6 miliard krona norvegjeze. Të tjert kanë heshtë. E si mos të heshtin kur janë në halle të veta. Dihet se cfarë asht situata në SHBA, në Mbretninë e Bashkueme, në Francë, Gjermani etj, etj. Pra krizë dhe rrezik i permasave të paparashikueshme botnore. Por kjo fare nuk i shqetson qeveritaret dhe posllanikat ( nuk e meritojnë ti quen njeriu DEPUTET) e Parlamentit të shtetit ma të ri në botë të DARDANISÊ. Këta zotni ose janë teper , teper të pamëshirë dhe të paftyrë , ose per të saten herë e deshmuen se fare nuk ju intereson asgja pos xhepit të vet dhe pos jetes lukse, e vertetuen se këta as që lexojnë ndonji gja dhe normal edhe nuk dijnë se cka po ndodhë rreth e qark shtetit të Dardanisë, se po të cfletonin vetem nji gazetë ditore nji herë në muej do ta kishin dijt se cfar krize bankare po perjetojnë shtetet që me dekada ishin dhe janë superfuqi botnore ekonomike , dhe sikur ta dinte këtë posllaniku Xhavit Haliti , athue do i shkonte mendja të kerkojë që deputetve tu blihet nga nji veturë në vlerë deri në 6000 euro, të kenë shofer per veturen të cilit do ti paguhej rroga deri në 200 euro, të kenë nga 100 euro per karburante, të kenë ASISTENTE të ciles do ti paguhej rroga deri në 300 euro etj, etj lukse këto të cilat nuk i kanë asnji deputet i shteteve ma të pasuna botnore. Unë per të saten herë po e shkruej se Kryeministri i Norvegjisë z. Jens Stoltenberg nuk ka veturë zyrtare në disponim per nevoja private. Këtë e kerkonë posllaniku Xhavit Haliti. PO KU JE OOOOO POOOPUUULLL???!!! Deri kur do të durohet kjo idioti nga ata të cilve ua kemi dhanë voten?! Mbramë nëper edicionet e lajmeve të të gjitha TV-ve shqiptare u transmetue bmledhja e Kryesisë së Parlamentit të Dardanisë, u dha lajmi se terhiqet kerkesa e posllanikut Xhavit Haliti dhe folen me radhë së pari ; mos Zot ma keq, Kryeparlamentari Jakup Krasniqi-Tukosovës, foli Xhavit Haliti dhe Ibrahim Gashi. Derisa këta folshin palavra dhe budallaqe të tjeret zgerdhiheshin  thuese janë posllanikat e shtetit ma të pasun, ma të lirë, ma sovran dhe ma të fortë në botë. Le të më falë lexuesi dhe redaksia e gazetes por sinqerisht nuk ma ban zemra ti quej deputet këta njerz të panjerzishem, këta kriminel të kohes moderne. Andaj po i quej shkinisht posllanik sepse me shumë veprime këta sot po ua kalojnë veprimeve barbare e raciste të posllanikve shkije derisa ishim të okupuem. Dardania si duket u clirue nga shkijet por u okupue edhe ma ashper nga shkijet shqipfolsa.
Unë Selim Hasanaj këto që u folen këto tri kater ditet e fundit në Parlament dhe në Qeveri të Dardanisë edhe nuk po i besojë fortë si të verteta. Mue po ma merr mendja se janë këto lojna bizare të stilit envero-stalinist të lidershipit të PDK-së në krye me Hashim Thaqin, Xhavit Halitin dhe Jakup Krasniqin.  Dhe këto lojna si duket u luejten me mjeshtri dhe e korren suksesin e qellimit që kishin dhe per cka u projektuen bile , bile pa u diktue nga asnji lider ( le-derr) as posllanik  të opozites, dhe kjo ndodhi vetem per shkakun se ata të Kryesisë së Parlamentit i ferkonin duert dhe normalisht se kanë perkrah propozimin banal, idiotesk dhe të pa meshirshem të elefantit në formë njeriu posllanikut Xhavit Haliti.
Mue po më duket e tanë kjo si nji reklamë paraelektorale e lidershipit të PDK-së e cila me mjeshtri u promovue dhe shumë suksesëshem u luejt nga aktoret Thaqi, Haliti dhe Krasniqi. Kësaj loje aktorale ju dha nota e naltë nga zgerdhimjet e Dacit, rrena e Ibrahim Gashit i cili tregojë se sa e ka pagen mujore por rrejti per disa qindra euro dhe atë rrenë pas pak e zbulojë sekretari i Parlamentit i cili tha se Jakup Krasniqi ka pagë 2200 euro ndersa antaret e Kryesisë i marrin nga 2500 euro. Si dhe notë të naltë i dha edhe heshtja tinzare e Sabri Hamitit, pastaj abstenimi i Naim Malokut.
Pra të bahem ma konkret, mue ma merr mendja se asht ba plani alla envero komunistqe nga treshja e PDK-së dhe Xhaviti ka propozue, Jakupi e ka ba këtë punë pak sa po e pak sa jo në mbledhjet e Kryesisë ndersa Hashimi del me at formen e vet enveriste dhe perdor autoritetin e vetë dhe publikisht ju kundervyhet njerzve të vetë ma besnik dhe me ketë del si kryeminister i mirë, që po e ruen buxhetin e varfen të shtetit. Lojë kjo per ta mashtrue si gjithmonë ma parë qytetarin injorant( që janë të shumtë), katundarin analfabet të cilve ahmakllaqet  nuk mund tua gjen njeriu as me kompresor po të gerrmonte në krenat e tyne( e edhe këta janë të shumtë) dhe kështu Hashimi fitonë simpati dhe del ma i drejtë dhe ma popullor e per popull se sa shefi i tij i perjetshem Xhavit Haliti dhe  besniku  i tij i  pandashem enveristi Jakup Krasniqi. Këtë të "MIRË" Hashimi do jua shperblen këtyne të dyve në rastin e parë që do ta ketë.
Unë mendojë se per këtë u propozue ai propozim banal i posllanikut Xhavit Haliti.
Ndersa per Xhavit Halitin dy tri fjalë direkte. More shoku Xhavit , po ku e latë juve posllaniket popullin e shkretë të ketë kohë të mendojë se cka do të ndodhë në Nju Jork?! Ju e keni prue popullin të lypë bukë neper shporta mbeturinash dhe tash ti kerkon që populli të harron ate cka ti ke kerkue dhe të mendon per Nju Jorkun. Frigohu nga Zoti o Xhavit Haliti. E dij se juve enverostalinistat jo vetem se nuk e besoni Zotin por juve edhe mendoni ta vritni at po ta shifshit, vec dije se nji ditë AI me forcen e Madhshtisë së vetë ka me jua thye qafen juve të gjithve nji e nga nji.

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora