Mendime
Moza Boletini: Marshimi feminist kundër dhunës
E marte, 17.12.2019, 09:13 PM
Marshimi feminist kundër dhunës
Një dhunues në rrugën tënde. Ky është titulli i këngës tashmë të njohur të grupit muzikor të vajzave nga Kili, që në spanjisht përkthehet "Un Violador En Tu Camino".
U
impresionuam vërtetë kur dëgjuam e pamë videon e saj dhe vajzat në marshin e
tyre triumfator.
Teksti
shkruar nga atropologia Rita Segado dhe kënduar nga grupi i njohur feminist i
Kilit - Las Teses, po merr xhiron e botës. Vargjet e saj flasin kundër dhunës e
përdhunimeve ndaj femrave, ndërsa në refrenin që përsëritet katër herë thuhet
"Unë nuk kam faj ku isha dhe çfarë kisha veshur"
Duke
qenë se organizata jonë e gruas "Hope & Peace" meret direkt me të
drejtat e gruas, kundër dhunës, diskriminimit të femrës e kundër trafikimit
njerëzor u ulëm së bashku disa vajza e gra, pamë e dëgjuam këtë këngë që po bën
xhiron e botës.
Si
femra aktivitste të të drejtave tona i mbështesim vargjet e kësaj kënge që
tashmë është bërë hit.
Për
herë të parë u performua në Kili, kryeqytetin e Santiagos, më pas mori udhë e u
këndua në Meksikë, Kosta Rika, Argjentinë, Kolumbi, Kanada, Australi po ashtu
edhe në Europë, Francë, Gjermani dhe Spanjë si dhe nga gratë opozitare në
parlamentin turk.
Eshtë
një këngë që po këndohet anë e e mbanë globit edhe ne e përkrahim, pse jo si
grup edhe mund ta këndojmë ndonjë ditë nëpër aktivitetet tona.
Pasi
dhuna e ka shoqëruar ndër shekuj edhe femrën shqiptare, qysh në kohën e
luftërave, sundimit turk, serbo malazes, nga diktatura kumuniste në Shqipëri ku
u dhunuan, burgosën, torturuan, pushkatuan, u vranë e internuan pa drejtësisht
mijra e mijra femra shqiptare dhe të huaja. Por malltrajtime, zhdukje e
përdhunime tek femrat shqiptare patëm edhe gjatë luftës në Kosovë nga makineria
serbe, që akoma pasojat e atyre krimeve nuk po marin vëmendjen e duhur nga OKB
dhe disa institucione të të drejtave të njeriut.
Mos
të harojmë se dhunë ka patur e ka edhe në familjet shqiptare, ku burri godet
gruan, e vret e masakron atë, pasi sipas tij ajo është vetëm një skllave e tij
e agjë më shumë.
Besojmë
që një ditë kjo këngë të këndohet në Shqipëri dhe Kosovë, ndoshta edhe nëpër
rrugët e Amerikës, ku do ti bashkohemi edhe ne. Gratë meritojnë shumë.
Dhjetor
2019, SHBA