E hene, 09.12.2019, 01:57 AM (GMT)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Rrugë të mbarë shkollës shqipe në Madrid!

E hene, 25.11.2019, 08:55 PM


Rrugë të mbarë shkollës shqipe në Madrid!

Nga Entela Binjaku

Shpesh herë nën zë apo edhe mes njeri-tjetrit jemi shprehur të keqardhur dhe pezmatuar se gjuhën shqipe të vegjlit e lindur apo rritur jashtë Shqipërisë nuk e njohin, ose e kuptojnë por nuk e flasin, për të shkruar as nuk shpresojmë e kështu me radhë.

Për këtë herë shkakun e kemi gjetur tek asimilimi i shqiptarëve në përpjekje të shumëdëshiruar për integrim, herë tek prindërit që vështirësitë që kishin hasur vetë në mësimin e gjuhës së huaj  apo të vendit pritës nuk i dëshironin edhe për fëmijët e tyre.  Për këtë arsye gjuha shqipe ishte përjashtuar apo praktikohej çdo herë e më pak, herë për shkak se nënat shqiptare në dallim nga nënat e kombësive të tjera nuk u flisnin të vegjëëve në gjuhën e tyre, dhe shqipja po mbetej gjithmonë e më shumë në harresë. Jo pak herë kjo ndodhte edhe sepse më mirë të mos e dinë se nuk je shqiptar për aq kohë sa nuk “duhet të dukesh si shqiptar” e si për të mos mjaftuar të gjitha këto sidomos kur  “ombrellë mbi kokë nuk ke” sepse shteti yt është gjithmonë i zënë me punë të tjera, ja ku vjen edhe një lajm  i mirë nga Madridi.

Me nismën e  Organizatës Jo Fitimprurëse  te rregjistruar në Spanje: Albaneses en España Hapet në Madrid Shkolla e parë Shqipe.

Këtë lajm të bukur faqja zyrtare “Shqiptarët në Spanjë” e ka ndarë dhe me miqtë e tyre në median sociale.

Ja si shkruhet në njoftimin e nismëtarëve të kësaj shkolle:

“Sot ishte një ditë e veçantë për shqiptarët në Spanjë!

Më 24 Nëntor të vitit 2019 u çel për herë të parë në Spanjë Mësonjëtorja Shqipe. Per ne është një ditë historike dhe një ngjarje e shumëpritur nga të gjith. Tashmë fëmijët në Madrid, dhe shpresojmë edhe më tej, do të kenë nje kënd ku te flasin dhe te luajne me njeri-tjetrin ne Shqip. Në këtë ditë të parë patën mundësi të vijnë familje nga të gjitha trevat shqipfolese, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. U emocionuam kur morëm vesh që kishte familje që kishin ardhur nga skajet me të largëta të Spanjës vetëm e vetëm per te mos humbur këtë ditë të veçantë. Falenderojme shume mesuese Flora Andona Sallabanda për emocionet që na percolli sot. Falënderojmë Ambasadën e Shqipërisë në Madrid dhe Ambasadorin Gazmend Barbullushin për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe institucionale.

Patjetër edhe anëtarët e Shoqatës së shqiptarëve në Spanjë, Altin Hysenaj, Eridona Brahaj dhe Edland Graci. Aktivitete të tilla paçim ngahera”!

Në këtë shkollë si fillim mësimi do të bëhet njëherë në javë. Si fillim në dispozicion të fëmijëve do te jetë 1 mësuese dhe staf mbështetës.

Shkolla do të ketë mbi 20 nxënës dhe mjaft të tjerë pritet tu bashkohen këtyre dallëndysheve të para të mësimit të gjuhës mëmë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Entela Binjaku: Studentët e rinj të Shëndetit Publik në Tiranë vullnetarë në Qendrën Sociale të Kryqit të Kuq Shqiptar Entela Binjaku: Fondi i bibliotekës personale të Thoma Binjakut, dhuratë Bibliotekës “Dritëro Agolli” të Fierit Entela Binjaku: Shoqata Kulturore “Arumunët e Shqipërisë” nderon kontribuesit në vite Entela Binjaku: Mbahet në Tiranë Forumi i Sipërmarrjes Rumani-Shqipëri Entela Binjaku: Maia Morgenstern në Shqipëri Entela Binjaku: In memoriam për Thoma Binjakun Entela Binjaku: “Dy botë” dhuratë ne lexuesve nga Elvi Sidheri Entela Binjaku: Fëmijë dhe të rinj nga Shqipëria në Rumani pjesë e ARC 2019 Entela Binjaku: Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut mban ‘Ditët e Evropës’ në Shkup Entela Binjaku: Costantin Chiriac në Tiranë, një vizitë, shumë vlera Entela Binjaku: 'Java Botërore e Shëndetit' në syrin e studentëve të Universitetit të Mjekësisë Entela Binjaku: E diela në fshat për fëmijët e Fshatit SOS Entela Binjaku: Një pasdite në Tiranë me “Mbretin e Karikaturave” Ștefan Popa Popa’s Entela Binjaku: Gratë në institucionet vendimarrëse - realitet apo...?! Entela Binjaku: Identiteti, kohezioni dhe ruajtja e vlerave - Vizitë e Përfaqësuesve të Lartë të shtetit rumun në Shqipëri Entela Binjaku: Ndal bullizmit - pro sjelljeve miqësore! Entela Binjaku: Studentët e Shëndetit Publik në Tiranë vullnetarë në Qendrën Sociale të Kryqit të Kuq Shqiptar Entela Binjaku: Intervistë me znj. Teuta Shkenza, Drejtoren Nacionale të SOS Fshatrat e Fëmijëve - Shqipëri Entela Binjaku: Kjo dhimbje që la pas babai... Entela Binjaku: Vijon fushata e kartolinave të fëmijëve piktorë të Fshatit SOS!

Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT